Balla falenderon emergjencat civile për transportimin me helikopter të foshnjes: Faleminderit Xhaçka e Manastirliu

3 Mars 2018, 18:08Sociale TEMA

Ka përfunduar me sukses transportimi me helikopter drejt Tiranës i foshnjës 20 muajshe nga Qarrishta e Librazhdit, e cila ishte në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me gjithë përpjekjet për çbllokimin e rrugës, ambulanca e Spitalit të Librazhdit e kishte të pamundur të shkonte në Qarrishtë për shkak të trashësisë së dëborës.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social facebook Balla falenderon ekipin e mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Njësisë së Helikopterëve dhe Zyrës Operacionale të Emergjencave Civile për përfundimin në mënyrë perfekte të transportimin dhe kujdesin e specializuar gjatë fluturimit për në Spitalin Pediatrik të Tiranës të foshnjes.

Statusi i plotë i Ballës:

Faleminderit mjekëve të Urgjencës Kombëtare Mjekësore, Njësisë së Helikopterëve dhe Zyrës Operacionale të Emergjencave Civile, të cilët sapo përfunduan në mënyrë perfekte transportimin dhe kujdesin e specializuar gjatë fluturimit për në Spitalin Pediatrik të Tiranës të foshnjes 20 muajsh D.B. nga Qarrishta e Librazhdit, në gjendje të rëndë shëndetësore.

Megjithë përpjekjet për çbllokimin e rrugës, ambulanca e Spitalit të Librazhdit e kishte të pamundur të shkonte në Qarrishtë për shkak të trashësisë së dëborës.

Pas njoftimit nga prindërit dhe infermierja e fshatit dhe pas konsultimit me Ministrinë e Shëndetësisë u vendos transportimi nga Njësia e Helikopterëve të Ministrisë së Shëndetësisë për në Spitalin e Librazhdit.

Por gjatë fluturimit mjeku i urgjencës kombëtare mjekësore vendosi dërgimin e menjëhershm në qendrën spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku aktualisht është nën kujdesin e mjekëve.

Faleminderit edhe kolegeve Manastirliu dhe Xhaçka!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje