Kategoria Superiore/ Autogoli i Gojkoviç i jep tre pikëshin Skënderbeut, paqe në derbin bregdetar

24 Shkurt 2018, 18:54Sport TEMA

Skënderbeu ka triumfuar në super sfidën e javës së 21-të të Kategorisë Superiore duke mposhtur në fushën e tyre skuadrën e Partizanit me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një autogol i shënuar nga qëndërmbrojtësi i Partizanit, Gojkoviç, i dha tre pikëshin skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja në këtë takim duke vijuar i qetë rrugën drejt titullit kampion.

Një 90 minutësh që dhuroi mjaft emocione me të kuqtë të cilët edhe pse arritën që të dominonin takimin, nuk arritën dot që të dilnin me pikë nga kjo transfertë duke marrë kështu humbjen e rradhës pas asaj kundër Kukësit në “Selman Stermasi” javën e kaluar.

Autogoli i Gojkoviç në minutën e 63-të vulosi fatet e këtij takimi që e ngjit skuadrën e Skënderbeut në kuotën e 49 pikëve, ndërsa Partizani mban vendin e gjashtë në renditje me 28 pikë të grumbulluara duke rrezikuar seriozisht pjesmarrjen në Kupat e Europës.

Ndërkohë, derbi bregdetar mes Teutës dhe Flamurtarit i zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Të dyja ekipet ndanë nga një pikë pas një 90 minutëshi emocionues. Me këtë barazim Flamurtari mban vendin e dytë me 36 pikë, ndërsa Teuta renditet në vendin e nëntë me 18 pikë.

Java e 21-të e Kategorisë Superiore mbyllet nesër me sfidën e fundit që do të zhvillohet në Gjirokastër mes Luftëtarit dhe Vllaznisë. (TemA)

Rezultatet e sotme të Kategorisë Superiore.

Kukësi 1-0 Laçi

Teuta 0-0 Flamurtari

Skënderbeu 1-0 Partizani

Lushnja 2-3 Kamza

3 komente në “Kategoria Superiore/ Autogoli i Gojkoviç i jep tre pikëshin Skënderbeut, paqe në derbin bregdetar”

  1. Starova says:

    Kam informacione te pakundershtueshme se ai Erjon Brace e ka shitur ndeshjen me autogolin qe i dhuroi Skenderbeut, pasi zbulohet se ky miu qenka nga Lavdar Opari i Korces. Sa te fshehte e paske mbajtur kete fakt fshataresk o Erjon Brace?

  2. Shpetim Gjura says:

    Kemi vite qe ndjekim verberisht Erjon Bracen pas Partizanit, por ky u zbulua qe shet ndeshjet se u zbulua qe eshte me origjine nga Opari i Korces ndaj trukon ndeshjet e Partizanit. Cfare birbosh ka pjelle kjo toke!

  3. Neim Hysi says:

    Skenderbeu triumfoj me ate qetesine e tij olimpike, se po te donte e bente fertele Partizanin, ashtu siç e beri Kukesi, por korçaret jane popull i qyteteruar se po te ishte ndryshe Erjon Braçen, Mero Bazen dhe bazet e tjere qe vjellin vrer tek gazeta TemA, pasi qe kane dy muaj qe u jane rikthyer shpifjeve dhe fyerjeve ndaj djemve te Korçes, do ti kapnin sot per zhelesh e do tu futnin ndonje hu te mire ne ndonje nga fushat e Maliqit qe ta mbanin mend gjithe jeten. Bravo Skenderbeu je ekipi me i mire i Shqiperise dhe krenaria jone ne Berat!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje