Të fshehtat e negociatave të "Detit" me Greqinë: Athina emëron komisionin e “Berisha-Karamanlis”; dosja, ajo e komunizmit

28 Shkurt 2018, 09:13Rajoni TEMA

Ka disa ditë që opinion publik shqiptar po trazohet me historinë e spiunazhit të negociatorëve.

Sali Berisha, ish-kryeministri dhe njeriu që ideoi paktin me Athinën, atë  që u rrëzua në 2009, tashmë po tenton të jetë prezent sa mundet me protagonizmin e tij emblematik, ku gëlon nga denoncimet e lloj-llojshme e për shumëkënd.

Me gojën e tij Berisha ka etiketuar si spiun një nga negociatorët, Artur Meçollarin, ndërkohë nëpërmjet medias pranë LSI-së u sulmua një nga bashkëkryetarët e komisionit negociator shqiptar.

Prej disa ditësh, pala shqiptare është nën bombardim të vazhdueshëm nga ana e njërës palë politike.

Dhe duhet pasur parasysh se ende nuk kanë nisur negociatat me Athinën. Gjithçka po bëhet pa nisur ende diskutimet teknike.

Ndërkohë në Greqi nuk ka fare asnjë polemikë mbi ekipin negociator.

Opozita e atjeshme i bën presion Tsiprasit që qeveria të arrijë të fitojë sa më shumë që të jetë e mundur afër pozicionit të marrëveshjes së vitit 2009. Pra ose të jetë në një nivel me 2009-n, ose të humbë sa më pak territor.

Ministria e Jashtme greke ndryshe nga Tirana zyrtare ka një delegacion shumë të vogël: nga 12 që ka emëruar Ditmir Bushati, Nikos Kotzias ka vetëm 4, shkruan Tesheshi.com. Dhe janë të njëjtët që Dora Bakojanis ka patur në krah për të përgatitur atë që e ka quajtur “Master of Arts”; pra marrëveshjen e vitit 2009 që e ka rrëzuar Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Me një fjalë, “kompania” e Bushatit do të përballen me 4 nga mjeshtrat më të njohur jo vetëm në Greqi por edhe në botë: një hartograf, profesor në SHBA; një jurist i së drejtës detare par excellence; një gjeomorfolog dhe numri një i administratës publike në Ministrinë e Jashtme të Greqisë.

Siç mësohet, grupi i Athinës do të sulmojë fort negociatorët shqiptarë për të arritur në një rezultat si përpara 8 viteshl; ose të paktën në një pozicion sa më të afërt.

Zhurma që ka nisur nga Meta dhe Berisha nuk bëjnë gjë vetëm që i japin favor palës greke.

Ndërkaq, mësohet se negociatat për Detin nuk kanë nisur në vitin 2009 kur Sali Berisha dhe Kostas Karamanlis ranë dakord të negocionin shelfin kontinental.

Që nga vitet ‘50 të shekullit të shkuar, qeveria komuniste e Enver Hoxhës ka zhvilluar negociata intensive me Athinën; madje edhe me qeverinë e kolonelëve me të cilët ka pasur një marrëdhënie gati lufte.

Në ministrinë e Jashtme të Shqipërisë ka një dosje të plotë të protokollit të negociatave për Detin. Por kjo dosje nuk u mor fare parasysh nga ekipi i vitit 2009. Ndërkaq, ekipi aktual mësohet se e ka hapur këtë dosje por ende nuk dihet nëse do ta ndjekë modelin e bisedimeve të kohës së Hoxhës.

Megjithatë fakt është se ndërsa në Tiranë po zhvillohet një zhurmë e madhe për situatën, në Athinë nuk guxon askush të luajë mbi këtë çështje. Politikë për të përfituar sa më shumë bëjnë të gjitha partitë, por asnjë nuk luan me ekspertët; i konsiderojnë si mjaft të çmuar…

4 komente në “Të fshehtat e negociatave të “Detit” me Greqinë: Athina emëron komisionin e “Berisha-Karamanlis”; dosja, ajo e komunizmit”

  1. M says:

    Kjo tregon se nuk ka patur shtet ligjor gjate viteve te” tranzicionit”e nuk eshte denuar ndonje per tradheti , spiunazh e agjent se keto i perkasin vetem monizmit e diktatorise e sot jan te gjithe demokrat ha te ham e zhvat te zhvatim dhe akuzojne njeri tjetrin per show si spiun e kriminel dhe kacafyten si ata kokoshat e pakt ne pulari se kush eshte me i forti per ty krekosur para pulave se jam une ketu e behet cfar dua une e si te them une

  2. TanShkreli - zvMinistri says:

    Ne krye te delegacionit tone eshte Qifja i Peqinit dhe modelja braziliane e kercimit ne tub Ditmira Bythshati . Ku ka greke ti rezistoje mallit te Qifes dhe anusit inflamator te Ditmires. Jo vetem detin qe do ju marrim por edhe Parthenonin do ja u marrim dhe ja u rishesim me cmimet e Carapulit.
    Ne jemi komb lider !! Ne kemi Meron !! Ne kemi edhe Edvinin !! Shalsi po kendonte ne bore “Rrofte Peleshi dhe Mirela-TualetBalla me dantella”

  3. Ton says:

    Pala Greke profesore me pervoje e pjekuri. Pala jone me femije.

  4. mirel says:

    Po i paskemi perballur greker me dinjitet.
    Ne vend te prifesorit te hartografise ne ShBA, ne kemi vene student te hartografise ne Greqi.
    Ne kemi vene police dhe diletante partiake, progreke si puna e Prifesor Ksenofoqit.
    E moj qeveri. Na ke nderuar ne cdo aspekt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje