FAKSIMILE/ Biznesmeni që u arratis, kontratë me Berishën që në 2011-n. Ishte denoncuar nga Kodheli për vjedhjen e pronave në Kavajë

21 Shkurt 2018, 19:22Kronika TEMA
FAKSIMILE/ Biznesmeni që u arratis, kontratë me Berishën që

Idlir Karkini, biznesmeni i përfshirë në skandalin e vjedhjes së tokave në Rrogozhinë, ka risjellë akuzat politike në vend.

Top Channel në një kronikë të transmetuar këtë të mërkurë, thotë se ai është i përfshirë në të ashtuquajturin skandali i radarëve të ushtrisë.

“Në dhjetor të vitit 2013, përmes një tenderi sekret Ministria e Mbrojtjes i dha kompanisë “Idea Tel” të drejtën për të menaxhuar sistemin e integruar të radarëve detarë duke ja hequr atë gjigantit amerikan “Lockheed Martin”.

Por në dhjetor të vitit 2015, tenderi u auditua nga KLSH, i cili gjeti shkelje. Sipas KLSH e gjithë procedura ishte zhvilluar në kundërshtim me ligjin për të larguar “Locked Martin” dhe për të shpallur fituese kompaninë “Idea tel”, që në atë kohë kishte si aktivitet të saj vetëm një dyqan celularësh.

Sipas KLSH, Ministria e Mbrojtjes shpalli fituese kompaninë “Idea Tel”, e cila jo vetëm që nuk kishte ekspertizën e nevojshme për të menaxhuar vëzhgimin e hapësirës detare, por kishte ofruar edhe një çmim 4 herë më të lartë se sa “Lockheed Martin””, thotë Top Channel.

Por, e vërteta është krejt ndryshe.

Siç vërtetohet edhe nga faksimilet,  “Idea Tel” e firmosi kontratën që në vitin 2011, me qeverinë e Sali Berishës.

Pra, kontrata ishte firmosur para se drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes, ta merrte Mimi Kodheli.

Në letrën protestë, prodhuesit e radarëve dhe partnerit të “LM”, shprehen se askush s’ka të drejtë të ndërhyjë në teknologjinë e tij, pa autorizimin e trajnimin paraprak të tyre.

Për më tepër, biznesmeni në fjalë, Idlir Karkini, është denoncuar nga vetë Kodheli për vjedhjen e pronave në Kavajë. (TemA)

6 komente në “FAKSIMILE/ Biznesmeni që u arratis, kontratë me Berishën që në 2011-n. Ishte denoncuar nga Kodheli për vjedhjen e pronave në Kavajë”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ore gazetar Llazi, po ne faksimile thuhet qe GEM Electronica bashkepunetor i Lockheed Martin e ka mirembajtur sistemin ne bashkepunim me partnerin e tyre lokal Idea-Tel pra na figuron qe Idea-Tel qenka partner i GEM e rrjedhimisht edhe i Lockheed Martin i njohur nga keta te dy si partner lokal per Shqiperine. Nuk shoh asgje kompromentuese ne kete faksimile pervec faktit qe zyrtarizon Idea-Tel si partner lokal nga GEM dhe Lockheed Martin. Aty nuk del gjekundi qe Idea-Tel ka fituar e vetme menaxhimin e sistemit, aty del shqetesimi i Kompanise Italiane per proceduren e qeverise ne lidhje me mirembajtjen e pajisjeve nga nje personel i cili duhet te jete i trajnuar dhe certifikuar nga Lockheed Martin dhe ku pjeset e nderrimit duhet te porositen vetem nga nje Kompani e certifikuar nga Lockheed Martin.
    Do na thoni ndonje gje qe ka me verte rendesi apo do vazhdoni te nxirrni fotokopje te letrave pa vlere?

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    Ore gazetar Llazi, po ne faksimile thuhet qe GEM Electronica bashkepunetor i Lockheed Martin e ka mirembajtur sistemin ne bashkepunim me partnerin e tyre lokal Idea-Tel pra na figuron qe Idea-Tel qenka partner i GEM e rrjedhimisht edhe i Lockheed Martin i njohur nga keta te dy si partner lokal per Shqiperine. Nuk shoh asgje kompromentuese ne kete faksimile pervec faktit qe zyrtarizon Idea-Tel si partner lokal nga GEM dhe Lockheed Martin. Aty nuk del gjekundi qe Idea-Tel ka fituar e vetme menaxhimin e sistemit, aty del shqetesimi i Kompanise Italiane per proceduren e qeverise ne lidhje me mirembajtjen e pajisjeve nga nje personel i cili duhet te jete i trajnuar dhe certifikuar nga Lockheed Martin dhe ku pjeset e nderrimit duhet te porositen vetem nga nje Kompani e certifikuar nga Lockheed Martin.
    Do na thoni ndonje gje qe ka me verte rendesi apo do vazhdoni te nxirrni fotokopje te letrave pa vlere??

    1. Artemisa says:

      Nuk ka rendesi e verteta.
      Rendesi ka te kete pak Berishe brenda lajmit, kaq i duhet Meros per te marre kocken e radhes.

  3. fati says:

    Po zbulohen fletet e lakres berishiane pak e nga pak…helm, helm gjithandej

  4. O says:

    Njerzit hapin sytë aty ku ju jepet mundesia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje