Skënderbeu pa katër titullarë në Kukës

27 Shkurt 2018, 12:41Sport TEMA

Sikur të mos mjaftonin mungesat e Jashanicës dhe Takut, që dihen prej javësh, për ndeshjen e nesërme me Kukësin, nëse do të luhet, trajneri Daja nuk ka në dispozicion as mbrojtësin Radas të skualifikuar.

Por mungesat janë shtuar me dy titullarë të tjerë. Tefik Omsani, i cili doli i dëmtuar në pjesën e dytë të ndeshjes me Partizanin, nuk ka munduar ta kalojë tërheqjen muskulore në kohë dhe nuk mund të luajë në Kukës. Po ashtu, edhe Sabjen Lilaj, i cili konsiderohej kthimi i madh në ndeshjen e nesërme, nuk ia ka dalë.

Mesfushori nuk është stërvitur prej ditësh, për shkak të gjendjes virale, që e detyroi të qëndrojë në regjim shtrati. Më shqetësuese për trajnerin Daja është gjendja në mbrojtje, ku nuk janë të disponueshëm Radas, Jashanica dhe Osmani.

Katër titullarë në një ndeshje si kjo me Kukësin, pa llogaritur Takun, janë shumë.

Gjithsesi, sot trajneri Daja do të testojë grupin, që mendon të hedhë nesër në fushë, ku Dita, me shumë mundësi, do të luajë në qendër të mbrojtjes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje