SKANDALI/ Si e shiti për 250 mijë euro Adriatik Llalla, ullishten që ia mori vrasësit për 1.5 milionë lekë. Zbardhet dokumenti

7 Mars 2018, 08:17Politika TEMA
SKANDALI/ Si e shiti për 250 mijë euro Adriatik Llalla, ullishten

Thellohet skandali me pronat i ish Kryeprokurorit Adriatik Llalla. Një dokument zyrtar i cili publikohet për herë të parë nga “Alpenews.al” hedh dritë gjithnjë e më të plotë mbi mekanizmin e errët mbi të cilën është vënë pasuria e ish kreut të organit të akuzës shqiptare.

Sipas tij, Llalla figuron që të ketë blerë me çmimi krejt minimale, jashtë çdo logjike tregu prona të patundshme, duke i rivlerësuar më pas ato dhe duke i shitur me çmime disa fish më të larta se ajo fillestare.

Çmime këto që më pas janë deklaruar si të ardhura të ligjshme, sipas një formule që ekspertët e antikrimit ekonomik e cilësojnë si tipike për një skemë të pastrimit të parave të psita që mund të kenë rrjedhur nga korrupsioni.

Muajin e kaluar sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson firmosi vendimi për ti ndaluar hyrjen në SHBA të z. Llalla, bashkëshortes dhe dy fëmijëve të tyre më të mëdhenj me motivacionin për përfshirje në raste madhore korrupsioni gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë.

Sot Alpenews.al botoi të plotë Kontratën e shitjes dhe Çertifikatën e vërtetimit të pronësisë së Adriatik Llallës mbi një ullishte me sipërfaqe 3 000 metra katrorë në periferinë e Tiranës në një zonë shumë të lakmuar.

Këtë pronë të patundshme ish Kryeprokurori i Republikës ia ka marë një vrasësi për 1.5 milionë lekë ose me një çmim qesharak prej 500 lekësh pë metër katrorë. Shitësi është Eduart Enver Dushku, 42 vjeç nga Sauku i Tiranës i arrestuar të enjten e kaluar më 1 mars 2018 gjatë operacionit policor me emrin e koduar “Përsëritësi”. Dushku sipas policisë eshte nje person shume problematik dhe ne kartelen e tij figurojne nje liste e gjate akuzash te bera nder vite si vrasje, plagosje, armembajtje pa leje, dhune, shkaterrim prone, perdorim lendesh eksplozive, etj.

Por pa kaluar pak kohë ullishta prej 3 000 metër katrorë e marë “për një copë bukë” nga Kryeprokurori i Shqipërisë është rishitur me një çmim 22.6 herë më të lartë, biznesmenit Ardian Beshiri, për 249 mijë euro.

Në këtë pasuri te patundshme Adriatik Llalla nuk kishte bere asnje investim. Por çuditerisht ajo eshte shitur nga 1.5 milione leke ne rreth 250 mije euro me nje te rene te lapsit, a thua se aty ishte zbuluar ndonje pus nafet apo minierë floriri.

Pyetjet qe lindin jane: Ku qendron kleçka e nje transaksioni te tille ku Kryeprokurori i Shjqiperise i ble nje vrasesi token me 500 leke metri katror dhe e shet me pas me nje çmim 22.6 here me te larte nje biznesmeni. Kush eshte viktima, ndihmesi dhe perfituesi ne gjithe kete histori dhe kush eshte roli i Adriatik Llallës në këtë skemë, mesohet se kjo gje po hetohet nderkohe dhe shume shpejt pritet te kete konkluzione konkrete.

Ajo që e bën edhe me skandaloze kete histori, është fakti se ky eshte transaksioni i pare i erret i deklaruar i Adratik Llallës. Alpenews.al do te hedhi drite mbi shume të jtera si kjo ose me skandaloze se kjo. Per te zbuluar ne fund, nje skeme teper te dyshimte ne kufijte e kriminales, qe e kane bere ish Prokurorin e Republikes, nga nje rrogetar i zakonshem i shtetit, ne nje miliarder.

15 komente në “SKANDALI/ Si e shiti për 250 mijë euro Adriatik Llalla, ullishten që ia mori vrasësit për 1.5 milionë lekë. Zbardhet dokumenti”

  1. kujt ja thoni keto,pse na i thoni gjithe keto?
    Jemi ngopur me te thena qe bien ne vesh te shurdhet,kur nuk vepron (ose nuk ka )as prokurori,as shtet.
    Kemi 28 vjet qe shikojme me syte tane se si keta maskarenj,nga komuniste te thjesht brekgrisur ,na u bene milioner duke vjedhur, shkatrruar,e duke vrare.
    Mjafte me se populli eshte i lodhur dhe i varferuar.
    U gezuam se na iku soc,por na erdhe hajduteria e salileria me ilirfloririn me parti familjare e me vila ne te kater anet e vendit,na erdhi sypeshkaqeni qe i bie botes rreth e rrotull

    1. BE Gazetar says:

      Skandali me i madh eshte qe
      qeveria Rama dhe Arta LLalla2 nuk duan te ndjekin ligjerisht miqte hajdut. Apo jo?

      Nuk nderhyn Keyeministri ne drejtesi se eshte e pavarur si ne Gjermani, Danimarke apo Angli. Ja u kry dhe vati kjo pune si Fullani dhe shejtani.

      Prandaj mos na hapni zorret me thashetheme qe jane pa bereqet dhe qe bindin politikanet tane dhe miletin bageti aty po bie termet dhe Shqiperia po Rilind.

    2. Spartaku says:

      Keto jane manovra te Llallaes per te mbuluar miljonat qe ka mare nga hallexhinjet dhe nga Sali Berisha,i cili e ka paguar me shuma marramendese per sherbimin qe i ka bere ai Berishes.

  2. Timi says:

    Ne burg qenin dhe ti sekuestrogen te gjithe oadurite e vjedhura.

    1. VezhguesBE says:

      Duhet pare edhe ajo puna e Bunkerit te Rames. Ku i gjeti gjithe ato pare betoni sh Kryeminister?

      Po Taulant Palla, pse eshte milioner, po ashtu Ruci dhe Brace. E dime qe Likja eshte flori dhe Saliu ka kulle ne bjeshket e namura. Luli u ba ma i pasur se morri edhe 13 milione nga Rama. Pra, keni ma per belulin?

  3. Kellira says:

    Tik Tak Llala

  4. Pashuku says:

    Shqiptaret duhet te jene te lumtur per interesimin dhe perkushtimin qe kane SHBA-te per ta dhe nuk duhet asnjehere te dyshojme ne qellimet e ketij vendi aleat.Broqkullat dhe intrigat per ambasadoe te njeaneshem a te korruptuar apo per keqinformime jane vetem alibi te rrejshme te atyre qe e ropen popullin e gjore.SHBA-te e kane sistemin informativ me te persosur dhe me te sofistikuar ne rruzullin toksor ata nuk kane nevoje ti “informoje” apo “disinformoje” Rama,Basha ,Meta, Mediu as lobistet e paguar nga klanet partiake .Une besoj se FBI-ja dhe CIA- ja i kane te gjitha dosjet per secilin politikane shqiptar dhe e ddine edhe ku jane parat e grabitura nga populli i gjore .Ora po afrohet dhe do shohim kush i ka zhagite shqiptaret me decenie ne batakun e tranzicionit duke i rjepur per se gjalli.Shikoni vetem Llalla e disa zagare te pushteteve qfare kane bere po mentoret e boset e tyre .Gati e kallen Parlamentin per ta mbrojtur kete hajn.Jane ne gjendje te kallin tere Shqiperine per te ruajtur pozitat dhe pasurine e vjedhur.Keni pyetur veten ndonjehere pse femijte tuaj nuk kane ardhmeri as gjerat elementare te jeteses por ju duhet te marrin boten ne sy e femijte e Sali Berishes me shume kohe kalone ne vendet ekzotike me te shtrejta te botes.A jane ata me soj dhe me te menqur se femijte tuaj.Jane parat tuaja te djerses dhe gjakut qe i hargjojne mijera politikane e familjet e tyre ndersa ju jetoni ne mjerim.ORa e gjykimit po afrohet,per hajnat e politikes eshte ora e kiametit dhe en duhet te rreshtohemi me SHBA-te sepse jane i vetmi shpetim.Ah po te ishte e mundur te behet Shqiperia e Kosova shteti i 53-te i SHBA-ve te shtohet edhe nje yll ne flamurin Amerikan.

  5. Saranda says:

    Do denohet ne munges dhe kaq
    Gjermania nuk e kthen ne shqiperi se ka qen zyrtar i lart dhe ka kerkuar strehim politik

    1. Llalla2 A says:

      Vetem te deklarohet qe i rrezikohet jeta nga Rama apo Sali Berisha, dmth shtetii, pra nje zyrtar kaq i larte ne ate shtet, fiton automatikisht azilin.
      Vazhdoni dhe merruni me Llallen qe u sherbeu besnikerisht si Likes, Rames e Saliut.

      Vishon e dekoroi dhe e emeroi ne NATO kurse Adriatikut i thane shko ne Gjermani. Ja u ba dhe vetingu i PP.

    2. shqiptari nga Shqiperia says:

      o Saranda , mire e ke ti o babush po Gjermania nuk kthen shtetas gjerman , se e kane me kushtetute , dhe jo vetem gjermanet por shumica e shtetev te fuqishme , ata nuk dorezojne shtetasin gjerman dhe jo katundarin nga Gramshi . Mos u shpejto te nxjeresh perfundime ore patriot se Llalla eshte kaq shume i ekspozuar ne korupsion dhe krimin e organizuar saqe nuk i intereson Gjermanise te strehoje njerez te paskrupull si Tiku , e di dhe vete Tiku qe ka mbaruar cdo gje , si thone dhe miqte tane amerikane the game over…….ska ku shkon , vetem po te jete idiot fare , me nje kerkese tek interpoli dhe te nesermen ne Tirane …….. tung

  6. Albi says:

    Ky quhet pastrim i produkteve te vepres penale qe eshte objekt hetimi nga D.P.P.Parave dhe Prokuroria .Po te vini re e njejta skeme eshte perdoruar nga te gjithe ata qe kane detrimin te deklarojne pasurine , politikane , gjyqtare , prokurore , nepune te nivelit te larte , te gjithe blene lire dhe shesin shtrenjte.Se keta o popull kane te dhena per “biznes” prandaj hyn te vobekte dhe dalin milionere .Lloji i races .Tani me thoni kush do te kapi, kush do i ndeshkoje .keta jane te gjithe njelloj .A ka prokuror apo gjyqtar qe te quaj faj ate qe ka bere vete . A ka politikan qe ti beje pershtypje kjo ndodhi kur edhe ata e bejne vete nje gje te tilel . Ne mos te gjithe 99,99% po.

  7. Viro says:

    Se pari sekuestrim pasurie qe te shkoje aty ku nisi. Pastaj arrest ne burg dhe allishverishet dalin vete. Keni te drejte qe nuk besoni se drejtesia jone eshte bere nga hajdutet, si Llalla me shoke. Po mos u merakosni se drejtesine tone e kane mare ne dore ustallaret. Ata qe ndertuan Shtetin me te fuqishem te botes s’e kane problem nje fshat si ky yni.

    1. Shigjeta Dega says:

      Nje dite dhe derrat do fluturojme ashtu si Shqiponja dykrenshe.
      Besim kane pas Shqiptaret qysh nga clirimi. Do duhen dhe 500 vjet qe te flasim perseri.

  8. qypi says:

    Te dinim budalla, por qenke rrufian more Llala.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje