Letra e çuditshme e të burgosurve për Ramiz Alinë në ‘91 në mbrojtje të diktatorit: Me Enver Hoxhën të mos luajnë se…

18 Shkurt 2018, 20:06Politika TEMA
Letra e çuditshme e të burgosurve për Ramiz Alinë në

 

Nga Kastriot Dervishi

Reparti nr.312 Tërnovë ishte një kamp i punës së detyruar i çelur për të nxjerrë mineralin e kromit dhe funksionoi si i tillë në vitet 1987-1991. Ai u ndërtua nga të dënuarit politikë. Vuanin dënimin këtu fillimisht të dënuar politikë dhe ordinerë, por muajt e fundit të ekzistencës së tij, reparti u mbizotërua nga të dënuarit ordinerë.

Në valën e madhe të telegrameve nga kontingjenti “njeri i ri” që i drejtoheshin Ramiz Alisë në shkurt 1991 për të mbrojtur emrin e Enver Hoxhës dhe kundërshtuar kërkesat e studentëve ishin edhe të dënuarit ordinerë të Tërnovës.

Telegram

Zotit Ramiz Alia, kryetarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor të RPSSH-së, Tiranë

Njëzëri, të dënuarit e repartit nr.312 Tërnovë, vendosëm që të dërgonim juve zoti president, këtë telelgram të cilin dëshirojmë ta publikoni.

Po jetojmë edhe ne çdo ditë me hallet e popullit tonë, me proceset demokratike që po merren, me situatën që aktualisht po kalon vendi ynë. Me gjithë zemër përkrahim këto reforma të ndërmarra nga qeveria, te të cilat shohim një të ardhme të bukur, e te të cilat ballafaqojmë veten, reagimin tonë në ndërgjegje. Më shumë se kurrë, shohim sot se ç’kemi bërë e ç’duhet të bëjmë.

Zoti president,

Ne të dënuarit e repartit 312 Tërnovë, çdo orë e minutë jemi në punë dhe asnjë pjesë të kësaj kohe, nuk e kemi humbur dhe se humbim. Dhe rezultatet flasin vetë, nuk njohim mosrealizime, por tejkalimi I detyrave të planit është bërë tradita jonë.

Por nuk është kjo arsyeja që po ju shkruajmë. Diçka po na ngacmon çdo ditë e më tepër deri në palcë dhe pikërisht ca njerëz deri në mënyrë të organizuar që po na thonë “mohojeni se jeni shqiptarë”. Por indinjimi ynë arriti kulmin e tij kur nëpërmjet televizionit mësuam se studentët tanë, disa nga vëllezërit dhe motrat tona, kërkuan të mohojnë gradaçelën e madhe, parajsën e madhe, mrekullinë e vërtetë e të shenjtë, veprën e të madhit Enver Hoxha. Mëkat!

Dhe ne i dashur zoti Rami zalia, donim që nëpërmjet jush t’u bënim thirrje këtyre fluturakëve, me çdo gjë të luajnë, le të bojkotojnë ç’të duan e në cilëndo parti të shkojnë, udha e mbarë u qoftë, por me Enver Hoxhën mos të luajnë, se vërtet pak jemi, por miliarda për të bëhemi.

Na e thotë mendja e na e ndjen zemra se nëse populli lëviz, maja e Tërnovës nga vendi lëviz dhe populli nga vepra e Enver Hoxhës. Në se disa e kuptojnë se gjithë këto ndryshime që po ndodhin janë pasojë e Enver Hoxhës, me plot gojën u themi se qenkan miopë e kaluar miopëve.

Ndaj u bëjmë thirrje e po u rikujtojmë se Enver Hoxha është ende gjallë e s’ka për të vdekur kurrë, derisa të shuhet çdo pëllëmbë e kësaj toke. Populli i ka njohur gjithmonë bijtë e tyre, siç njeha nëna birin e saj, e Enver Hoxha është biri i nënës më të madhe, biri i luftës, i lirisë, pavarësisë e sovranitetit. E nëse diçka nuk ka vajtur mirë, shkaku kryesor ka qenë se disa nga ne apo të tjerë nuk punuan mirë. Ndaj ne nuk po shlyejmë borxhet e ndokujt, por borxhet tona.

Nëse do të kërkomë të vijë Europa në Shqipëri, ose të shkojmë drejt saj, kjo udhë do mund, do djersë, do më së pari sakrificë. E të gjitha këto nuk arrihen me bojkotime, greva, shkrehje të punës, duke thyer xhama, me mitingje pa bukë e me përçarje.

Zoti Ramiz Alia,

Ju premtojmë se gjithmonë me ju e pranë jush do të jemi ndonëse jemi të fajësuar në jetë, zemrën e kemi plot shpresë se do të shërbejmë me nder e kurrë në shtigje pa krye s’do ecim, veç në shtegun e demokracisë së vërtetë.

Edhe ne kemi probleme, bile do të thonim ca më shumë se ato që s’po pushojnë të kërkojnë të drejta, mirëpo ne po shohim vetë se ata pak nga pak po na plotësohen dhe në statistikat tona shënohen vetëm arritje.

Përfitojmë nga rasti t’ju zotohemi zoti presidenti ynë për nder të zgjedhjeve të 31 marsit, do tÇi japim popullit:

1-500 ton mineral kromi mbi planin

2-200 ml avancime mbi planin

3-Do realizojmë normën 115%

Të na rroni sa malet në krye të vendit të burrave, zoti president Ramiz Alia!

Lavdi veprën së ndritur e të pavdekshme të Enver Hoxhës.

Efektivi i të dënuarve të repartit nr.312 Tërnovë

12.2.1991

12 komente në “Letra e çuditshme e të burgosurve për Ramiz Alinë në ‘91 në mbrojtje të diktatorit: Me Enver Hoxhën të mos luajnë se…”

  1. Astrit says:

    A do funksionoje ligji per kete hajdut Arkivash ?!
    A do i hidhen prangat per Shperdorim Detyre dhe Grabitje te Dokumentave Zyrtare, ketij maskarai dhe fallsifikatori??

  2. Dhe budallai e di që letra është shkruar nga komanda ose operativi i repartit… Në 1991-ishin, të burgosurit (edhe pse ordinerë), shpresonin që ndërrimi i pushtetit do sillte edhe lirimin e tyre, ose të paktën, një amnisti dhe nuk u rruhej që të realizonin planin me 120%…

  3. PA EMER says:

    … POPULLI I THJESHTE E VAJTOJ BIRIN E TIJ ME LOTE ZEMRE .. ! ENVERI DO TE MBETET I PA VDEKESHEM PER NJEREZIT E NDERSHEM E TE PUNES ..!

  4. ..... says:

    HERA e par qe thot te verteten dervishi , mos u çuditni ju komentus se kur ka vdekur ENVERI ne spaç te gjith kan qar , me kujtohet si sot dhe hajdutet e xhepave ben pushim ne at koh 2 jav nuk kishte as nje vjedhje ,panvarsisht se ne e shajm sot ENVERIN se ai tashme ka vdekur , ne kemi nevoj te jetojm se po nuk e shave ENVERIN sot nuk gjen as pun jome te hecesh perpara , esht absurde te mendosh qe ne nje vend te gjitha te kqiat e nje populli ti ket nje indivit si ne rastin ton me ENVERIN , po sot qe ka 30 vjet vdekur ENVERI , kush naj ka fain qe terhiqemi xvarr , kush na vjedh kush na mashtron kush na vret kush na drogon kush na perçudnon , ENVERI nuk esht ,ja pra qe nuk duhet kerkuar e keqja ne nje person te vetem se nuk do ndreqemi kurr duke i dhen mundesin pjeses me te keqe te kti populli qe te fshihen si ne politik gazetari medja dhe ojq duke shar ENVERIN ,pra dhe fain gjithmon e ka volteri tek ne SHQIPTARET , shikoni perpara patriotet e mi se mir keq me ENVERIN e shtym bem si bem , po si do na shkoj halli me kta , se kta do i kemi ne kurriz mot e jet ktyre mostrave sot si do ja bejm , ky esht problemi dhe halli me i madhj per ne .

  5. ..... says:

    HERA e par qe thot te verteten dervishi , germo dervish germo se sa te verteta shokuse do gjesh aty ,vetem po nuk pate kurajo ti nxieresh se ta presin gjuhen sot me keq se die. mos u çuditni ju komentus se kur ka vdekur ENVERI ne spaç te gjith kan qar , me kujtohet si sot dhe hajdutet e xhepave ben pushim ne at koh 2 jav nuk kishte as nje vjedhje ,panvarsisht se ne e shajm sot ENVERIN se ai tashme ka vdekur , ne kemi nevoj te jetojm se po nuk e shave ENVERIN sot nuk gjen as pun jome te hecesh perpara , esht absurde te mendosh qe ne nje vend te gjitha te kqiat e nje populli ti ket nje indivit si ne rastin ton me ENVERIN , po sot qe ka 30 vjet vdekur ENVERI , kush naj ka fain qe terhiqemi xvarr , kush na vjedh kush na mashtron kush na vret kush na drogon kush na perçudnon , ENVERI nuk esht ,ja pra qe nuk duhet kerkuar e keqja ne nje person te vetem se nuk do ndreqemi kurr duke i dhen mundesin pjeses me te keqe te kti populli qe te fshihen si ne politik gazetari medja dhe ojq duke shar ENVERIN ,pra dhe fain gjithmon e ka volteri tek ne SHQIPTARET , shikoni perpara patriotet e mi se mir keq me ENVERIN e shtym bem si bem , po si do na shkoj halli me kta , se kta do i kemi ne kurriz mot e jet ktyre mostrave sot si do ja bejm , ky esht problemi dhe halli me i madhj per ne .

  6. ..... says:

    HERA e par qe thot te verteten dervishi , germo dervish germo se sa te verteta shokuse do gjesh aty ,vetem po nuk pate kurajo ti nxieresh se ta presin gjuhen sot me keq se die. mos u çuditni ju komentus se kur ka vdekur ENVERI ne spaç te gjith kan qar , me kujtohet si sot dhe hajdutet e xhepave ben pushim ne at koh 2 jav nuk kishte as nje vjedhje ,panvarsisht se ne e shajm sot ENVERIN se ai tashme ka vdekur , ne kemi nevoj te jetojm se po nuk e shave ENVERIN sot nuk gjen as pun jome te hecesh perpara , esht absurde te mendosh qe ne nje vend te gjitha te kqiat e nje populli ti ket nje indivit si ne rastin ton me ENVERIN , po sot qe ka 30 vjet vdekur ENVERI , kush naj ka fain qe terhiqemi xvarr , kush na vjedh kush na mashtron kush na vret kush na drogon kush na perçudnon , ENVERI nuk esht ,ja pra qe nuk duhet kerkuar e keqja ne nje person te vetem , se nuk do ndreqemi kurr duke i dhen mundesin pjeses me te keqe te kti populli qe te fshihen si ne politik gazetari medja dhe ojq duke shar ENVERIN ,pra dhe fain gjithmon per ne e ka VOLTERI me fal ENVERI , shikoni perpara patriotet e mi se mir keq me ENVERIN e shtym bem si bem , po si do na shkoj halli me kta , se kta do i kemi ne kurriz mot e jet ktyre mostrave sot si do ja bejm , ky esht problemi dhe halli me i madhj per ne .

  7. Ilir says:

    Kushdoqofte Ai qe e ka shkruar, ish-te burgosurit apo ish-komandanti i burgut te Ternoves, nepermjet-te ketij telegrami Ata i jane drejtuar Ideatorit dhe projektuesit te baltosjes se Figures se Udheheqsit shpirteror te shumices se Popullit shqiptar, bile jemi ne momentet kulmore te zbatimit te atij projekti te tij te Zi, sic shpirti i Ramizit .

  8. Vaso Pasko says:

    Ti PA EMER QE MBRON ENVERIN KURSIMTAR. KA MUNDESI TE NA THUASH SA E BLEU NE FRANC QENIN PER VAJZEN E TIJ? PO DELFININ E MADH E TE TRAINUR PER DATELINDJEN NEXHMIES? KUR NJE KULISH ARIU PANDA VETEM NJE MUAJSH KOSTON TREMILION DOLLAR. DELFINI I TRAINUAR ME SIGURI MBI NJEZET MILION DOLLAR. KY ISHTE ZKIZOFRENI E DELIRI I MADHESHTIS ENVERI TEND I PREFERUAR. I VAFSH PRAN NJEOR E ME PAR TI DHE KRIMBAT E KULISHAT E TIJ TE NEVERITUR

    1. Moisi Golemi says:

      O Pashko Vasa! Ku i ke degjuar keto idiotesira per qenin ne France apo delfinin e trajnuar?? Apo te ka ngelur ora te Xhon Mekgou dhe gjaku i 100 foshnjave?? O trap, zgjohu! Jemi ne fund te dhjetevjecarit te dyte te shek. XXI she jo ne te fundit te shek. XX.

  9. intelektuali says:

    E ka shkruar gardiani i burgut me doren e vet dhe urdherin e ka dhene Partia e Punes ne Tirane

    KESHTU FUNKSIONONTE REGJIMI ME KATIL NE BOTE, REGJIMI I PEDERASTIT ENVER HOXHA

    Kur Enveri deklaronte: “Edhe bar do hame, por nuk dorrezohemi” askush nuk e morri seriozisht, por pas pak kohe kur shqyptaret me te vertete filluan te hanin bar dhe u bene si hije nate ne luften per mbijetese, Partia e Punes deklaroi se Shqypnia kishte fituar “Cmimin e pare ne Bote per ushqimin e popullates???”

    CFARE CINIZMI MAKABER!

    Njesoj si cinizmi i Edi Rames ne deklaratat e tij enveriste qe kane infektuar edhe Kosoven qe po degradon dita-dites nga lakmia e mafies me pushtet qe ka kapluar shtetin me te ri ne Evrope dhe ketyre dallkaukeve dru me pre po u the nje fjale te vetme te hidhen ne fyt dhe te shpallin antishqyptar duke bere patriotin atdhetar, njesoj si keta hajnat e Enverit ne kete leter tejet cinike.

    KUSH MUND T’I RESPEKTOJE SHQYPTARET NE BOTE NE KETE GJENDJE QE KANE DEGRADUAR SHTET E TYRE?

  10. Boby says:

    Enveri vdiq siç vdesin të gjithë, dhe bustin ja hoqën zvarrë si qën rrugëve të Tiranës, kjo është e vërteta.Do pohuar, frika nga diktatura kishte vajtur në palcë dhe ideologjia si verremo vajti në gjak, kështu që nuk të bën më përshtypje asgjë, boll të lexosh komentet këtu kupton sa lum u krijua, ajka u shkatërrua

  11. ..... says:

    O VASO PASKO degjo ENVERI e ngriti SHQIPERIN nga Aja tek ZHja dhe ndenjti president i kti vendi 50 vjet , nuk dua te ofendoj se thjesht ktu gjithsecili jep mendimin e vet , por nje president ne franc e ne ter boten , per 7 vjet qe rrin ne ate detyr marin privilegje te jashtzakonshme , kurse ENVERI dhe familja e tij nuk moren as nje gje dhe shtepin e dorzuan se jetonte me gjera si ne te tjeret , nuk e di çfar moshe ke por duhet te thellohesh me shum kur flet , e kuptoj qe i perket krahut te kundert por kjo nuk do te thot te shtremberosh te verteten , se nga e nxore kte ariun nuk e di , por kam jetuar 40 vjet ne TIRAN ne at koh dhe kurr nuk esht degjuar kjo histori , ti diskuton nje qen qe ne europ nuk i kalon 200 eurot dhe per çudi nuk te ben fare pershtypje qe saliu njeriu jot i zemres sot vetem vilen ne lalez e ka me vler mbi 5 milion euro , mos them qe i biri saliut ka 15 vjet nuk nuk e njeh stinen e dimrit , se me dashnoret e tij jeton vetem ne per ishuj me parat e SHQIPTARVE , mos llogarit fmit e politikanve te tjer qe fshin bythen me 500çe euro , kur njerzia ska buk te haj , apo do te tregoj bemat e mbretit ZOG qe shiti shen naumin shen stefanin nuk la atdhetar pa vrar shiti SHQIPERIN tek italia vodhi dhe te ter thesarin e shtetit dhe çau ferren , turp nuk ke kur genjen per kto shpifje qesharake mer njeri , ENVERI luftoi fitoi drejtoi luften çlirimtare çliroi shqiperin dhe ngriti ate per 50 vjet , i mori shqiptaret nga 800 mij banor mesjetar i çoi ne 4.5 milion ,shqiperia ishte ne 45sen nje vend ku nuk kishte as nje fabrik as nje gje prej gjeje , ku 95 perqind e popullsis ishin pa shkoll , ishin me pish nuk njihej elektriku ne 45sen ENVERI e beri shqiprin shqiptaret dhe ty bashk qe vjell vrer me te pa drejt me shkoll evropian qe sot te ter shesin pordh ku te munden , epra te tera kto te mira beri ENVERI , por beri dhe ca te kqia qe tradhtarve te ktij vendi agjenteve te sherbimeve te huaja kolaboracionisteve dhe bashkepuntorve te nazifashizmin i dha plumbin , kurse maskarenjt dhe ata qe nuk deshen shtet i futi ne burg ne pun te detyrushme te ushqenin veten dhe te linin te qet pjesen me te mir te kti ppulli , sot idhujt e tu saliu me kompani e denigrojn e perçudnojn e vjedhin e vrasin e nuk i len gje pa ber kti populli dhe te vetmen merit qe paten ajo ishte qe shan ENVERIN sa munden dhe vetem shkaterrua uzina fabrika kombinate ushtri pra te ter SHQIPERIN , e sot jan te nerum te rrespektum dhe per njerez te nivelit tend me te mir se enveri , 30 mij djem ka vrar koha demokracis , ai qe ti shan qameti 2000 njerez ka vrar , te ter tradhtar dhe bashkepuntor te okupatorit kaq , kontrollje llogjiken kur shkruan o njeri , se me fakte ai burr qe ti kerkon te hedhesh balt me te pa drejt del burri me i mir i kti kombi , panvarsisht se hero esht antishqiptai hajduti mashtrusi kurvat e kurvaret se esht koh e maskarenjve por bilaçi tregon tjeter gje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje