ANALIZA: Çfarë fshihet pas "vardisjes" së BE-së ndaj Ballkanit dhe pozicioni i Rusisë

5 Mars 2018, 09:20Politika TEMA

Nga Michael Winfrey

Në hartën e vendeve anëtare të Bashkimit Europian ekziston një hapësirë e madhe, qartësisht e dukshme ku ndodhen pesë shtetet e ish-Jugosllavisë dhe Shqipëria.

Liderët e këtyre shteteve janë entuziastë se do të bëhen pjesë e këtij Bashkimi.

Të shqetësuar për ruajtjen e stabilitetit dhe sidomos për ndikimin në rritje të Rusisë në këtë rajon, edhe zyrtarët e BE-së dëshirojnë që këto vende të jenë pjesë e tij, por jo menjëherë dhe jo në gjendjen që këto shtete janë aktualisht.

1. Cili dëshiron të bëhet pjesë e BE-së?

Pas pranimit të Sllovenisë në vitin 2004 dhe Kroacisë në vitin 2013, BE-ja “ia ka vënë syrin” edhe gjashtë vendeve të tjera në Europën Juglindore që të bëhen pjesë e saj. Këto shtete, të cilat njihen edhe si vendet e Ballkanit Perëndimor janë: Bosnjë-Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, Kosova, Republika e Maqedonisë dhe Shqipëria.

Referuar një raporti të rëndësishëm që u bë publik në fillim të muajit shkurt, liderët e BE-së kanë përcaktuar vitin 2025, si periudhën e pranimit kur këto vende mund të gëzojnë nga përfitimet e të qenët pjesë e tregut të përbashkët më të madh në botë.

Po në këtë raport specifikohej edhe se secili nga këto shtete duhet të forcojë sundimin e shtetit ligjor, të zgjidhë mosmarrëveshjet kufitare dhe të përmirësojnë ekonomitë e tyre, për të qenë të denja përballë konkurrentëve të tjerë të këtij blloku.

2. Pse të zgjerohet më tej BE-ja?

Shtetet e BE-së e shohin zgjerimin si një mënyrë për të përmirësuar stabilitetin dhe sundimin e ligjit në epiqendrën e konflikteve më të përgjakshme të kontinentit që nga Lufta e Dytë Botërore, si dhe për të stabilizuar edhe volatilitetin.

Nëse shtetet e BE-së do të arrijnë që ta rrisin ndikimin në mesin e 18 milionë njerëzve në rajon, do të jenë më pak të shqetësuar për pasiguritë e së ardhmes.

Përveç kësaj, zgjerimi i bashkimit është një mënyrë për të kundërshtuar ndikimin në rritje të një Rusie gjithnjë e më ekspansioniste nën drejtimin e Presidentit Vladimir Putin dhe përpjekjet e Kinës dhe Turqisë që duan të rrisin ndikimin në Ballkanin Perëndimor, nëpërmjet investimeve dhe nismave të ndërmarra aty.

3. A mundet që 6 prej tyre të bëhen pjesë e BE-së në 2025?

Në draftin fillestar për Strategjinë e saj për Ballkanin Perëndimor, Komisioni Europian, organi ekzekutiv i BE-së, veçoi vetëm Malin e Zi dhe Serbinë, si dy prej shteteve më potenciale për t’u bërë pjesë e BE-së deri në vitin 2025.

Referuar po të njëjtit draft, bisedimet e anëtarësimit mund të kenë filluar edhe për Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë deri në atë periudhë kohore, ndërsa Kosova dhe Bosnjë-Hercegovina mund të kenë kaluar në statusin e vendeve kandidate.

Por vetëm një ditë më pas, Komisioni bëri disa ndryshime të rëndësishme të draftit fillestar. Sipas tij, deri në mesin e dekadës së ardhshme, të gjashta këto shtete mund të bëheshin pjesë e BE-së, por me kusht që secili të bënte punën e tij ashtu siç duhej.

Ai e krahasoi këtë proces me “një karvan” dhe jo me një “garë varkash”, edhe pse realiteti është disi ndryshe, sepse disa vende janë më përpara se të tjerat.

4. Cila është pengesa më e madhe?

Ndoshta sundimi i shtetit ligjor, dhe Mali i Zi është shembulli më konkret që mund të merret në këtë drejtim. Edhe pse ai i ka filluar bisedimet për t’u bashkuar me BE-në që në vitin 2012, është një prej shteteve që ka mbetur më mbrapa në rrugën drejt anëtarësimit.

Por si asaj ashtu edhe shteteve të saj fqinje i është kërkuar nga Komisioni Europian që të ulë nivelin e krimit të organizuar dhe ndikimin e politikës në gjykata dhe në media. Por duhet thënë se sipas raportit të fundit të 2016-s të Komisionit Europian, ky shtet ka bërë përparime në drejtim të uljes së nivelit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.

5. Si ndikojnë mosmarrëveshjet rajonale në këtë drejtim?

Mosmarrëveshjet e tejzgjatura mbi kufijtë, si dhe armiqësia nga luftërat e viteve 1990, janë një pengesë tjetër. Rasti më tipik në këtë drejtim është refuzimi i Serbisë për të njohur sovranitetin e Kosovës si shtet i pavarur që nga viti 2008. Por teksa Serbia është shteti kandidat i dytë që ka ecur më shumë në anëtarësimin drejt BE-së, Komisioni i ka vënë si kusht pranimi, normalizimin e lidhjeve me shtetin fqinj, Kosovën.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se do të përpiqet që deri në muajin prill do të ketë gjetur një zgjidhje. Por Serbia ka edhe mbështetjen më të ulët publike për anëtarësimin në BE, në krahasim me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

6. Cilat janë konsideratat ekonomike?

Komisioni arriti në përfundimin se asnjë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor nuk ka një “ekonomi tregu funksionale” dhe as aftësinë për të përballuar “presionin konkurrues të forcave të tregut” në BE. Shqipërisë, për shembull, i është dhënë statusi i shtetit kandidatit, gjë që i paraprin fillimit të bisedimeve.

Brukseli po kërkon që vendi të ulë borxhin publik, që është më shumë se 70% e prodhimit ekonomik vjetor, të ulë deficitin buxhetor, të rrisë konkurrencën në treg dhe të përmirësojë infrastrukturën në një vend që ka vetëm 1.4 kilometra rrugë për çdo 1.000 banorë, vetëm 1/7 e mesatares së BE-së.

7. A ka pengesa të tjera?

Po. Rasti i fundit është mosmarrëveshja e Maqedonisë me Greqinë fqinje. Ndërsa Republika e Maqedonisë ka qenë e para në rajon që të merrte statusin e shtetit kandidat, përparimi i saj në rrugën drejt anëtarësimit në BE dhe NATO ka hasur në pengesa të shumta nga Greqia.

Të dy vendet janë në bisedime për të gjetur një zgjidhje, sepse vetëm pas saj, Republika e Maqedonisë mund të nisë zyrtarisht negociatat e pranimit në BE.

8.Pse Bosnjë-Hercegovina është më mbrapa se shtetet e tjera?

Bosnjë-Hercegovina është më mbrapa se shtetet e tjera për shkak të nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Faktorë të tillë nuk gjenden vetëm në këtë shtet, por ajo është edhe burim paqëndrueshmërie, duke pasur parasysh se dy komponentët e saj kryesorë, Republika e madhe etnike Srpska dhe Federata Kroato-Boshnjake, akuzojnë njëra-tjetrën se po nxisin realizimin e objektivave të kundërta të njëra-tjetrës.

Sipas KE-së, ajo mund të bëhet një shtet kandidat me anë të përpjekjeve të nevojshme dhe një angazhimi të qëndrueshëm. Kosova është ajo që po përballet me pengesa edhe më të mëdha në krahasim me të tjerat, sepse 5 prej 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian nuk e kanë njohur atë ende si shtet i pavarur.

Ajo ka qenë gjithashtu pjesë e tensioneve politike midis qeverisë dhe opozitës, situatë e cila ka shkuar edhe në përleshje të shpeshta në Parlament, ku janë hedhur granata gazi lotsjellës.

9. Cili është pozicioni i Rusisë?

Rusia gjithnjë ka dashur dhe është përpjekur vazhdimisht që të rrisë ndikimin në rajon. Mali i Zi akuzoi Kremlinin për nxitjen e një grushti shteti në 2016-n, përpara se vendi të bëhej pjesë e NATO-s.

Por Moska e mohon akuzën. Rusia gjithashtu mbështet refuzimin e Serbisë për të njohur Kosovën në forumet ndërkombëtare, si edhe shitjen e tankeve, aeroplanëve të luftës dhe ofrimin e investimeve të shumta në këtë shtet. Në mbështetje të të gjitha këtyre veprimeve, Serbia ka refuzuar të bashkohet me vendet e BE-së në vendosjen e sanksioneve ndaj qeverisë së Putinit.(monitor)

2 komente në “ANALIZA: Çfarë fshihet pas “vardisjes” së BE-së ndaj Ballkanit dhe pozicioni i Rusisë”

  1. kampaçurreta says:

    Ashtu siç ishte rend ” socialist” ne vitete 70-80 tani radhen e ka rendi kapitalist i cili ndodhet ne grahmat me te renda te tije. Po te vleresohen vetem zgjedhjet duke filluar nga Austria,Gjermania.Franca. Britania . Italia, konfliktete ne Spanje etj tregojne se stabiliteti politik eshte tronditur kjo e pasqyruar gjithnje e me teper ne zgjerimin e shtresave me nivelin e ulet ekonomik dhe koncentrimin e politikberjes ne doren e oligarkeve te cilet po perpiqen te krijojne çoroditjen e masave te gjera te popullsise duke futur ne loje premtime per vlera monetare ku edhe njerzit jane me te ndjeshem. Vini re premtimete presidentit Francez ku popullariteti i tije ka rene shume poshte, premtimet e presidentit Amerikane ku ka rene ne 35 %. Ne BE ku kane dale ne skene forcat e djathta revanshiste si ne Austri.Gjermani,France,Greqi etj tregon se pupulli po kerkon ndryshime radikale ne ekonomi te cilat me kete sistem ekonomik eshte e pa mundur te realizohen. Ne keto kushte BE e futi ballKanin ne mes te tije si teritor pasi e dime te gjith qe te 6 shtetet e ballkanit jane te rrethuara nga vendet e BE grecia,bullgari,rumania ,hungaria,kroacia e Italia ne anen perendimore te detit adriatik.Keshtu ne 6 shtetet e ballkanit dhe ndikimi mbi keto shtete i Rusise, Turqise e aq me pak i Kines jane me te veshtira. Dhe si perfundim BASHKIMI EUROPIAN E DON BALLAKANIN PA BALLKANASIT.Ata jane ne veshtiresi shume te larta ekonomike per popujt e tyre pa le te shtojne edhe ballkanasit.

  2. mirel says:

    Po nje loje fjalesh per te thene qe kandidimi per EU behet me kusht dhenien e territoreve.
    Kur ne nuk paskemi arritur Malin e Zi per sa i perket vendosjes se Ligjit dhe luftez kunder korrupsionit, imagjinoni cdo te thote te shpresosh per anetaresim. Ata e thone hapur qe nuk ka ekonomi konkuruese. Borxhi publik mbi 70%. Ku eshte kthesa? Ku nis fillimi i ndryshimit? Kur as shteti ligjor nuk vendoset dhe as korrupsioni nuk zgjidhet, cili eshte hapi i pare drejt endres Europiane?
    Deti, varrezat dhe dhenia e territoreve.
    Shikoni sa larg eshte llogjika normale me kerkesat e anetaresimit me llogjiken e veprimit te qeverise. Te paren gje qe ben eshte shitja e detit. Te tjerat me te pare e me te bere.
    Shkurt, po ben pazare me Pavaresine territoriale te shtetit.
    Pyetja tjeter, perse Evropa i jep perparesi Malit te Zi kur ky paska probleme kufiri me Kosoven? Apo pse i duhet te marre e jo te jape. Qe kur ne pazaret e anetaresimit vetem per shqiptaret qenkan kusht dhenia e territorit, dhe per asnje vend tjeter? Kaq shume i paskan rene me qafe shqiptaret fqinjeve?
    He mo Ramut, ku e ke Flamurin e Shqiperise se madhe? Ke patur dhe nhe harte te vitit 1500. Ne ate harte Shqiperia ishte deri ne Athine. Apo e ke futur ne sirtar tani dhe po pikturon harten e Greqise deri ne Vlore.
    Kerma tradhetare.
    Esadiste te ndyre. Te njejtin fat meritoni

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje