VIDEO/ Tare: Refuzuam ofertë 70 milionë euro për Saviç

26 Shkurt 2018, 17:48Sport TEMA

Sergej Milinkovic-Savic po shkëlqen në Serie A. Ai ka zgjuar interesimin e shumë klubeve Evropiane, si; Manchester United, Real Madrid, Juventus dhe Paris Saint-Germain.

Duke mos përmendur emra, drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka zbuluar se klubi italian ka refuzuar gjatë verës 70 milionë euro për 22 vjeçarin.

“Gjatë verës, refuzuam ofertë prej 70 milionë eurove për Milinkovic-Savic”, tha Tare për “Mediaset Premium”.

“Duam ta bëjmë Lazion një klub ku duan të vijnë lojtarët e jo t’i rrisim për klubet e mëdha. Kemi edhe shumë punë për të bërë, por ky është objektivi ynë. Do të ketë spekulime gjithmonë në afate kalimtare, por është pjesë e futbollit dhe ju duhet të jetoni me këtë”, shtoi Tare, që më pas foli edhe për objektivat e Lazios, që aktualisht gjendet në zonën Champions.

“Duam ta fitojmë Kupën e Italisë dhe të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Nuk e përjashtojmë Europa Leaguen, por objektivi parësor është të përfundojmë në top katërshe në Serie A”, theksoi mes tjerash ish sulmuesi i Kombëtares shqiptare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje