Pep Guardiola ka përfunduar nën hetimin e Federatës Angleze të futbollit.
Gjithçka si pasojë e një fiongoje në xhaketën e trajnerit të Manchester City-it gjatë konferencave për shtyp përpara dhe pas ndeshjeve të Citiziens.
Fjongo është në ngjyrat e Katalunjës me Guardiolën që kërkon të mbështesë në një farë mënyre personat që janë burgosur pas referendumit ku demonstruesit kërkonin pavarsinë e Katalunjës nga Spanja.
Federata Angleze e futbollit ka vendosr të gjobisë Guardiolën pasi fjongo në këtë rast përcjell një mesazh dukshëm politik, ndërsa trajneri do të jetë nën hetim dhe mund edhe të dënohet.