Zoti i ka dhënë Shqipërisë një natyrë kaq të bukur në kaq pak kilometra katrorë sa do t’ia kishte zili gjithkush. Por, më pas duket se është penduar, që i ka dhënë kaq shumë dhe i ka “dhuruar” një klasë politike, që në vite nuk ka bërë gjë tjetër, veçse i ka gërryer pa mëshirë këto bukuri.
Shqiptaret gëzojnë pasuri natyrore për frymë më shumë se çdo vend i Rajonit, madje më shumë se vendet me standarde të larta jetese të tilla si Gjermania, Franca dhe Zvicra, Italia etj, por dobësitë njerëzore në menaxhimin e tyre e kanë bërë vlerën e pasurive të pashfrytëzueshme.
Banka Botërore mati pasurinë e kombeve më 2018 gjeti se shqiptarët kanë pasuri natyrore rreth 13,375 dollarë për frymë, nivel më i lartë se shumica e vendeve të Ballkanit. Madje shqiptarët kanë gëzojnë më shumë pasuri të natyrës edhe se grekët (12,546 USD) dhe turqit (12,854USD). Edhe italianët kanë me pak pasuri natyrire për frymë se shqiptarët, me vetëm 8,619 USD, dhe gjermanët gjithashtu, me vetëm 7071 USD.
Tek kapitali natyror Banka Botërore ka klasifikuar energjinë me (naftë, gaz, qymyri i fortë dhe i butë), mineralet (10 kategori), toka bujqësore (toka bujqësore dhe kullota), pyjet (druri dhe disa produkte pyjore jo të zeza), dhe zonat e mbrojtura tokësore. Aktualisht nuk janë përfshirë zonat e mbrojtura nga zonat detare.
Burimet natyre janë një mallkim i hershëm që ka zënë njerëzimin, pasi vendet me pasuri natyrore janë edhe më të varfrat. Ndërkohë që Shqipëria ka nivelin më të lartë të pasurive natyrore për frymë ka të ardhurat disafish më të ulëta për banorë se vendet në fjalë.
Por gjithsesi niveli i zhvillimit ekonomik të një vendi është i lidhur fort me përbërjen e pasurisë së saj kombëtare. Kapitali natyror është komponenti më i madh i pasurisë në vendet me të ardhura të ulëta (47 për qind në 2014).
Të pasuruarit nuk ka të bëjë me likuidimin e kapitalit natyror për të ndërtuar pasuri të tjera. Rritja vjen nga përdorimi efikas i kapitalit natyror dhe investimi i të ardhurave nga burimet natyrore të kapitalit, si mineralet, në infrastrukturë dhe arsim. Ky investim pastaj rezulton në rritjen e pasurisë totale, referon me tej Banka Botërore.
Burimet e ripërtëritshme, toka bujqësore, pyjet dhe zonat e mbrojtura mund të sjellin përfitime në përjetësi nëse menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme. Në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, vlera monetare e aseteve të ripërtëritshme gati është dyfishuar në një dekadë, duke mbajtur konstant numrin e popullsisë.
Në kontrast me burimet e ripërtëritshme, kapitali natyror siç janë lëndët djegëse fosile dhe mineralet ofrojnë shanse të fragmentuara dhe të shtrira në një periudhe kohore.
Gati dy të tretat e vendeve që kanë mbetur të ardhura të ulëta që nga viti 1995 klasifikohen si shtete të pasura me burime natyrore, të cilat janë plot me konflikte dhe demokraci të pazhvilluar dhe nivel të ulët jetese. Kjo tregon se vetëm burimet nuk mund të garantojnë zhvillimin. Banka Botërore këshillon se nevojiten institucione të forta dhe qeverisje të mirë për të siguruar që përfitime të larta nga pasuritë natyrore.(Monitor)
Bismarku qe heret pat thene”Shqiptret ecin kembezbathur mbi flori”kishte te drejte.Problemi qendron tek shperndarja e kesaj pasurije.Ajo po vidhet vazhdimisht nga nje grupi vogel pushtetaresh dhe te huajt.Sot vendi eshte i mbushur plot me kollare dhe çanta luksoze qe thithin si ushujza pasurine e shtetasve duke i degdisur ata ne mjerim te plote.Vendi eshte i mbushur me rrogetare,OJQ,shoqata e agjensi;fondacione e kompani,klerike dhe partiake,universitete e psikologe gazeta dhe televizione ,seksere dhe matrapaze qe te gjithe pretendojne se “punojne” por ne fakt rjepin deri ne palce popullin e thjeshte duke i lene atij vetem fukarallekun.Te gjithe paguhen nga taksapaguesit te cileve nuk eshte nevoje shume tu shkosh ne dere per takse mjafton qe ate ta keshe taksuar ne dogane;nuk eshte nevoja ta pyesish sa do paguash pe TV mjafton qe ti shkaterrosh teknologjine e vjeter dhe ta besh klient forcerisht,nuk eshte nevoja ti marresh para ne sherbesat fetare mjafton qe ta trembesh se nuk do pranohet ne parajse a xhehnet dhe ti jep vete;nuk eshte nevoja ta pyesish per OJQ-te sepse vete ke ndertuar sistemin qe u merr parate;nuk guxon te dalesh ne prag te deres se duhet te paguash çdo gje dhe te marresh asgje.Burokracia,oligarkia,kleri,mediat po e mbysin popullin e vet.Pra jemi kethyer ne nje specie vetvrasese.
Po kemi nivelin me te larte te korrupsionit ne bote apo i harruat studimet .