Champions League/ Real Madrid dhe Liverpool kualifikohen për në fazën çerekfinale

6 Mars 2018, 22:41Sport TEMA

Nuk ka surpriza në sfidën e kthimit të fazës së 1/16-tave të kompeticionit të “Uefa Champions League” mes PSG-së dhe Realit të Madridit, sfidë që u zhvillua në stadiumin “Parc des Princes”.

Madrilenët e drejtuar nga trajneri francez, Zinedine Zidane, kualifikohen për në fazën tjetër të këtij kompeticioni duke triumfuar dhe në sfidën e kthimit me rezultatin 1-2, pas fitores së parë në “Santiago Bernabeo” me rezultatin 3-1.

Një 90-minutësh që u dominua nga madrilenët që nuk e vunë për asnjë moment në diskutim kualifikimin përballë një Parisi që nuk ishte në një ditë të mirë, ku u vu re qartë dhe mungesa e Neymar.

Golat e fitores në këtë takim për “Los Blancos” ishin Kristiano Ronaldo dhe mesfushori Lucas Vazquez që hipotekuan kualifikimin e skuadrës së tyre, ndërsa golin e vetëm për PSG-në në këtë sfidë u shënua nga Edison Kavani që vlejti vetëm për statistikë.

Edhe Liverpooli është kualifikuar për në raundin tjetër duke eleminuar në këtë fazë skuadrën e Portos.

Sfida e sotme e zhvilluar në “Anfiled Road” u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0, por “The Reds” kalojnë për në fazën tjetër pas fitores së arritur në transfertë me rezultatin e thellë 5-0. (TemA)

Më poshtë golat e takimit të sfidës PSG-Real Madrid.

Goli i pare i shenuar nga Ronaldo.

Goli i dyte i shenuar nga Cavani

Goli i trete i shenuar nga Vazquez

 

1 komente në “Champions League/ Real Madrid dhe Liverpool kualifikohen për në fazën çerekfinale”

  1. arturi says:

    Goli i 2-te nga Casemiro dhe jo Vazquez!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje