Kreu i shtetit kerkon garanci maksimale per te dhene plotfuqishmerine qe te nisin negociatat per marreveshjen me Greqine. Dhe nje nder garancite maksimale eshte pasja e nje perfaqesuesi te Presidences ne grupin negociator.
Pikerisht ate qe e deklaroi i pari dhe e perserit here pas here ish- ministri i Drejtesise i LSI Ylli Manjani, qe kembengul qe negociatat ti drejtoje Meta.
Burime të besueshme të “Panorama” në institucionin e Presidentit të Republikës, sqaruan se kreu i shtetit, Ilir Meta, do t’i drejtohet me një shkresë ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushatit, për t’i shprehur gjithë problematikat e konstatuara në kërkesën e bërë një javë më parë për dhënien e plotfuqishmërisë.
Të njëjtat burime pohojnë se, për shkresën në fjalë do të vihen në dijeni edhe kryeministri Edi Rama dhe kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Në këtë shkresë, kreu i shtetit do t’i kërkojë ministrit Bushati që të saktësojë emrat e negociatorëve që do të negociojnë për marrëveshjen e re me Greqinë.
Një tjetër kërkesë që kreu i shtetit pritet t’i drejtojë Bushatit për dhënien e plotfuqishmërisë, do të jetë edhe përfshirja e përfaqësuesit të Presidentit të Republikës, Shërbimit Informativ Shtetëror dhe Ministrisë së Drejtësisë në grupin negociator.
Konsultimet e zhvilluara me paraardhësit e tij e kanë shtyrë Presidentin e Republikës që në shkresën, që do t’i dërgojë Ministrisë së Jashtme, të kërkojë edhe transparencë për të gjithë negociatat që janë zhvilluar dhe do të zhvillohen me palën greke.
Kujtojmë, se në shkresën e dërguar në 12 shkurt në Presidencë, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ka informuar Metën lidhur me ecurinë e negociatave me palën greke dhe nevojën e dhënies së plotfuqishmërisë për një grup negociator të qeverisë, për të konkretizuar marrëveshjen.
Në të njëjtën kërkesë, Bushati informonte presidentin se pjesë e grupit negociator do të ishin përfaqësues të Ministrisë së Jashtme, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave, por pa saktësuar emrat që qeveria do t’i besojë marrëveshjen me palën greke.
Zoti Bushati!! Nga PRESIDENCA MOS PRANO ASNJE… META DO TI FUS HUNDET KUDO, PRANDAJ KETE E TREGOJ GURI DHE I BLERI NGA META, MANJANI, QE MOMENTET E FUNDIT QE I KAN MBETUR METES, DO TE LUAJ ME FATIN E SHQIPTAREBE.. !!! MOS U PERHULNI PARA KERKESES OGURZEZE TE METES, SE E KA TE LIDHUR ME KERKESEN E SALI SERBIT.
O Like Bajga !! kerkon te behesh Protagonist!!! Po dihet qendrimi tend.A te kujtohet kur i zure vendin Bash Lul-Hajdutit ,e miratove dhe ti “Tradhetine e Detit”.Lere Qeverine te punoj dhe shiko se po te” pikon ” Shtepia .Te ka hapur nje” Vrime te Madhe” Baxhella Jote.
Mendoja se jari Ishte pika me e ulet ne presidenz.. po ky hajduti duhet eliminuar .burgu do I bente mire si cift.
President kryehajni ilir muta vashdon te shantazhoje sepse Shqipetareve nuk ju ka nga ngelur asnje pike gjaku nga DNA i tyre
Ndryshe ilir muten do ta shihnim ne burg dhe jo majat me te larta te shtetit
takimet meta,ra.s bushti,por dhe berisha,perbisedimet ne greqin dhe tema,deti,caneria,vorrezat,diqka nuk po shkon ne rregulle,apo nuk dojne te tregojn allashvereshet,e rama,bushati meta qe nuk i ka diture opinioni publike.
Drejtuesit e vendit te konsultohen mes tyre per negociatat, si dhe te informojne popullin qe eshte sundues i vendit . Uroj qe cdo gje te shkoje mbare per te miren e te dy paleve dhe te gjithe rajonit .
Nuk ka politikane me injorante se keta te Shqiperise. Na vjen turp per kete prapambetje mendore ne krahasim me vendet e tjera europjane. Thuhet se do te hyjme ne Europe! Por si? Si te dhjere?! Nuk ja kane idene se cfare do te thote instuticione. Secili e shikon si front partiak qe te mashtroje votuesit dhe ata te kakarisin ne maje te plehut.
Nje parathenie e vogel: ne hame m** kot, se celesat i ka ne dore tjeterkush.
Te kthehemi te ceshtja, marreveshja me Greqine shkon pertej interesit politik te brendshem, prandaj Meta ben shume mire qe kerkon te kete shikueshmeri te procesit. Madje eshte per t’u inkurajuar per kete; si Kryetari i Shtetit, si Kryetar i Gjykates se Larte, si Komandant i Forcave te Armatosura dhe si garant i Kushtetutes.
Qe ai ka perfitime politike nga kjo levizje, kete e shikon edhe bufi; po kjo nuk duhet assesi te ndikoje ne detyrat e tij.
Meta eshte hajdut me cizme, megjithate ka bere shpeshhere nderhyrje te sakta kur ka qene rasti per mbrojtje interesash kombetare.
Pa firmen e bllokut, squhet 5 me 0.. Sduhet ta pranoje ate post more verremli thjesht nga ajo vidjo e jo e jo nga zullumet qe ke bere.. PS-ja kishte Mimi Kodhelin, Pandeli Majkon e ca figura te vjetra te shkelqyera per kanditim.. Cani derrasat tani..
ore te rrime shtrember e flasim drejt, sa me shume sy e veshe, aq me mire, fundja eshte president, na e beri dhurate Rama, nuk po themi te kete PD perfaqesues… po jo te kete veto, vulen perfundimtare ta kete parlamenti pas nje debati te gjere edhe me pranine e eksperteve dhe analisteve investigative. NUk ka gje te keqe, te kete perfaqesues dhe te kontribuoje me mendimet e tij, duhet te jete proces gjithperfshires mes institucioneve, ndryshe do lakohet edhe sikur te jete i drejte si proces e marreveshje.
Po duhet patur parasysh se ne 2009 zoti meta ka ngritur doren per marveshjen e fshehte basha-bakojanas