Cristiano Ronaldo ka vazhduar të shkëlqejë duke e ndihmuar Real Madridit me dy gola që ta mposht Alavesin në “Santiago Bernabeu”, me rezultatin e thellë 4-0
Sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo hapi serinë e golave në minutën e 44-të, duke realizuar me të majtën pas një asisti të bukur të Karim Benzemas. Pjesa e parë u mbyll 1-0 me një Real shumë dominues.
Skuadra e Zinedine Zidane e nisen pjesën e dytë aty ku e lanë të parën, kur Gareth Bale shënoi pas një asisti nga Benzema përsëri.
Ronaldo arriti golin e dytë në këtë ndeshje dhe të 14-n në La Liga këtë sezon, pasi shënoi për Realin në minutën e 61-të.
Benzema, i cili e meritoi golin në këtë ndeshje pas një paraqitje mjaft të mirë, shënoi për 4-0 në minutën e 89-të nga penalltia.
Reali tani ka 51 pikë në vendin e tretë në tabelë, 11 më pak se kryesuesit Barcelona.