Si do të dukej harta e Shqipërisë, po të copëtohej Ballkani?

20 Shkurt 2018, 09:54Rajoni TEMA
Si do të dukej harta e Shqipërisë, po të copëtohej

“The Economist” ka paralajmëruar dje se, nëse Serbia dhe Kosova do të shkëmbenin territore, do të shpërthente i gjithë Ballkani.

Shkrimi i revistës prestigjioze britanike merr shkas nga raportimet se ka ide për ndarjen e Kosovës.

“Nëse Kosova dhe Serbia fillojnë bisedime serioze rreth një rivendosje të kufijve të tyre, ndikimi në komunitetet e Ballkanit përveç atyre në pjesët e prekura të Kosovës dhe Serbisë mund të jetë i thellë.

Krerët serbo- boshnjakë do të mbajnë një referendum mbi të ardhmen e Republikës Serbe; Kroatët e Bosnjës do të ndiqnin shembullin; dhe boshnjakët pastaj do të luftonin për të parandaluar ndarjen e vendit të tyre të përbashkët”, shkruan “The Economist”.

“Përtej kufirit Serbia do të shtypte nacionalistët boshnjakë në Sanxhak, të cilët ëndërrojnë të përfshijnë atë rajon në një Bosnje të Madhe.

Ndërkaq, shqiptarët në Maqedoninë Perëndimore dhe Malin e Zi do të kërkonin të bashkoheshin me një Shqipëri të Madhe. Përkrahësit e kësaj ideje do të dëshironin gjithashtu të përfshijnë pjesë të Greqisë veriore, ndërsa nacionalistët grekë do të kërkonin një pjesë të Shqipërisë së Jugut”, shkruan më tutje revista britanike.

“The Economist” ka publikuar një hartë që tregon se si do të dukej Shqipëria etnike nëse do të copëtohej Ballkani.

Në hartë shihet se Serbia do të merrte më shumë prej shqiptarëve, se sa e shqiptarët prej serbëve. Shqiptarët do të mund ta merrnin Preshevën, por jo edhe Bujanovcin dhe Medvegjën.

Sipas hartës, shqiptarët në Maqedoni do të merrnin pjesë të vogla, kështu që, në fund të fundit, do të humbnin më shumë.

Sipas revistës “The Economist”, ndarja është projekt i Serbisë.

5 komente në “Si do të dukej harta e Shqipërisë, po të copëtohej Ballkani?”

  1. Adi says:

    Keni harruar Turqin deri ne Athine

  2. undefined says:

    Nacionalistet “greke” do te kerkonin pjese nga jugu i Shqioerise……nacionalistet “greke” nuk do te kishin kohe te lidhnin ushkurin e brekeve e jo me te benin “kerkesa” te tilla hahahahahahahaha

  3. undefined says:

    Sheh enderra dikush dhe e hedh ne treg

  4. Kuq e zi says:

    Pse eshte pergjysmuar shkrimi?
    Ajo flet edhe per jugun e shqiperise qe pretendon greqia por asnje fjale per shqiptaret autokton ortodoks ne greqi
    Po te ishit gazetar do i pergjigjeshit gazetarit ne fjale se nuk e njeh ralitetin shqiperi-greqi dhe duhet ta thelloje
    Por ce do jeni gazetaruce jo gazetar

  5. Sela, says:

    Sela
    C’jane keto budallallalleqe ? Akoma planet e Serbise dalin ne publik ?
    E arthmja i perket Shqipnis Etnike me kufijte qe i dhjeu Kongresi i Berlinit te 1878 dhe Konferenca e Ambasadoreve ne Londer ne 1913 me bekimin e Rusise e Frances dhe oportunizmin e Britanise. Kjo situate do te ndrroje qe e drejta e Shqiperise te rivendoset sic e kerkon e drejta dhe e verteta.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje