VIDEO: Putin tregon aftësitë e tij në futboll para Kupës së Botës përballë presidentit të FIFA-s Infantino

6 Mars 2018, 17:53Sport TEMA

Vladimir Putin ka treguar aftësitë e tij për futbollin përpara Kupës së Botës që do të zhvillohet në Rusi, duke u shfaqur në një video promocionale të FIFA-s kur kanë mbetur edhe 100 ditë deri në fillimin e turneut.

Klipi u regjistrua nga organi qeverisës dhe në mbyllje të videos, Putin dhe presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino mund të shihen në një dhomë luksoze duke luajtur me topin me njëri-tjetrin.

Në hyrje të klipit fillojnë me fjalët ‘Disa njerëz nuk mund të presin për shfaqjen më të madhe në tokë’, përpara se Wayne Rooney të shfaqet duke xhongluar topin.

Më pas në ekran del edhe sulmuesi brazilian Ronaldo në një ballkon me pamje nga plazhi i cili luajti për vendin e tij, si dhe Barcelonën, Interin dhe Realin në fund të viteve ’90 dhe në fillim të viteve 2000.

Ai është pasuar nga një stuhi e yjeve të mëdhenj ndërkombëtarë, duke përfshirë Carlos Puyol i Spanjës dhe Jay Jay Okocha Nigeriani i Boltonit, i cili befason me lëvizjet e tij ndërsa ndodhet në një rrugë me pemë.

Pastaj në klip i vjen radha edhe legjendës së Argjentinës, Diego Maradona, i cili balancon topin në këmbë duke u mbajtur në një tavolinë në një kuzhinë shtëpin e tij.

Pjesë e këtij klipi janë edhe shumë yje të tjerë të futbollit botëror që shënuan 90 prekjet e para të topit, ndërsa i mbeti presidentit rus, Vladimir Putin, për të shtuar 10 prekjet përfundimtare me pak ndihmë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, që ishte e 100 dhe përkon me nisjen e kompeticionit më të madh Botëror. (TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje