Kategoria Superiore/ Kukësi fiton me vuajtje ndaj Laçit. Kamza mposht Lushnjën

24 Shkurt 2018, 15:53Sport TEMA

Kukësi ka marrë një fitore me shumë vuajtje në “Zeqir Ymeri” përballë skuadrës së Laçit në javën e 21-të të Kategorisë Superiore. Kampionët e Shqipërisë triumfuan me rezultatin minimal 1-0 duke marrë tre pikë të arta që e konsolidojnë dhe më tepër në vendin që të dërgon në Kupat e Europës.

Heroi i skuadrës së Peter Pakult ishte mesfushori Dzaria i cili shënoi golin e vetëm të takimit në minutën e 80-të. Dzaria përfitoi një gabim i portierit të Laçit Gentian Selmani i cili gaboi në kontrrollin e topit që u përfitua nga mesfushori i verilindorëve që e dërgoi topin në fund të rrjetës duke shënuar dhe golin e tij të parë me fanellën e Kukësit.

Me këtë fitore Kukësi ngjitet në kuotën e 35-pikëve duke u ngjitur përkohësisht në vendin e dytë, ndërsa Laçi pozicionohet në vendin e pestë me 30 pikë.

Ndërkohë, dueli tjetër i luajtur po në orën 14:00 mes Lushnjes dhe Kamzës në “Roza Haxhiu” përfundoi me rezultatin 2-3 në favor të skuadrës së Ramadan Ndreut.

Golat për Kamzën në këtë takim u shënuan nga Mehmeti, Raçiç, dhe Plaku, ndërsa autori i   golave për Lushnjen ishte sulmuesi Mikel Canka me dopietën e tij.

Pas këtij sukese Kamza ngjitet në kuotën e 32 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Lushnja mban vendin e fundit me vetëm 10 pikë të grumbulluara.

Kujtojmë që në orën 17:00 luhen dhe dy ndeshjet e tjera që janë Skënderbeu-Partizanit dhe Teuta-Flamurtari. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje