Rrëfimi i ish sulmuesit të Tiranës: Në Shqipëri më dhanë gjysmën e parave, lojtarët vendas ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin

23 Shkurt 2018, 15:39Sport TEMA

Ish-sulmuesi i Tiranës dhe i skuadrës së Flamurtarit, Gilberto Fortunato, në një intervistë për “esporte.ig.com” ka rrëfyer karrierën e tij në Shqipëri.

Fortunato i cili ka qenë një nga sulmuesit kreysor të bardhebluve në atë periudhë është shprehur se i zhgënjyer për aventurën e tij në Kategorinë Superiore.

30-vjeçari tregon se si e gënjyen për kontratën, problemet me pagat, duke theksuar gjithashtu se Shqipëria është një vend më i varfër se vendet aziatike.

“Në Shqipëri shkova për të firmosur direkt kontratën, por më detyruan që të bëja dhe një provë. Ata gënjyen për kontratën, më dhanë vetëm gjysmën e parave që më premtuan.

Në termat financiarë, nga të gjitha vendet që kam luajtur, Shqipëria ka qenë më keq, gjithnjë të vononin pagat. Shumë e vështirë. Ishte një vend më i varfër se vendet aziatike.

Gjithashtu kultura është pak a shumë e njëjtë. Nuk kishte asnjë bonus për fitore, asnjë çmim të dhënë për lojën. Futbollistët vendasit, ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin për këtë situatë”, shprehet Fortunato. (TemA)

1 komente në “Rrëfimi i ish sulmuesit të Tiranës: Në Shqipëri më dhanë gjysmën e parave, lojtarët vendas ishin mësuar me realitetin dhe nuk ankoheshin”

  1. loku says:

    Kultura e Brazili eshte me e Mire ahahahhahaahah

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje