Ne të Tiranës hamë plënca, hamë groshë. Ai ha haviar, ai aristokrati... (fjalimi i Dash Shehit bëhet viral)

19 Shkurt 2018, 10:46Politika TEMA

Nga Dashamir Shehi*

Fatkeqësisht javës tjetër nuk kam qenë këtu, kur kryeministri ynë i nderuar, nisur dhe nga gjatësia e trupit dhe nga lartësia kulturale, është shprehur këtu për një sërë gjërash kundër meje.  Me një inat dhe një paudhësi të padëgjuar më parë, dua t’ía shpjegoj nga i buron kjo.

Unë kam kundërshtuar ndërtimin e aeroportit në Vlorë për dy principe: Një, sepse gjykoj që është një vepër puro korruptive, si shumë nga këto që u diskutuan sot.

Por sikur të ishtë thjesht korruptive, sikur të ishte që qeveria dhe qeveritarët po marrin një grusht tjetër parash siç kanë marrë përditë këtu, edhe nga këto që diskutuam sot, nuk do shqetësohesha kaq shumë se nuk është ndonjë hata e madhe. U mësuam me hajdutllëkun.

Por më shqetëson një gjë tjetër shumë më e rëndësishme për Shqipërinë, për të ardhmen europiane, për linjën pro perëndimorë të Shqipërisë. Më shqetëson në sektorin strategjik një prezencë turke e ekzagjëruar.

Unë do tju dukem njeriu më budalla, më arrogant që po them këtë në një vend, i cili në mënyrë tradicionale ka një simpati ndaj Turqisë.

Absolutisht që e kam dhe une dhe nuk dua të ofendoj kolegët tanë turqë dhe as te jemi mosmirënjohës për ato që kanë bërë për Shqipërinë.

Por duke qënë shqiptar dhe duke folur për të ardhmen e Shqipërisë, gjykoj që prezenca në sektorët strategjikë është e tepruar dhe çdo ndërhyrje tjetër do të ishte në rrezik të Shqipërisë.

Këtë kam thënë, e them si burrat, po ua përsëris dhe nuk tërhiqem nga kjo dhe e them sepse i kemi te bankat, te porti, tani do i kemi edhe te aeroporti.

I kemi te siderurgjia, te metalurgjia, energjia, arsimi, telekomunikacioni. Të gjitha këto ia kemi lënë nga një copë miqve tanë shumë të respektuar turq.

Por unë them që ka ardhur dita që t’i themi ndal me këtë punë.

Ky vend ka një prirje europiane, ka një tendencë për të parë nga perëndimi. Këtu edhe dy kompani që ishin perëndimore, gjermanët e aeroprtit dhe kanadezët e naftës i përzumë dhe i zëvendësuam me kinezë, a indonezianë, a malajzianë.

Nuk e di se ç´janë se nuk i kemi parë ndonjëherë. Dhe unë them që kjo rrugë e vetizolimit shqiptar, e kthimit të kokës prapa te Perandoria otomane nuk i shërben këtij vendi.

Dhe kjo është një tezë shumë e madhe. Do përplaseni ju të gjithë këtu, bashkë me mua vitet e ardhshme. Është dhe një tezë e rrezikshme politikisht.

Qesh ndonjëri në sallë sepse mund t’i presin e t’i përcjellin të bijën në Stamboll e Ankara, por kjo nuk i shërben Shqipërisë.

Turqia e sotme është një vend që po rrëshqet ne autoritarizëm, por kjo është punë prapë për to. Po vesh gratë me ferexhe, por kjo është punë prapë për to. Nuk bën zgjedhje demokratike, por kjo është punë prapë për to.

Por Turqia që lidhet me Rusinë e me Sirinë, është punë për ne, se ne duam të shohim nga perëndimi dhe jo andej.

Turqia e cila na konsideron ne thjesht popullsi myslimane në Europë, është punë për ne. Nuk duhet ta lejojme.

Tani ky kryeministri ynë e shet dhe e blen Shqipërinë si të ketë qejf vetëm e vetëm që të rrijë në pushtet.

Dhe ka kurajon që të tallet me cfarëdolloj kolegu që mendon ndryshe.

Dhe e di pse i ka djegur kjo? Sepse po i marrin flamurin e oksidentalizimit. Sepse vetëm ky me atlete të bardha meriton të jetë perëndimor këtu. Ne të tjerët jemi turkoshakë.

Sidomos ne të Tiranës hamë plënca, hamë groshë. Ai ha haviar, ai aristokrati.

Kështuqë i kemi marrë flamurin se ky nuk ka asnjë lidhje me perëndimin. Nuk ka perëndimi kryeministër autoritar, karagjoz si ky këtu, që tallet gjithë ditën jo thjesht me opozitën, por me shqiptarët.

Ky është turku i vetëm që ka mbetur në këtë komb. Është turp që na qeveris ky njeri. Për këtë vriteni mendjen.

S’ka gjë, le të thotë për mua që hakam groshë e që hakam plënc, se s’ka asgjë të keqe. Nuk fëlliqem fare nga kjo punë. Mjafton ti shërbej vendit tim, dhe i kam shërbyer ndershmërisht 27 vjet.

Im atë ka mbaruar në Torino, nuk ka mbaruar ku mbaronte baba i këtij, te stepat e Rusisë. Këta janë thjeshtë këlyshat e komunizmit.

Nuk e duan Shqipërinë këta. Këta duan ta shesin, ta blejnë Shqipërinë për interest. Dhe kushdo që i del kundër është turkoshak, është anadollak, është grekofon.

Ia vënë emrin si t’u teket këtyre. Ky është realiteti. Mendohuni për këtë realitet se nuk është gjë për të qeshur. Do përplaseni me një realitet që do jetë shumë më i ashpër pastaj. Unë ju bëj ftesë të reflektoni. Ne jemi këtu për gjëra srioze supozohet, se nuk është fare e vërtetë.

Që ne jemi këtu burra shteti dhe do mendojmë për Shqipërine. Nëse është këtu për të thënë batuta për plënc e për raki, unë atë e lë prapa 200 vjet. Është nxënësi im për këtë punë ai.

Më merrte edhe në telefon të më pyestë. Mirëpo nuk jemi këtu për këtë punë. Jemi këtu për të menduar për punët e Shqipërisë, gjithësekush sipas mënyrës së vet, sipas krahut të vetë, por në një dialektikë normale, si një shtet normal. Ku jemi këtu, shteti i karagjozëve?!

Kështu që ju vazhdoni si të keni qejf. Unë do i qëndroj kësaj linje. Besoj që i bëj shërbim vendit tim, pastaj ju flisni sa të doni për ato punët e stomakut. Ju faleminderit!

*Fjalimi i mbajtur në Kuvend, të enjten e kaluar

29 komente në “Ne të Tiranës hamë plënca, hamë groshë. Ai ha haviar, ai aristokrati… (fjalimi i Dash Shehit bëhet viral)”

  1. Skerdi says:

    Te lumte goja!

    1. adi says:

      imagjino sa zar i erdoganit dhe sa turkoshak eshte ed tepsia
      sa edhe dash shehit i duket mender turk.

      1. Hoxh Armandi says:

        Dash Shehi e ke qare kete shkrim!

    2. Mihal says:

      Ky Dash shehu po bon tè emancipumin, por ku ishte ky brekushja e tironès kur na futèt nè lidhjen islamike ? Apo tani i paska dalur pija ???

      1. AC/DC says:

        Gia soy re file Dashi ,,e ke qare fare le te shajne Albanozet

  2. Shqiptar says:

    Ka te drejte. Rama nuk ka pse ben sikur nuk e kupton problemin qe Shqiptaret kan per te qene koloni ekonomike e Turqise. E kuptojme qe perendimi nuk investon dhe nuk deshiron qe te investoje ne Shqiperi… Le te investoje Turqia por te vertetat tja themi ashtu sic jan qe edhe populli yne ta kete te qarte. Nga halli edhe i thuhet derrit daj! Turqia nuk ka simpati per shqiptaret ose per Shqiperine por ka simpati per ate popullate qe e shikon si muslimane ne ballkan dhe deshiron qe te influencoje kulturalisht kete popullate. Ne nuk kemi si ta duam kete gje, pasi duam te respektohemi si shqiptare (pavaresisht cfar religjioni mund te praktikojme) qe kemi racen tone, traditat tona, kulturen tone etj etj. Boll me ato telenovelat Turke qe jan te prodhuara posacerisht per propagande kulturore tek myslimanet e ballkanit. A ka autoritet mediatik ne kete vend? Edhe nqs nuk ka te nderhyj qeveria sepse nuk mund ti japesh Turqve cdo sektor ekonomik, ngritje vend e pavend xhamish, propagande pro otomane/turke ne shkollat islamike, dhe aq shume spacio televizive me telenovela etj. Kjo eshte nje marrezi qe duhet te marr fund dhe Rama ti lere batutat sepse eshte nje ceshtje qe ka nje bonsens qe duhet adresuar.

  3. Andi says:

    Kryeministri nuk ka argumente dhe e ka bere zakon te leshoje shashka dhe te hape diskutime kot, apo konflikte kot, per te larguar vemendjen nga cfare ndodh vertet. Kjo qe thote Dashi eshte shume e vertete. Turqit kane bazen e Pashalimanit. Tani po marrin aeroportin. Kane edhe shume te tjera ne Shqiperi. Po na ndertojne edhe xhami pa fund. Shkurt po na bejne te varur nga ata. Aeroporti i Kukesit kushtoi 30milion, ky i Vlores po kushton 100 milion!!! Pse ky dallim? Cfare na duhet ne nje aeroport me i madh ne Vlore?! Apo vjedhin Rama dhe Gjiknuri! E njejta me rrugen e Arberit. Nje rruge pa perspektive ekonomike. Shqiperia eshte ende ne gropen e krijuar nga Rruga e Kombit, e cila ka nje arsye patriotike, por jo ekonomike. Kjo e Arberit, nuk ka asnje arsye. Shkurt Shqiperia nuk ka nje strategji zhvillimi ekonomik afatgjate. Rruget krijojne vende pune per 1-2 vjet, pastaj gjenerojne kosto nese nuk ka ekonomi ne zonen perkatese. Kryeministri te na tregoje cila eshte strategjia ekonomike per Shqiperine. Respekte per D. Shehin! Gjithmone ka folur sakte!

  4. Mario says:

    Cdo poltikan i majt apo i djatht qe do ta conte vendin drejt lindjes do shkaktonte probleme qe do trashgohen me breza ne te njejten menyre qe brezi jone po trashgon problemet 500 vjecare te Perandorise osmane. Kemi nevoj per politikan largpames por fatkeqsisht cdo popull udhehiqet nga ata qe ai vet zgjedh, ose dhe mbeshtet duke u shkuar nga mbrapa neper mitingje zyra per nje vend pune
    Demokracia e nje vendi nuk fillon nga parlamenti dhe mbaron tek populli, fillon nga populli dhe mbaron tek parlamenti. Ndoshta fajin me te madh ne keto shekuj e kemi ne vet si popull, qe shkojme nga fryn era, pa kurrfar ideali apo ideje per te ardhmen. Si gjithmon cmimin ne fund do ta paguajm te gjith bashk

  5. Toni says:

    Gri sallat…qenka fjalim per gjellerat.E mor Dash Shehi,aromat e gjellve turke s’ kane te mbaruar ne shqiperi….por….po te mos kishim keto gjellrat ” e gatuara” turqisht,tani do e kishe doganat ne tepelene e ne llogara…ndaj mor Dash,mjekimi eshte ne greqi ,
    por doktori qendron ne turqi.
    Ja na gje ti nje menyre sesi ti shmangemi arogances greke?
    E dyta: Komunistave,per nga menyra sesi e mbrojten shqiperine,tu hash karin.Kufirin tek thana,e ju demek paterjotve,u’a sherdhente genin.Na dole Ti tani,ne moshen 70+ ,te mbrosh atedheun?!Tani e kuptove se ” grosha turke” te beka dem? Ik or qiu,mjeran.

    1. Ylli says:

      Komunistet o Ton impotenti ,ngrenien e karit te shoshoqit e kane sport partiak.
      P sh Koxi Xoxe ja fuste karin Nako Spirut .Vete Koxi hengri karin nga Bedri Spahiu.Tuk Jakova ja futi karin Bedriu.Vete Tuk Jakova e hengri karin nga Mehmer Shehu.Mehmeti i futi karin Petrit Dumes dhe Hito Cakos.Me vone Mehmeti hengri karin nga Kadriu ,i cili me heret i fuste karin edhe Fecorit.Kadriut ja futi karin Ramiz Alia .Ramizi palloi Nexhmijen se Enveri nuk bente per pallim.Ramizi u pallua nga Sali Berisha qe ja futi bythen ne burg.
      Prandaj o Ton DopioKari ,lere Dash Shehun po shiko rtotull mos vjen ndonje komunist e te fut karin.
      E keni zakon te vjeter Toni ,qirjen e shoku-shokut.
      E ke foton nudo te kryetarit o Toni te dhoma gjumit.???

      1. Ylli me 6 cepa says:

        Ata qe permend ti jane vra me njeri tjetrin per pushtet por Karin e keni ngrene ju prej komunistave o Ylli Fylli.Jau qinte kurvat Enveri,burrat ne Spaç grate jau pallonte i plotfuqishmi lagjes per nje cope dokument.Plaka jote thynte karin e shefit te deges po ku ta dish ti ke qene i vogel.Dhe sot karet e komunistave po hani.gjithe kta Rama,Sala,Meta bij komunistash jane.Dashi ha plonc e pi raki

      2. Boby says:

        Hahahaha ?????Bordello Komuniste

  6. lushi says:

    NA MALLENGJEVE OR TI………….
    TI KISH THENE DIKUSH TJETER KETO EDHE MUND TI BESONIM , POR JO TY , KURRE NUK DO TE TI MERRNIM TE MIREQENA……..
    DO THUASH , PSE ?
    KE 27 VJET PRANE BERISHES DHE JO QE NUK E FRENOVE APO DEMASKOVE NJEHERE PER BE NE RRUGEN SHKATERRIMTARE TE SHQIPERISE QE TY TE DIGJET XHANI NE THONJEZA , POR E KE NDIHMUAR PER NDONJE LLOKME PER TE ARDHUR APO ,PER TE QENDRUAR NE PUSHTET…..
    POPULLI NUK ESHTE DELE , SHKON NGA E KEQIA ME E VOGEL……
    PER CDO GJE SHERBEN PROVERBI , DUKET DIELLI QE NE MENGJES ……
    DASHAMIR DIELLI JUAJ KA PERENDUAR , NUK LIND ME……
    CFARE KE BERE TI MOR ZOTNI PER VENDIN , KE QENE EDHE ZV.KRYEMINISTER……KUR KE QENE I TILLE , TE KAM PARE VETE KUR TE KANE SJELLE TE MAKINA PAKON ME LEK TE OBORRI I GJALLICES….
    EDI RAMA U NJEH MIRE KUSH JENI JU , PRANDAJ U TALL CDO TE ENJTE NE PARLAMENT……

  7. loku says:

    Rrofte Turqia nuk kemi nevoje per Kolonizatoret e Europes.

  8. Soni says:

    Qytetari e larte, respekte per Dash Shehin. Urtesi e patriotizem. Atletet e bardha jane shenja e mbytjes ne korruosion e ketij kryeministri se bashku me Anglisht folesin Ben Ahmetaj e damian gjiknurin.

  9. Zigur Qarri says:

    Njerzor ne çdo fjale.As mllef,as ironik,as fodull,aristokrat me plot gojen.
    Rama i permendi Rakin qe lejohet me ligj,harbutshe ja ktheu Berisha,qe
    i tha,me mire Raki se sa si ti qe merr drog,qe ndalohet me ligj.Harbut
    Rama,harbut Berisha,te nje sëre,qe te dy me kulture fiktive,me kulture
    komuniste,hipokrite.Rrespekt Zoti,Shehi.

  10. Jam burr(mut) shteti thote pijaneci,jam shqiptar,thote ky pijaneci ,qe nga mbiemri duket se eshte turkoshak,babai im ka mbaruar ne Torino,si duket per kasap ne Ndroq.
    ti more dallkauk ke 27 vjet qe ha qyl plonca e zorr ne saj te kriminelit sali.
    ti je nje hasan lepires qe nuk te voton asnje dhe i lepihesh hajduteve te partis delenxhinjve.
    ti me vicidolsin duhet te jepni llogari per gjithe kete rrumpallhane qe krijuat.

  11. aDI says:

    Respekte z. Dashamir ! SHqipërinë po e rimerr turku pak e nga pak, a thua se vërtet jemi turq, siç na akuzonin serbët e grekët para 100 vjetësh.

  12. O says:

    S’është goditje por boshllëk politik një fjalor i tillë

    1. joel shkodra says:

      Por ka perdorur fjalorin e “kokeministrit”.

  13. Fatos says:

    Ore pijanec, qe vetem pordhe shet, jo une di me shume, jo ti je nxenesi im, jo babai im ka mbaruar tje e yti ne Rusi. Percani, ofendoni, ulni njeri-tjetrin dhe pastaj fajin ua ka turku, rusi, serbi, amerikani? Ju jeni t’ju shkerdhejne 24 ore ne dite e mos te gjeni derman per gjithe jeten. Bushter e keqe qe asgje nuk ke bere per kete vend, vetem te lepish kazanin dhe gjoja t’u japesh mend te tjereve.

    1. Babaçja says:

      Edhe Edi Rama do ta kishte zili për argumentacionin që sjell?

  14. BUJARI JU DEGJON says:

    TI o batakci ke 27 vjet qe ha e pi qyl,po-po qyl,ne halene e Sali Berishes
    dhe tani qe KRYEMINISTRI EDI RAMA po mendon vertet per kete vend e kete popull,
    po na veteshpallesh atdhetar,patriot e burre shteti???!!!…
    Ti je thjesht nje zagar i Saliut,nje pa tru e nje shurre shpendi…
    Biles edhe plencin per te cilin mburresh,ben vaki qe e ha te pa lare…

  15. ec aty plonci kotolet says:

    Po ç’keni me Dash Shehin ore te uruar …. po ky as ka vjedhur e as ka vrare dhe sa per ate qe ka honger “qyl” plonca ene gabzorre po “assistencen” paska more si gjith dynjoja se te kishte vjedh s’do hate plonce e zorre ( qe i hanin dikur te vorfnit gabele) por havjarr ene gjona deti !!!! Pse i bini ne qaf kot tjetri raki ka pi ene jo shampanje apo wiski si shumica e “horrave” !!! Ne ti kishim pas gjith politikaret si ky nuk do ishim ketu ku jemi !!!!

  16. Ohoooo says:

    Dash Shehi nje lepires bythe profesionist ,,,,,,,ngeli mbas bythes se Lulushes bashke me Nard Ndoken e ca trapna te tjete vetem per nje cike deputet,,,,,,,Po te ishte mrdemek burre le te dilte vete me ate particken dhe le ta provonte ky mender politikani ,,,,,ne cope pijanec dhe kaq

  17. asd says:

    Une bashkohem me llogjiken e Dash Shehut. Rama eshte nje pseudo intelektual, dhe pseudo demokrat. Shume te keqia kane ndodhur nga ai dhe akoma te tjera priten te ndodhin. Rama duhet te zbatoje rregullat e demokracise, te respektoje njerezit dhe institucionet. Askush nuk i ka kerkuar te “shpetoje” Shqiperine.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje