Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, ja oraret e takimeve

26 Shkurt 2018, 17:29Sport TEMA

Java e 22-të e Kategorisë Superiore do të luhet në mesjavë, të mërkurën dhe të enjten.

Sfida kryesore e kësaj jave do të jetë ajo mes Kukësit dhe Skënderbeut që do të zhvillohet të mërkurën në orën 14:00 në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Një duel që pritet të dhurojë emocione dhe spektakël pasi që të dyja ekipet do të kërkojnë që të marrin fitoren.

Po të mërkurën do të luhen dhe tre takimet e tjera që do të jenë Partizani-Lushnja që do zhvillohet në “Selman Stermasi” në orën 17:00, Kamza-Teuta dhe Laçi-Vllaznia, që do zhvillohen në orën 14:00.

Java e 22-të do të mbyllet të enjten me takimin e fundit që do të jetë mes Flamurtarit dhe Luftëarit që do luhet në Vlorë në orën 17:00.

Kalendari i javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

Të mërkurën

Kamza-Teuta 14:00

Kukësi-Skënderbeu 14:00

Laçi-Vllznia 14:00

Partizani-Lushnja 17:00

Të enjten

Flamurtari-Luftëtari 17:00

(TemA)

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje