Karl Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999, por gjen muzeun të kyçur

22 Shkurt 2018, 13:47Sociale TEMA

Delegacioni i Këshillit Europian për Marrëdhëniet me Jashtë, i kryesuar nga Karl Bildt vizitoi këto ditë Tiranën.

Pasi bisedoi me krerët e shtetit shqiptar, Karl Bildt, diplomat dhe ish kryeministër i Suedisë mori rrugën për në Kosovë, bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit.

Rrugës për në Kosovë, zyrtarët e huaj ndaluan në Kukës, më saktë në Muzeun Etnografik të qytetit, i cili është ngritur në përkujtim të ngjarjeve të pranverës së vitit 1999, kur qindra mijëra kosovarë u dëbuan me dhunë nga forcat serbe.

Për habi të të gjithëve, derën e muzeut e gjetën mbyllur. Nuk dihet përse, paraditen e kësaj të enjteje, muzeut i kishin vënë drynin.

“Muzeu etnografik në Kukës në veri të Shqipërisë, fatkeqësisht është i mbyllur. Shumë i mbyllur” shkroi në Twitter kreu i delegacionit të Këshillit të Europës.

Karl Bildt ka njohuri të mjaftueshme për tragjeditë që kanë ndodhur në Ballkan. Nga 1999 deri në 2001, ai ka shërbyer si i dërguari special i Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Ballkanin. Ka qenë Ministri i parë i Jashtëm që ka vizituar zyrtarisht Kosovën pas shpalljes së pavarësisë.

 

2 komente në “Karl Bildt në Kukës për vuajtjet e kosovarëve në 1999, por gjen muzeun të kyçur”

  1. O says:

    S’mund të ushqejm fëmijët tanë me çokollate, do meremi me té kaluarën

  2. emigranti says:

    O Zot i Madh, po s’ka se si te ndodhe ndryshe. A e dini z. Bild se kush eshte Drejtor i Muzeut te Kukesit. Po eshte nje fshatar, i pashkolluar, pa punuar as edhe nje dite te vetme ne administrate. Dhe si perfundim eshte vellau i banditit Abedin Oruçi dhe normalisht banditi tjeter, ktyetari i bashkise se Kukesit nuk e ka levizuar nga posti i Drejtorit te Muzeut, pasi ndajne afera korruptive me Kryetarin e Keshillit te Qarkut Abedin Oruçi. Madje duke i shkuar edhe me tej, ndajne dhe fondet qe i merr zoti Oruçi per emergjencat nga Bashkia ne kohen e dimrit. Ndaj nje zoteri i larte si Ju z.Bild nuk eshte i nderuar sikur te te priste dhe kryetari aktual i Bashkise, i cili nuk eshte asgje me shume dhe as me pak se nje polic i rendomte qe nuk beri asgje per Kukesin dhe kuksianet. Turp per kete klase politike ku e çuan Kukesin ne kete terexhe, qe pati fatin te shkruante histori me ate se çfare beri ne vitin 1999.
    Nje kuksian emigrant, qe emigroi nga keto pislleqet ne fjale

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje