Duhen përforcime në mbrojtje, Interi interesohet për mbrojtësin shqiptar

24 Shkurt 2018, 13:05Sport TEMA

Problemet që mbrojtja e Interit po shfaq prej disa sezonesh, ka bërë që drejtuesit zikaltër të përqendrohen më shumë në këtë repart gjatë merkatos verore dhe dimërore.

Që tani po mendohet për afrimin e një futbollisti me përvojë për qendrën e prapavijës.

Emri i parë në listën zikaltër është Shkodran Mustafi, i cili shihet si një përforcim që mund të mbyllë shumë probleme në mbrojtje. Ai aktivizohet me Arsenalin dhe po luan titullar këtë sezon.

Forma e mirë që po kalon i ka bërë drejtuesit e Interit të hedhin sytë nga mbrojtësi shqiptar, që luan për Gjermaninë.

Mustafi aktivizohet prej dy sezonesh me “topçinjtë” e Londrës, ku shkoi nga Valencia për 41 milion euro dhe ka një kontratë që i skadon në vitin 2021, por zikaltërit do të tentojnë të sigurojnë shërbimet e tij në merkaton e kësaj vere.

2 komente në “Duhen përforcime në mbrojtje, Interi interesohet për mbrojtësin shqiptar”

  1. Shpetim says:

    Kemi vite qe ndjekim verberisht Erjon Bracen pas Partizanit, por ky u zbulua qe shet ndeshjet se u zbulua qe eshte me origjine nga Opari i Korces ndaj trukon ndeshjet e Partizanit. Cfare birbosh ka pjelle kjo toke!

  2. Kellira says:

    Largqofte! Interi eshte ekip i mbarum!
    Me mire me lujt ne Turqi se tek Interi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje