Rreth 10 miliardë euro fonde të qeverisë libiane, të ngrira në kuadër të sanksioneve ndaj Muamar Gedafit në muajt e fundit të pushtetit, janë zhdukur në mënyrë misterioze nga një bankë në Belgjikë. Kjo mendohet të ketë ndodhur në periudhën mes viteve 2013-2017, sipas mediave lokale.
Në nëntor të vitit 2013, llogaritë e Autoritetit Libian të Investimeve dhe Kompania e Investimeve të Huaja për Libinë në Bankën Euroclear në Bahrein dhe Luksemburg kishin 16.1 miliardë euro, që konsideroheshin asete të ngrira. Megjithatë, kur autoritetet verifikuan fondet në vitin 2017, zbuluan se në këto llogari nuk kishte më shumë se 5 miliardë dollarë.
“Kanë mbetur më pak se 5 miliardë euro në katër llogari të hapura në Euroclear Bank SA”, thotë Denis Goeman, zëdhënës i prokurorit të Brukselit. Fondet e mbetura janë ende nën sekuestro, por deri më tani Euroclear ka refuzuar dorëzimin e llogarive, duke bërë që prokurori të kërcënojë institucionin me “masa më shtrënguese” nëse Euroclear nuk liron fondet e mbetura libiane brenda një periudhe të caktuar. Autoritetet e drejtësisë belge e vunë re mungesën e parave në vjeshtë të vitit 2017, kur prokurori Michel Claise, i cili hetonte rreth dyshimeve për pastrim parash nga njerëzit e afërt të Gedafit, kërkoi konfiskimin e fondeve të ngrira të qeverisë libiane.
Këto asete financiare kanë qenë të ngrira që nga marsi i vitit 2011, në përputhje me rezolutën 1973 të Këshillit të Sigurimit në OKB. Megjithatë, Belgjika nuk ka autorizuar asnjëherë “shkrirjen” e tyre, thonë zyrtarë të Administratës së Përgjithshme të Thesarit për mediat belge.
Sipas gazetës “Le Vif”, ka shumë indicie që të bëjnë të dyshosh se Belgjika nuk i ka zbatuar rigorozisht udhëzimet e OKB-së që rregullojnë ngrirjen e aseteve në llogari të caktuara libiane në bankat lokale. Para kryengritjes së vitit 2011, që rrëzoi Ghedafin nga pushteti në Libi, vendi ka qenë një eksportues i madh i naftës. Për të menaxhuar më mirë paratë që vinin nga rezervat më të mëdha të naftës në Afrikë, në vitin 2006 qeveria libiane krijoi Autoritetin Libian të Investimeve, për të investuar jashtë vendit pasurinë e krijuar nga ari i zi.
Por, me ndërhyrjen e NATO-s në vitin 2011, OKB-ja vendosi sanksione ndaj aseteve të qeverisë libiane, duke bllokuar 67 miliardë dollarë nga Fondi Libian i Investimeve. Megjithatë, në BE qeveritë e vendeve anëtare ngrinë vetëm shumat fillestare, ndërkohë që interesat dhe dividentët e fituar pas vitit 2011 mbetën aset likuid.
Një investigim i kryer muajin e kaluar nga “Politico” zbuloi dalje të mëdha dhe të rregullta të dividentëve të stokut, të ardhurat nga bonot dhe pagesat e interesit nga fondet prej 16 miliardë eurosh që lidhen me Gedafin në Belgjikë, duke shtuar dyshimet për shmangie të sanksioneve ndaj regjimit.
“Rrjedhjave e interesave nga asetet e fondit në mbarë botën ka qenë një fenomen i shpeshtë”, thuhet në investigimin e “Politico.eu”.
Banka “Euroclear Bank” konfirmoi gjithashtu pagimin e dividentëve mujorë nga katër llogaritë e ngrira. Sipas një shkëmbimi emalilesh mes një punonjësi të “Euroclear” dhe Ministrisë së Financave belge, interesat ishin lënë të rridhnin një herë në muaj për një logari HSBC në Luksemburg që i përkiste Fondit Libian të Investimeve dhe disa llogarive të tjera të saj në Bankën Arabe, një bankë me seli në Bahrein, aksioneri kryesor i së cilës është Banka Qendrore e Libisë.
Ndërsa Ministria e Financave e Belgjikës këmbëngul se pagesat e interesave janë në përputhje me ligjin, autoritetet duhet t’i përgjigjen pyetjes thelbësore si: Ku u zhdukën 10 miliardë euro?
Përgatiti: Gazmira Sokoli
Kjo u ngeli pa zgjidhur tani ,cu ben dollaret ?sa per te qeshur..po i moren miqte e pranveres arabe.
Pyetni Klitorisin se ajo e di ku vajten. Ne ameriqi jane,kujt ja kerkoni paret,neve qe sja kemi haberin…..,,,,,,.
….,,,!,,,,…,,,!,?.Shikoni andej nga bankat Amerikane,ndoshta kane ngatarru adrese ?????????????
Shkoni gjeni ato të berishës , metës dhe tjerëve. Ato të gedafit ka kush i gjen. Kjo ngjan me të dhierin në brekë që përqesh atë që e ka bo shurrën në brekë.
Pyesni ameriqent se ata e din mir.
Dhe tani Po relaksohen duke peshkuare ne shqiperi.
???
Pyesni edhe lulushin se ka qen edhe ai ne cadren e Gedafit,ka edhe foto me te.
Po luftrat për çfarë bëhen,,
Ah po..
Për flori, naftë ,para .
Thone qe Sarkozy i hengri shume shume para ketij ,kur ishin qe te dy ne drejtime shtetesh , Kadafi ishte mbeshtetes kryesor i fushates Sarkozy ne 2007 -ten , si gjasme hua , por qe ato shuma maramendese nuk u kthyen kurre . Ky qe dhe sebepi qe francezet ishin nga me te zjartet dhe te paret qe sulmuan Kadafin , pasi Kadafi deklaronte se do ta denonconte me fakte Presidentin e tahershem francez, dhe Francezet sulmuan te paret Libine dhe Kadafin , gjasme mbeshteten ameriken dhe popullin libian , mbrapa ketyre pretekseve te ulta qendrojne shuma te papara parash . Keshtu qe nuk eshte fare cudi qe miliardat te jene neper banka franseze , ose ne city te Londres , zvicer apo Usa …………..