Punimet për ndërtimin e stadiumit më të ri në kryeqytet “Arena Kombëtare” vijojnë me intensitet.
Ky impiant do të jetë shtëpia e re e kombëtares shqiptare pas dy stadiumeve të tjera “Elbasan Arenës” dhe “Loro Boriçit”.
Në këtë fazë të punimeve kanë marrë formë tre tribuna, ajo përballë dhe dy tribunat pas porte.
Kurse, pjesa veriore mbrapa portave po ecën në ritmin e duhur duke u ngritur në të njëjtin nivel me të tjerat.
Brenda në stadium është vendosur dhe një vinç i madh me një kapacitet 600 tonë.
Tribuna kryesore do të jetë e fundit që do të ndërtohet dhe do të jetë një prej më modernëve në Europë.
Punimet për “Arenën Kombëtare” pritet që të përfundojë në vjeshtën e këtij viti, për të qenë gati për tu luajtur ndeshjet e përfaqësues kuqezi, duke nisur që nga ndeshjet e Ligës së Kombeve” që skuadra e Kristian Panuçit do të përballet me Izraelin dhe Skocinë. (TemA)
Ku eshte pjesa e Edit ?