Vranë e dogjën nënë e bir, Gjykata lë në burg nusen dhe dashnorin e saj

3 Mars 2018, 12:39Kronika TEMA

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Hysnie Hoxhallari, 32-vjeçe dhe  dashnorin e saj Kasëm Prijasi 26-vjeç pasi akuzohen për vrasjen e Olsi Hoxhallari dhe nënës së tij Salke Hoxhallari.

Përpara grupit hetimor, Hysnie Hoxhallari nusja e Olsi Hoxhallari  ka rrëfyer se ka qenë Kasëm Prijasi i cili ka qëlluar me sëpatë në kokë nënë e bir.

Ndërsa Kasem Prijasi ka thënë në seancën gjyqësore se i ka vrarë nënë e bir, pasi nuk takonte dot Hysnien, me të cilën kishte një lidhje dashurie.

Ngjarja makabër ndodhi më 21 janar në Vlorë ku nusja e shtëpisë Hysnie Hoxhallari në bashkëpunim me dashnorin e saj Kasëm Prijasi, vrau burrin e saj Olsi Hoxhallari dhe vjehrrën Salke Hoxhallari e më pas i vunë zjarrin shtëpisë. (TemA)

4 komente në “Vranë e dogjën nënë e bir, Gjykata lë në burg nusen dhe dashnorin e saj”

  1. Alpet.al says:

    Me siguri, kjo Hysnija, dashnorja-Xhuljeta, ka qene e dhunuar nga i shkreti Olsi, burri i vet dhe nga e shkreta Salkie , vjehrra e vet, qekurse eshte martuar, madje qekurse eshte fejuar qekurse., dhe prandaj ka gjetur strehim e shprese tek dashnori i vet Kasemi, dmth Romeo, dhe ky i fundit qe nuk kishte ballkon ku te ngjitej e te takonte Xhuljeten e vet sikurse bente ao Romeoja i Shekspirit, perdori sopaten dhe pishtarin te clirohej nga makthi.
    Ne fakt, kjo Hysnija, nga burgu, duhej te telefonoje tek emisioni i Eni Vasilit “Me zemer te hapur”, te tregoje vuajtjet e saj te tmerrshme, dhe zonjeza Eni Vasili, pasi te psheretije do ta pyesi me ze te dhembshur se si ishte martuar, se cfare i kishte premtuar qe ne fillim, ne takimin a diten e pare ai kafsha Olsi, dmth ai burri i vet dhe, bashke me psikologen dhe avokatin e studjos se Enit, do ti thone se perse nuk kishte kerkuar urdher mbrojtjeje xhanem nga ai xhaili, se keshtu ai do te detyrohej te rrinte larg dhe ajo do te mund ta takonte lirisht Romeon e vet. Dhe po te kishte shkuar me pare ne studjon e Enit, kjo me ekipin e vet do ti kishte mundesuar divorcin dhe t’i jepte duart atij xhailit, Olsit, burrit te vet, madje me sherbim falas nga avokati ne studjo.

    1. Alpet.al says:

      Me duhet te bej korigjim, emisionin “Me zemer te hapur” qe kam permendur ne komentin tim, drejtohet/moderohet nga Evis Ahmeti dhe jo nga Eni Vasili, te ciles i kerkoj ndjese qe e kam permendur ketupa ndonje shkak.

  2. Alban Dega says:

    KURVERI E TERROR NJEKOHESISHT !

    Ne burg perjete te dy !
    Zgjidhja e e mire do te ishte ligji amerikan
    i Nju Jorkut, Floridas, Teksasit… me vdekje !

  3. fatos says:

    Skate gjygj per kete plehre,,,futini plumbin ne goje,….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje