Lushnja-Kamza/ Ndreu: Duhet të kemi më shumë cilësi për të kapur Europën; Çuko: S’na leverdis të mbrohemi

24 Shkurt 2018, 16:18Sport TEMA

Trajneri i Kamzës, Ramadan Ndreu, ka folur pas suksesit të arritur në transfertë kundër Lushnjes.

Ndreu u shpreh se skuadra ka zhvilluar një sfidë positive duke marrë atë që kërkonte fitoren.

Ai shtoi gjithashtu se problemi vetëm është në ekip është mbrojtja e cila po çalon shumë.

“Përpara takimit duke parë gjendjen fushës, i thashë ekipit të mos mbajmë topin dhe të jemi të thjeshtë. Duheshin veprimet pa top duke parë fushën. Sot ishim të thjeshtë dhe në momente të veçantë kemi toleruar dhe në rastin e golit të dytë ishte një gabim ordiner. Mendoj se në përgjithsi kemi marrë atë që kemi kërkuar që në fillimin e ndeshjes.

Deri në momentin që ekziston matematika nuk duhet të qetësohemi, por fitorja në ditën e sotme ishte e rëndësishme për mbijetesën. Tashmë dua të them se jemi sa afër kreut aq edhe afër fundit.

Mbrojtja është një pikë delikate e jona. Largimi i Fushtar ka lënë një grupë e madhe që nuk po e mbyllim dot. Mund të futej Igori se është më i shpejtë në lëvizje, por ai nuk ishte atje ku unë e prisja.

Unë mendoj se kemi luajtur ndeshje të mira. Që të jem i sinqertë duhet të kemi edhe pak më tepër cilësi për të arritur në Europë, sidomos në mesfushë. Megjithatë kam besim do i marrim më të mirën këtij grupi. Nuk dua të kthehem pas por në ndeshjen ndaj Skënderbeut, ia dha një shtysë arbitri”, tha Ndreu.

Ndërsa, trajneri i Lushnjes Dritan Çuko u shpreh:

Kemi vuajtur më shumë në topat e gjatë, ku Kamza na dominoi në pjesën e dytë.Golat e pësuar erdhën dhe pas disa shpërqendrimeve të mbrojtësve.

Me këtë klasifikim ku jemi, ne nuk na leverdis që të tregohemi cinikë dhe të luajmë në prapavijë.A jam gati të drejtoj Lushnjen i vetëm? Kjo nuk varet nga unë, por nga drejtuesit. Por, nëse sezonin e shkuar do të kemi lojtarët e duhur, pse jo”, tha Çuko.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje