Kukësit ka imituar klubet e huaja dhe një ditë para ndeshjes së radhës ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar nga stafi teknik.
Për ndeshjen me Laçin trajneri Peter Pakult do të ketë mungesa të rëndësishme, tre prej të cilave në mbrojtje.
Edhe kapiteni Ylli Shameti nuk i ka dalë dhe nuk luan nesër, ashtu si dhe Albi Alla dhe kroati Zhderiç, të tre të dëmtuar.
Në sulm do të mungojë Elis Bakaj, i cili është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen me Partizanin në kryeqytet.
Ja dhe lista e të grumbulluarve për ndeshjen me Laçin:
Koliçi, Frashëri, Idrizi, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Peposhi, Shkodra, Imami, Koldashi, Ebipi, Et’hemi, Kale, Dzaria, Ymeraj, Joti, Guri, Balde.