Sulmuesi argjentinas Paulo Dybala i ka siguruar Juventusit fitoren ndaj Lazios me një gol të shënuar në minutën e 93-të të ndeshjes.
Kur mendohej se Lazio i ndali Juventusit ecurinë prej nëntë fitoreve në Serie A, bomberi argjentinas i siguroi “Zonjës së vjetër” të regjistrojë edhe fitoren e 10-të rresht.
Juventusi arriti që të kontrolloj ndeshjen duke mbajtur topin në posedim për pjesën më të madhe të saj, por shënoi vetëm në fund dhe atë me goditjen e vetme në portë. Për dallim, Lazio u tregua më e rrezikshme me katër goditje drejt portës, dy prej të cilave në portë, megjithëse nuk rezultuan deçizive.
Juventus vazhdon të jetë në vendin e dytë në Serie A dhe pas kësaj fitoreje ka 68 pikë, një më pak se Napoli, i cili ka një ndeshje më pak të zhvilluar.
Ndërkohë, Lazio ruan vendin e tretë me 52 pikë, një më shumë se Interi i katërti dhe dy më shumë se Roma në vendin e pestë, skuadra të cilat kanë nga një ndeshje më pak të luajtur.