Janë mbyllur 4 takimet e para për javën e 24-t të Bundesligës gjermane.
Kryesuesit e kampionatit Bayern Munich, janë ndalur në shtëpi nga Hertha Berlin pas një ndeshjeje pa gola të pasditene sotme.
Ekipi i drejtuar nga Jup Henkes priti në “Allianz Arena” skuadrën e Berlinit në një sfidë e dominuar nga bavarezët të cilët humbën shumë raste përgjatë 90 minutave ndërsa Hertha nuk është treguar thuajse fare e rrezikshme në zonën e Bayern me objektivin e vetëm që ka pasur të mos pësonte gol.
Me 3 dhëmbëshin Robben-Ribery-Lewandowski të besuarit e Jupp Heynkes nuk arritën të gjejnë rrugën e rrjetës duke u mjaftuar me një barazim pa gola.
Pas 10 fitoreve radhazi në Bundesligë dhe 16 fitore në të gjitha kompeticionet, bavarezët kanë arkëtuar vetëm një pikë, e cila e çon në kuotën e 60 pikëve në total në krye të Bundesligës, 20 më shumë se ndjekësi i parë, që është Dortmundi.
Në takimet e tjera Hannover96 u mposht minimalisht 1-0 nga Borussia Moenchengladbach, Stuttgart fitoi po minimalisht 1-0 ndaj Eintracht Frankfurt, ndërsa takimi mes Hoffenheim dhe Freiburg u mbyll në barazim 1 me 1.