Trajneri i Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua ditën e djshme nga një person që mbante me vetë një thikë, tregoi momentet e përplasjes pas seancën stërvitore.
Gjoka shprehet në një intervistë për “Star Plus” se policia duhet që ta arrestojë këtë person, për të treguar se Shkodra nuk është një qytet ku bëhet gjithçka.
Ai tregon gjithashtu se familja i ka kërkuar që të lagohet nga ky ekip.
“Ky është problemi që ka pasur Shkodra. I japin vendin fëmijëve në mënyrë të pamerituar. Nëse nuk e meriton fëmija të vij në ekip, ai nuk vjen. Nuk ka trajner në botë, që nuk e kërkon një talent. Nuk ka nevojë për ndërhyrje.
Skuadra ka përjetuar ankthin, mërzitjen dhe e kemi kaluar këtë situatë së bashku me mua. Kishim kohë që e përjetonim presionin e gazetarëve dhe ambientit përreth, që nuk duan që Vllaznia të eci përpara. Megjithatë ajo ngjarje na bëri së bashku akoma më shumë.
Në stërvitjen e sotme u mundova që të kishim lojëra më argëtuese për të kaluar situatën, por nuk është e lehtë që ata të shohin sesi kërcënohet me thikë trajneri i tyre. Në futboll asgjë nuk vjen shpejt, por kërkohet shumë durim.
Familja ka reaguar duke më këshilluar që të marrë çantën dhe të kthehem pasi është shumë e ndjeshme. Por miqtë e mi më kanë dhënë një ndihmë për të bindur familjen time, sepse unë nuk dorëzohem dhe do ta bind familjen time që të qetësohet, për të vazhduar sërish me Vllazninë.
Unë e di se kush është Shkodra e vërtetë dhe pjesa e shëndoshë e këtij qyteti më respekton. Policia duhet të gjejë me patjetër fajtorin, jo sepse është Ernest Gjoka, por për të treguar se Shkodra nuk është një qytet ku bëhet gjithçka. Ai njeri është dora, dua të di se kush është koka që e drejton. Kur të merret vesh se cili është ai njeri, atëherë do të shpëtojë Vllaznia”, deklaroi Ernest Gjoka. (TemA)