Edhe Sonila Meço kundër Bashës për lobimin në SHBA me para ruse: Veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?

9 Mars 2018, 18:45Blog TEMA

E njohur per qendrimet e thella kunder kryeministrit Edi Rama, Sonila Meço nuk ka munguar te shprehet kunder lobimit te Bashes ne SHBA me para dhe interlokutore ruse, por dhe kunder lobimit ne pergjithesi.

Ish gazetarja e Agon Channel ka bërë një koment të shkurtër në lidhje me çështjen e lobimit të imazhit të Lulzim Bashës nga agjentët rus.

Meço ka ngritur disa pyetje të rëndësishme, ku thekson se ky lloj lobimi për politikanët tanë, nuk ka sjellë asgjë të mirë për shqiptarët, duke shtuar se investimet e aktet konkrete ende nuk janë parë në Shqipëri.

Lobimi në Shtetet e Bashkuara për politikanë shqiptarë, veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?”, ka shkruar Meço.

Komenti i plote i gazetares Meço:

Ku qëndron Shqipëria në axhendën globale të Shteteve të Bashkuara?

Çfarë interesash madhorë ekonomikë e gjeopolitikë kryqëzohen në Shqipëri, që lënë pa gjumë këshilltarë e strategjistë të presidentit dhe administratës amerikane?

Lobimi në Shtetet e Bashkuara për politikanë shqiptarë, veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?

Me një logjikë të thjeshtë, duke gjykuar informacionin që vjen nga SHBA, të besojmë DEA-n amerikane që vë alarmin për shndërrimin e Shqipërisë në vendin kryesor të tranzitit të drogërave në Europë, sasitë që kapen përditë, apo artikujt e lobistëve që kur e ndjejnë se ata që i paguajnë janë bërë mish për top, nxjerrin në treg një mish më të freskët? Se vetëm për këtë paguhen, hajër me investime e akte konkrete për Shqipërinë ende nuk u kemi parë…

3 komente në “Edhe Sonila Meço kundër Bashës për lobimin në SHBA me para ruse: Veç shpëlarjes a përlyerjes së imazheve të politikanëve, çfarë ka prodhuar për shqiptarët?”

  1. Bariu says:

    pyeteni mjeshtrin e lobizmit ne Amerike,ku i gjen dollaret Fatmir Mehdiu-jane disa shqiptare nga maqedonia qe merren me pare te pista,te lidhur sigurisht me “gangsteret ” ruse.

  2. Perderisa ka fol edhe kjo qenka rend puna,kjo te zberthen ,keq e ke o lulush.
    Te shikojm se cdo te thot salehu se edhe ky ka filluar te zbuloj agjentet dhe poli agjentet.
    Permbysem soc,por nuk shpetuam nga agjenturat nuk paska pas faj enveri.

  3. demo says:

    Rritu moj bajame
    ta kaloi selvia

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje