Ja si përfiton biznesi lokal nga bashkëpunimi me markat e suksesshme ndërkombëtare

28 Shkurt 2018, 15:04Ekonomia TEMA

Themeluar 85 vite më parë mbi një ide sa të thjeshtë aq edhe efektive, e cila bazohet në bashkëpunimin me përfitim të përbashkët, Spar International vazhdon misionin e tij duke u fuqizuar çdo ditë e më shumë si një gjigand botëror i rrjeteve ushqimore të shitjeve me pakicë.

Modeli i biznesit të Spar International, me në thelb bashkëpunimin me përfitim të përbashkët, dëshmon se ka funsionuar më së miri dhe kjo përbën strategjinë ndërkombëtare të tij. Nën moton “Better Together”/Më mirë së bashku!”, Spar ka rritur prezencën në treg duke ndarë njëkohësisht eksperiencat me partnerët, si dhe ka forcuar njohjen e markës e u ka shërbyer edhe më mirë klientëve.

Mbi këtë strategji dhe filozofi biznesi, SPAR ka ndërtuar edhe në Shqipëri një model partneriteti, i cili ka në themel të tij bashkëpunimin me përfitim të dyanëshëm.

Në adresën e Spar Albania mbërrijnë çdo ditë me dhjetra kërkësa për bashkëpunime, ku brenda një periudhë një vjeçare janë përzgjedhur 15 sipërmarrës të tregut lokal, të cilët kanë eksperiencën dhe ashtu si SPAR mbi të gjitha kanë në ADN-në e tyre pasionin dhe dëshirën për të operuar në këtë industri dhe për ti ofruar klientëve gjithmonë më të mirën.

Një prej tyre është Z. Maksim Musta, një sipërmarrës nga qyteti i Pogradecit. Z. Maksim Musta kishte një supermarket në Pogradec i cili punonte nën një emër lokal. Kur SPAR Albania bëri thirrje për bizneset lokale në Pogradec për bashkëpunim, Z. Maksim ju përgjigj kësaj thirrje dhe filloi bashkëpunimin me Spar me dyqanin e tij në Pogradec, të cilin e përshtati sipas kërkesave dhe standardeve të kërkuara nga SPAR Albania, bashkëpunëtorët e rinj.

Kontrata e nënliçensimit është e tillë që i lejon partnerëve të Spar fleksibilitet të plotë në menaxhimin 100% të dyqaneve të tyre dhe i jep mundësinë për të përfituar gjithë mbështetjen e nevojshme në drejtim të përmirësimit të asortimentit, trajnimit të stafit mbi proceset e punës bazuar në praktikat ndërkombëtare, përfitimin nga marketingu i brandit SPAR në Shqipëri, si dhe diferencimin nga konkurenca e pikave të tjera shitëse.

Maksim Musta: “Proçesi i negocimit të kontratës dhe deri në rihapjen e dyqanit nën emrin SPAR ishte i shpejtë dhe me suportin maksimal të SPAR Albania. Në më pak se 3 javë u bënë rregullimet në dyqan, u shtuan produktet dhe u bë vendosja e tyre në rafte, komunikimi i çmimeve, trajnimi i stafit, dhe komunikimi i ofertave të rihapjes. Rezultatet ishin të jashtëzakonshme. Shitjet u rritën me gati 40% që në muajin e parë dhe klientët ishin shumë të kënaqur nga ky ndryshim. Tani pas disa muajsh të gjithë pogradecarët flasin vetëm për SPAR, si destinacion unik dhe me stanadarde për blerje. Klientët e mi janë shumë të kënaqur me cilësinë e produkteve, ofertat dhe shërbimin”

Por Z. Musta nuk u mjaftua me kaq. Përsëri me suportin e SPAR Albania, nisur edhe nga suksesi i dyqanit të tij aktual, vendosi të zgjerojë biznesin me një pikë të dytë SPAR, po në Pogradec, e cila po ashtu po rritet dita-ditës dhe po sjell rezultate shumë të mira.

Z. Musta nuk është i vetmi që ka përftuar dhe vijon të përfitojë nga bashkëpunimi me SPAR. Si ai janë edhe shumë të tjerë pasi në vetëm një vit janë hapur rreth 15 dyqane nën këtë model në qytete të ndryshme të Shqipërisë si Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Sarandë, Pogradec, Korcë e së fundmi edhe në Lezhë.

Praktikat dhe standardet e ofruara nga SPAR në ndërthurje të eksperiencës dhe njohjes së specifikave të çdo tregu në qytete të ndryshme të Shqipërisë nga partnerët e këtij rrjeti e bëjnë këtë model të suksesshëm dhe kjo është konfirmuar nga rezultatet që dyqanet ekzituese kanë reflektuar duke kaluar nën modelin SPAR me një rritje të biznesit të tyre deri në 30-40% më shumë.

Spar Albania, rrjeti i supermarketeve që operon prej më shumë se 1 viti në Shqipëri tashmë është zgjedhja e vetme e qytetarëve ku mund të blejnë produkte të sigurta, të standardeve europiane si dhe padiskutim me ofertat më të mira.

Aktualisht Spar numëron 31 dyqane në të gjithë Shqipërinë. Spar është prezent në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Korçë, Vlorë, Sarandë, Pogradec dhe Gjirokastër. Unik në vlerat që përfaqëson, Spar dallohet për standardin e lartë të produkteve, vëmendjen e veçantë për garancinë dhe sigurinë e tyre si dhe shërbimin profesional ndaj klientit.

Spar Albania është pjesë e Grupit Balfin, grupit më të madh dhe inovator të investimeve në vend dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon, i cili është i mirënjohur në treg me markat e tij si TEG, QTU, Jumbo, Neptun, markat fashion si Mango, Cortefiel, Okaidi, e shumë të tjera.

Me qëllimin final për të qënë sa më afër klientëve, 2018 do të jetë viti i zgjerimit të mëtejshëm të aktivitetit të SPAR në Shqipëri. Në mbështetje të plotë nga Grupi Balfin, është hartuar një plan i detajuar zgjerimi dhe investimesh, ku janë identifikuar qytetet, zonat dhe përcaktuar edhe formatet e dyqaneve me të cilët do ti prezantohemi konsumatorëve në të gjithë Shqipërinë. Gjatë vitit 2018 SPAR Albania planifikon të hapë minimalisht 20 dyqane të reja ku 10 prej tyre do të jenë nën menaxhimin direkt dhe 10 nën modelin e partneritetit (sub-franchise). Në fokus janë qytetet e Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Fierit dhe Vlorës dhe formatet do të jenë si ato që njihen si Hipermarkete ashtu edhe Supermarketet.

Të gjithë sipermarrësit lokalë që dëshirojnë të njihen me modelin e bashkëpunimit që SPAR ofron, janë të ftuar të shprehin interesin e tyre duke dërguar një email në adresën [email protected]

1 komente në “Ja si përfiton biznesi lokal nga bashkëpunimi me markat e suksesshme ndërkombëtare”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje