Luftëtari-Vllaznia/ Lika: I kënaqur me pikën; Gjoka: Mund të fitonim

25 Shkurt 2018, 16:29Sport TEMA

Trajneri i Luftetarit, Hasan Lika, ka folur pas barazimit te marre kunder Vllaznise.

Lika u shpreh i kenaqur me rezultatin pavarsisht se ekipi ishte prane fitores.

Shpesh në futboll ndodh që nuk shënohen as rastet më të pastra. Rrezikuam dhe ta humbnim ndeshjen. Është rezultat pozitiv. Natyrisht që kërkonim ta fitonim ndeshjen, por kishim përballë një skuadër që është përmirësuar.

 Falenderoj çunat për paraqitjen e bërë. Kishim 4 mungesa shumë të rëndësishme, kundër një kundërshtari direkt. Goli është gjithmonë i bukur, por më e rëndësishme është që të ketë vlerë. Nëse herët e tjera Abazaj ka ndihmuar shumë ekipin, edhe sot ka bërë një ndeshje shumë të mirë, bashkë me Bregun, por nuk arriti të shënonte.
Duhet të jenë më të qetë lojtarët para portës, duhet ta kenë parasysh këtë gjë.

 Goli është gjithmonë i bukur, por më e rëndësishme është që të ketë vlerë. Nëse herët e tjera Abazaj ka ndihmuar shumë ekipin, edhe sot ka bërë një ndeshje shumë të mirë, bashkë me Bregun, por nuk arriti të shënonte.
Duhet të jenë më të qetë lojtarët para portës, duhet ta kenë parasysh këtë gjë.

 4 lojtarët e sulmit janë lojtarë shumë të mirë, por duhet të ndihmojnë më shumë ekipin në fazat e tjera, në mesfushë dhe në organikën e lojës.
Duhet ta kthesh kokën mbrapa, që të ecësh përpara, duhet të shohim ndeshje për ndeshje“, tha Lika.

Kurse trajneri i Vllaznise Ernest Gjoka u shpreh:

Ekipi që ka 3 sulmuesit më të mirë në Superligë. Kjo na bëri që t’i mbanim ata në kontroll gjatë gjithë kohës. Ata kishin rastet e tyre por edhe ne patëm rastet tona gjatë takimit.

Kërkuam fitoren kur futëm Ribaj dhe Kalaja, pasi Luftëtari po lëshonte terren. Kishim disa shanse për të kaluar në avantazh, ashtu si edhe Luftëtari, por nuk arritëm t’i konkretizionim. Gabimet në mbrojtjë janë çështje përqendrimi. Na ndodh shpesh që në fillimin e pjesës së dytë të gabojmë. Megjithatë nuk duhet harruar që luajtëm kundër 3 sulmuesëve më të mirë të Superligës si Abazaj, Bregu dhe Shkurtaj.

Nëse do të themi se ishim të qetë, atëherë do t’i mbanim qefin vetes. Skuadra ka personalitet dhe dinjitet, pasi e kaluan traumën dhe bën ndeshjen e duhur për të marrë 1 pikë dhe për ta fituar takimin. Që pas incidentit të ndodhur, kam parë në krahun tim gjithë skuadrën që më kanë mbështetur gjithmonë. Këtu nuk dua të harroj edhe njerëz  të politikës, intelektual që më japin shtysë për të vazhduar më tej. Ngjarja është duke u shqyrtuar nga policia, por prej 3 muajsh kemi qenë në presion në këtë ekip. Kjo punë është si një ortek ku të gjithë japin nga një dorë borë dhe në fund i merr të gjithë përpara”, është shprehur Ernest Gjoka.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje