E kemi pare këto dite kryetarin e PD, Lulzim Basha, te kërkoje ndonjë familje te varfër ne zonat e thella te Shqiperise per te denoncuar sa keq jetojnë shqiptaret.
Zyra e shtypit te Partisë Demokratike, siç ndodh rëndom, është kujdesur të fiksojë me video dhe foto momentet kur Basha i jep dorën anëtareve te familjes, se si e tund kokën para tyre, sikur don t’u thotë se është hera e pare qe sheh një familje te varfër ne Shqipërinë e varfër, gati te zere be’ e nishan se kur qeverinë e drejtonte PD-ja (jo me larg se 5 vjet me pare) Shqipëria lulëzonte.
Por, duket se me fotot që janë publikuar është zbuluar (pa dashje) pak më shumë se duhet: më shumë se halli i familjeve në nevojë dhe varfëria e tyre, Bashes i intereson që të dale bukur në media.
Sipas fotove dhe videove te shpërndara mediave nga PD-ja, në datën 26 Shkurt Basha ka qenë në disa familje të varfëra në qytetin e Kavajës (data e saktë se kur ka qenë realisht nuk dihet), ku shfaqet i pikëlluar nga gjendja që po i shohin sytë.
Në fakt në pamjet dhe fotot e publikuara edhe në faqen e tij zyrtare në facebook, stafi i Bashës është treguar i kujdesshëm duke publikuar më shumë detaje që faktojnë varfërinë e familjeve që janë vizituar.
Ama, ata qe e kane tradhtuar kane qene te vetët. Deputetja Orjola Pampuri, e cila e shoqëroi Bashën në këto takime, ka publikuar një album me foto, duke zbuluar me këtë rast edhe një pjesë të mirë të stafit mediatik dhe atij që kujdeset për imazhin e tij.
Siç shihet nga fotot e mëposhtme, në çdo vizitë apo takim, Basha shoqërohet nga minimumi nga 4 punonjës qe kane detyra teknike: një kameraman, për videot e gatshme me kaseta qe u shpërndahen mediave 1 apo 2 dite me vone se ngjarja, një person që mban mikrofonin dhe dy fotografe.
Pyetja qe lind është: Basha i viziton familjet e varfëra per te pare gjendjen a tyre, apo për te shkrepur ca fotografi me ta?/D.Bardhi
Epo te akuzosh lulin per staf kur nga ana tjeter ke lali eri qe cfare nuk nxjerr verdall me 48 te punesuar per kete gje dhe temen e shume te tjere te punsuar per ti nxjerre fotot, ky eshte kulmi