Nga Andi Bushati
Lulzim Basha dhe Partia Demokratike janë vënë nën syrin e cikonit që pas investigimit të revistës amerikane “Mother Jones” lidhur me origjinën e dyshimtë të plot 675 mijë eurove që ata kanë paguar për lobim në ShBA. Akuza rreth tyre po përqëndrohet në një pikë sa të dyshimtë po aq edhe piktoreske.
Kundërshtarët socialistë i kanë vënë në shënjestër se po bashkëpunojnë me forca jo dashamirëse ndaj ëndrrës perendimore të Shqipërisë, se po financohen nga qarqe që duan t’i fryjnë dasive mes lindjes dhe përëndimit, se në fund të fundit po shndërrohen në vegla të një lufte të ftohtë, hijet e së cilës ringjallen herë pas here.
Në atë investigim ka gjëra që janë të bazuara në fakte dhe prova. Aty del qartë mënyra okulte e pagesave për lobuesit dhe tentativa për të fshehur origjinën e parave.
Në artikullin e gazetarëve Corn, Levintova dhe Friedman kuptohet se pas kompanisë Biniatta Trade LTD, që në 24 mars 2017 ka paguar këstin e parë prej 150 mijë dollarësh, fshihen dy qytetarë rusë Evgeny Sheremetyev dhe Kostantin Ferulev.
Po me aq sa dimë deri më tani, historia përfundon këtu.
Dhe nga ky fakt të arrish në konkluzionin se kemi një përzjerje të Kremlinit, një histori me Xhejms Bond, një tentativë për ndrajen e Shqipërisë mes interesave amerikane dhe atyre Ruse dhe një ndryshim të kursit drejt lindjes, përbën një kapërcim të madh logjik.
Pra, po ta shohim këtë skandal në dinamikën e tij, që kur në nëntor të vitit të kaluar u bënë publike faturat e pagesave të PD për lobing, dallohen lehtësisht dy linja të mëdha.
E para është ajo e një operacioni të paligjshëm financiar. Lulzim Basha dyshohet se ka shkelur ligjin shqiptar duke mos deklaruar pranë KQZ-së këto pagesa. Mbi të bie hija e dyshimit se ka fshehur origjinën e këtyre parave.
E dyta, e ngritur tani së fundi është ajo e një financimi të dyshimtë rus që mund të ketë konsekueca shumë më të gjëra politike.
Po t’i krahasojmë mes tyre dy pistat, për të parën provat dhe faktet janë më evidente. Askush nuk e di si i ka siguruar dhe si i ka paguar PD-ja ato para. Askush nuk e kupton pse nuk i ka deklaruar ato. Askush nuk mund të bindet me alibinë e Bashës për donacione të emigrantëve shqiptarë të pa emër dhe të pa adresë.
Ndërsa pista e dytë bazohet vetëm tek ekzistenca e dy emrave rusë që fshihen pas kompanive of shore.
Por që në fillim të kësaj jave, kur revista “Mother Jones”, ngriti në sipërfaqe pistën ruse, duket sikur propogandës qeveritare, mediave pranë tyre, madje edhe zëdhënësve nga selia e PS, po u pëlqen të privilegjojnë pistën e dytë.
Pasi bën këtë konstatim, natyrshëm lindin pyetjet?
Pse qeveria po i mëshon më shumë “skandalit rus”, kur për çështjen e parë ka në dispozicion më shumë prova dhe fakte?
Pse kur e di se Lulzim Basha e ka tejet të vështirë të justifikojë mosdeklarimin e atyre pagesave në KQZ dhe origjinën e atyre parave, ajo po këmbëngul te skenari me spiunë të Kremlinit?
Pse kur përballë ka ujkun, ajo bërtet të na tregojë gjurmët?
Të gjitha këto dilema konvergojnë në një përgjigje: Rilindja nuk është e interesuar të bëjë drejtësi, ajo thjeshtë ka gjetur një brumë të mirë për të ushqyer propogandën e saj.
Prandaj asaj nuk i intereson debati rrënjësor se si financohen partitë, se si mbërrijnë tek ato paratë e zeza, se si ato shkojnë jashtë dhe disbursojnë fatura marramendësë lobimi. Ajo po e anashkalon këtë temë ku PD dhe Lulzim Basha mund të gjenden vërtet me shpatalla për muri.
Dhe në kurriz të saj po i mëshon pistës tjetër. Asaj që i vlen për qëllimet propagandistike. Asaj që i shërben për të vërtetuar se të gjitha deklaratat që bëhen në perëndim kundër qeverisjes së sotme, se të gjitha artikujt e shtypit që flasim për krimin dhe drogën janë të gënjeshtër. Sepse pas tyre qëndrokërka dora e errët e Rusisë.
Mjafton të lexoje deklaratën e PS, e cila edhe nga stili edhe nga mendësia dukej tamam si e shkruar nga Rama, për të kuptuar se më shumë sesa depërtimi i njerzve të Putinit në politikën shqiptare, meraku ishte tek fakti se me paratë e tij qenka financuar nxirja e imazhit të vendit.
Pra mesazhi është i qartë: Mos i besoni akuzave dhe kritikave për krimin dhe trafiqet sepse ato janë të paguara nga armiqtë tanë.
Dhe për të propoganduar këtë alibi i’a vlen edhe çmimi i mbylljes së njerit sy, për kmëkatet reale të Lulzim Bashës./lapsi.al/
Ky nji dhe lubonja dy jane te pa arritshem.u ka ngelur vetem qe te mos flasin me se nuk i perballojme dot
Tamam sikur flet nje putane.
Anal Bushati ky filizi i komunizmit ta mbush mendjen
papapapapapapapapapapapapapa !!!!!!
LESHI I PAJDHIT KACURREL !!!!!!!
Shume qarte. Madje edhe ne “Mother Johns” thuhet dy qytetare ruse dhe kjo nuk perfshin doemos Rusine. Ata dy zoteruesit e kompanise mund te ishin izraelite apo nikaraguane apo angleze, pro kjo nuk implikon dot Izraelin apo Nikaraguan. Madje me shume ka te ngjae e implikohet Anglia ku kane bazen e tyre dy kompanite ofshore
Bushat, je urrejtës apo analist?
Nese je analist, duhet te kuptosh – sigurisht po po pate fuqi intelektuale – qe stafi i New York Times dhe stafi i Mother Jones nuk jane bij apo nipa te antareve te Byrose Politike te PPSH-se, nuk kane mbaruar Universitetin e Tiranes per gazetari dhe as kane nevoje te urrejne Lulzim Bashen apo te Edi Ramen.
Nese je urrejtës, vazhdo ha ushqimin e urrejtjes me te cilen je kultivuar. Te befte mire.
Po mire more bukuran Bushati po ata akuzonin P .S ne dhe Ramen per lidhje me Ruset dhe paskan kene te lidhur vete dhe kjo nuk paska rendesi dhe kur ata akuzojne tjeret per lidhje me Ruset per ju te medjave te kazaneve paska rendesi ndersa kur flitet per ta qe eshte realitet nuk paska rendesi Keto i thashe vetem nga titulli shkrimit se me e lexu shkrimin nuk mundem se me dham kryet .
Si perrallat qe te tregonte darkave nena Vitua o Andushi i vockel?
E ke inat, jepi hakun! Bushati e ka shtjelluar qarte thelbin e polemikave. Rama nuk eshte i interesuar te penalizoje Bashen apo Berishen ne fakt, me prova konkrete. Shkelja e ligjit per financimet e partive politike penalizon PD-ne si nje organizate politike qe fsheh financimet e veta. Pse nuk behet kallzim penal nga PS-ja? Sepse, e kam thene edhe me pare, qe PS-ja nuk ndryshon nga PD-ja, LSI-ja, PR-ja, etj. Jane organizata kriminale, qe duhen nxjerre jasht ligjit..
Ne kete rast Bushati ka drejte .
Po sikur te hetohet per te dyja Lulzim hajduti ke ndonje gje ti B(shati)?
Po he pra hetojini? Apo i lini si pyetje retorike per ta zene Bushatin mat.
A ti je kot fare
Ueee si ben trurin kacurrel ky palla, vetem qe te gjeje ndonje faj te Edi se me Lulin “mbaroi pune” shpejt e shpejt.
Harron ky idiot qe PD ka bere c’ka mundur te pengoje c’do tentative per te bere ndonje gje te mire, here me dinamit, here me “lobime”, sipas rastit.
O Andi po pse more djale krimi e droga ne shqiperi filloi me edin? po sa krime e sa para me droge ka bere opozita e sotme? kaq budallenj i kujtoni njerezit…nuk e kemi aq te shkurter kujtesen sa don ti me shoke
More po doni qe shqiperia te filloje negociatat apo jo mor debila se na luajtet mendsh.Po eshte ne interes te shqiperise , ne interes kombetare edhe pse korrupsion ka , drog ka , per hire te ketij interesi te pushojne pak megafonet mediatik deri sa shqiperia te fut kembet ne negociata qe duket do jete e shpejt, pastaj filloni megafonet tuaj perseri , sic dini8 ju te verteta, e te genjeshtra..Ka momente qe nje popull inteligjent dhe lideret e tij I bejne keto compromise dhe koha per ne ashte tani..
Haha..cfare idioti i pashprese.
Cfare negocijatash?
FMN ka bere raportin me kritik ne historine e Shqiperise. Vendi me i varfer ne Europe.
Dhe ka kritikuar hapur qeverine per shperdorim te 1 bilion dollareve qe Ramuti po i hedh ne koncesione.
Ju kurva Rilindas, nuk pranoni qe Ramuti po vjedh me aeroplane dhe ju vazhdoni te beni ham ham tere jeten duke enderuar si do e fusni Bashen dhe Berishen ne burg.
Ata duhet te ishin ne burg. Po ju prismi fakte reja, qe te skandalizoheni dge njehere nga e para.
Popull idiot.
Evropa po thote hapu qe qeveria po ju vjedh me koncesione dhe po ju le vendin me te varfer ne Evrope, juve vazhdoni me refrenin e negocijatave.
Duhet te besosh se jeni ndonje gen te cunguar ne tru se nuk ka mundesi te jete njeriu i shekullit te 21 kaq idiot i pariparueshem. Kolektivisht idiote..
Po mire, pra, ju ku del zbuluar ti z. Andush! Edhe thua se Lulushi ka bere pagesa te fshehta dhe nuk i ka i deklaruar (shkelje fragrante e kushtetutes, dhe mbreme z.Lulush me gojen plot deklaroi qe PD i ka bere keto pagesa dhe i ka deklaruar sipas rregullit, dhe,perseriti, qe PD ka deklaruar ato qe ka paguar…. E tha kete fraze disa here! Si i thua ti kesaj o z. Andush qe ke mbetur me te dy kembet nje kepuce e s’di nga t’ia kthesh.Rri urte e haji ato para qe ke marre deri tani e qe po t’i fiton jot shoqe me grushta. Rri aty ne nje cep se nuk te takon te flasesh, se edhe kur flet je kontradiktor komplet dhe ipabesueshem. Rri, te keqen vellai e shko ktheja nje kafe!
Gjithmone e kam uryer kete pinjoll Blloku per shpirtin e tij cinik por e kam vleresuar per analizen qe u ben shpesh fenomeneve. Por me kete shkrim me zhgenjeve edhe per ate ane te medaljes qe une vleresoja o nipi sh. Hysni(qe do ndihej i turperuar nga nipcja i perkedhelur i rregjimit).
Ti thua me nje mendjelehtesi foshnjore se jane vetem dy emra ruse te atyre kompanive qe kane paguar 675.000 USD per bythfishkurin Lulash qe te lobonte te njerezit e TRUMP per interesa te PD. Po perse duhej ti jepnin Lulashit $675.000 dy kompani qe zoterohen nga ruset? Per syte e bukur? Apo per Republiken e Re? A i njeh ti Andi se cperfaqsojne realisht ata dy emra Sheremetyev & Ferulev. Jane ortaket e Oliver Deripaska manajtit rus te gazit dhe naftes djhe mikut te ngushte te Putin qe jane perlyer ne qindra afera “murky” qe nga kontrabanda e armeve, lendeve narkotike. Per te mos folur se Deripaska, ortaku i tyre ka qene lobuesi me i madh kunder interesave te Kosoves kur mbahej Konferenca e Rambujese.
Sipas arsyetimit tend o nipcja i Bllokut gjithe nderhyrja ruse ne zgjedgjet presidenciale amerikane qenka nje fluske sapuni??? Urrejtja dhe cinizmi te kane errur syte dhe mendjen o Andi B.
Sepse po i meshojne asaj qe e eshte me e dhimbshmja,tradhetise se interesave kombetare.Asfare mos te ishte ne fjale vlera monetare o analist i leshit,bashkepunimi me nje qe deri tani ska treguar qe na do te miren,per te destabilizuar Shqiperine,atdheun tend e timin.eshte tradheti e kjo nuk peshohet me asgje.
Mos do te thuash dhenien e varrezave per Greket? Apo shitjen e detit?
Apo kuotat e zgjeruara te minoritetit grek?
Keto jane tradheti e larte. Apo meqe Ramuti i ka bere te gjitha keto, tani shitja e territorit nuk quhet me tradheti?
Po 1 bilion dollare vjedhje koncesionare cfare eshte? Per te miren e Atdheut?
Tek versioni i parë shtrohet pyetja -kui ka gjetur? Tek versioni i dytë jepet përgjigje- ja ku i ka gjetur. Tek dy rusë. Kaq e thjeshtë është o Bushat. Tashti kjo pyetje me atë përgjigje duhet hetuar dhe sbardhur. Pikë.
O Bushi edhe nje idiot e kupton se nqs dy rus japin dollar per nje parti politike,mbas tyre fshihet shteti Rus.
Pyete gjysh Hysen per kete se ta sqaron ai
Kur Edi Rama vajti vjet ne Bruksel bashke me ekipin e tij per te lobuar per anetaresim te vendit ne europe ,Lulzimi me cetniket e tij ne anen tjeter te skennes , lobonte me ane te skeptikeve dhe filoruseve per nxirjen e imazhit te vendit tone !
Dhe kjo gje ka vazhduar nder vite ,jo vetem ne kete rast !
Legenat le te vazhdojne ti votojne ………..