Sa ar prodhohej në Rubik para viteve ’90? Deklasifikohen dokumentet “tepër sekret” të viteve ‘70-‘80

9 Mars 2018, 19:15Politika TEMA

Prej vitesh në media është raportuar lidhur me sasinë e materialeve të çmuara që nxirreshin në uzinën e Bakrit në Rubik gjatë periudhës së ekonomisë së centralizuar si rrjedhojë e rafinimit të bakrit.

Megjithatë jo të gjitha informacionet lidhur me sasinë reale që përfitohej e me procesin që zhvillohej, kanë qenë të hapura për publikun.

Arsyeja është se informacionet kanë qenë të klasifikuara si ‘tepër sekret” e si rrjedhojë nuk mund të aksesoheshin, raporton portali SCAN.

Tashmë është miratuar vendimi për deklasifikimin e këtyre materialeve si rrjedhojë e kërkesës së gazetarit Marin Mema.

Vendimet mbajnë firmën e drejtorit të arkivit të shtetit, Ardit Bido dhe argumentohen me faktin se “dosjet deklasifikohen sepse kanë humbur vlerën dhe qëllimin për të cilën janë klasifikuar, si dhe informacione mbi metalet e rralla që gjenden te Fondi 14 (Komiteti Qendror), janë deklasifikuar vite më parë”.

Lista e materialeve që deklasifikohen:

– Fondi 505 (Ministria e Financave), viti 1973,D. 38 ‘‘Tepër sekret’’.

– Informacione mbi disa probleme të punës për nxjerrjen e arit dhe argjendit në uzinën e bakrit Rubik, dërguar Koço Theodhosit, si dhe relacion mbi gjendjen e monedhës në thesar, dërguar Xhafer Spahiut.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 796, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani për prodhimin e metaleve të çmuara për vitin 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik, si dhe projektplani i Ministrisë dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1979, D. 682, ‘‘Tepër sekret’’.

– Bilanci i arit për raportin e metalurgjisë për 3-mujorin e parë dhe të dytë të vitit 1979, ardhur nga uzina e bakrit Rubik.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 569, ‘‘Tepër sekret’’.

– Evidencë e ardhur nga uzina e bakrit Rubik për shitjen e arit dhe argjendit për vitet 1976, 1977,1978, 1979.

– Fondi 496 (Ministria Industri Miniera), viti 1980, D. 768, ‘‘Tepër sekret’’.

– Projektplani i prodhimit të arit dhe argjendit për vitin 1980 dhe relacioni përkatës dërguar Komisionit të Planit të Shtetit.

– Fondi 490 (Këshilli i Ministrave), viti 1985, D.861, ‘‘Sekret’

-Njoftime të Ministrisë së Financave për grumbullimin e argjendit që përfitohet nga larja e filmave dhe fotografisë, si dhe për shkrirjen e arit dhe argjendit të dërguar në uzinën e bakrit Rubik.

32 komente në “Sa ar prodhohej në Rubik para viteve ’90? Deklasifikohen dokumentet “tepër sekret” të viteve ‘70-‘80”

  1. Muli says:

    O gazetar leshi Sa AR prodhohej? se e ke në titull por smorëm veshë gjë.

    1. shvejku says:

      O Muli mos u merzit!
      Ky gazetari e shkroi titullin dhe shkresat ,por menjehere e zuri barku dhe meqenese zgjati shume e mbylli me kaq
      E cfare humbem ne,more amani!
      Ja tani qe po shkruaj edhe une komentin ,mbasi kusha 3 dite kapsllek,me zuri barku.
      ja e beri nje pune dhe ai studenti i shkrete qe merr Merua per praktikante pa leke!

  2. Tiku says:

    Bravo Enver. Nuk u mjaftove qe ja vodhe arin dhe parate shqiptareve dere me dere bashke me bandat partizane. Por ja vodhe dhe Shqiperise pasurine e saj. Bravo kur gjete nje popull frikacak. Qe nuk e ngreti kurre zerin,kunder nje shteti si shteti qe ndertove ti. Nje shteti te kalbur.Qe ne vitin 91 ra ne toke sikur mos te kishte egzistuar kurre. Vetem me dy demostrada.

    1. Shqiptari nga Shqiperia says:

      Meqe qe kaq shtet i kalbur , qe sic thua u rezua me dy demostrata , pse nuk dhe ti shembullin i pari si trim me flet qe te kemi , se ne ishim dhe jemi frikacake , nuk na i mbante .Te gjithe pa perjashtim , ata qe ngriten kryet dhe kundershtuan ashtu sic thua ti , sot nuk jetojne me ……nuk e di nese kupton dicka ??? Eshte fare e qarte qe ti nuk e ke njojtur forcen dhe goditjen e diktatures , nuk ke idene per cfare flet ,perndryshe nuk do beje bla bla bla . Nje fjale e urte popullore thote , mbas vdekjes se krishtit te gjithe u bene profet ……..

      1. tiku says:

        Shembulli im kunder diktatures ka qene duke shkruajtur parrulla kunder komunizmit dhe Enverit rrugicave ose neper hyrjet e pallateve. E kam filluar ne klase te 5 te deri ne te 8 te. Meqe don ta dishe. Plus me vone marrja pjese ne rrezimin e bustit. Kaq pata ne dore ,kaq bera.

        1. Spartaku says:

          Tiku! Bravo! Opo paske qene “trim” i madhe,paske mare pjese ne rrezimin e bustit te Enver Hoxhes. Eshte pak per t’u çuditur,si nuk te paska dekoruar Presidenti Bujar Nishani ? Fatekeqesi.

    2. Taku says:

      I lutemi Zotit te na ringjalle te vdekurit.
      Kur ta beje( gjer sot nuk kemi pare ndonjerin)… informojeni dhe Tikun.
      Ne 91 enveri bente gjashte vjetorin…mbase do kishte Tiku ndonje parandnjenje qe ishte gjalle,mbase!
      Gjitheashtu i lutemi rretjeve televizive,nacional geographic,discovery dhe history channel te bejne nje emision per personat qe kane lidhje me jashtetoksoret.
      Na vodhi floririn,na vodhi edukimin,na vodhi hidrocentralet,na vodhi buqesine nga fedualizmi,na vodhi fene,kishte lezet perçia,na vodhi emancipimin e grave,na vodhi kosoven qe ne 1913( qe kur ishte enveri sperm ne topet e babait te tij),na vodhi shqiperine qe ne 1913 pa lindur akoma,por e kishte synim ama,ehhh ça s’ ka bere enveri.
      Lere qe edhe sot enveri i ka pensionet per ibret.

    3. Roberto says:

      Tiku pyet Ilir Meten se ta thote ai or djale. Ti me siguri do jesh ndonje ballist ose djale kulaku se partizanet nuk ishin banda.Ti je per tu meshiruar or i shkrete sepse harron qe Enveri e ndertoi Shqiperine aq sa mundi ndersa Saliu me bandat e tij e dogji,e vodhi,e rropi,e vrau Shqiperine,ja preu pemet frutore,vreshtat,i shkaterroi uzinat,fabrikat,kombinatet,nderrmajret e ndryshme ky ishin te punesuar me mijra familje dhe nuk la gje pa privatizuar me ato cmime qe deshte Ai vete.Une nuk e di se c’fare duhet akoma te shkruaj per ty se qenke komplet tutkall nga mendja apo e harrove qe Saliu e therriste Ilir Meten ,Ilir Floriri???? Fol nese ke ndonje gje per te thene. Le te flasin dhe komentuesit e tjere per keto qe thua ti.Trute e gomarit ti paska hedhur o Adriatik mangalli.

      1. Lira says:

        O Roberto,
        Më duket se qenke simpatizant i Enverit, po nuk e njifke atë kohë nga brenda, por nga propoganda, se ndryshe nuk do t’i përgjigjesh e ashtu këtij personi. Ne kemi vuajtur uri, ore Roberto, në shqiptarët e asaj diktaturë dhe për beton derdh dhe Kimi i Koresë së Veriut. Saliu e shpetoje diktaturën, se që biri i Enverit…
        Kur të përmendësh ata që vrau Enver Hoxha me bandën e tij mos harro se ai i vrau si miqtë e armiqtë, se ishte diktator si Stalini….
        Nuk ka asnjë fjalë për të mbrojtur diktaturat ai që ka dy fije inteligjencë…

        1. Bushi says:

          LIRA! Me sa duket nuk e njeh ti kohen e Enver Hoxhes,ose me mire socializmin.Ti do e kesh me te degjuar,por pyet ata qe e kane perjetuar.Ne ate kohe nuk kishte nga keto gjera te zeza qe i beri Saliu yt shqiperise dhe popullit qe e dogji dhe e shkaterroi totalisht.Por ti Bashke me ate Tikun qe te ardhka keq, nuk kini tru ne koke te arsyetoni te verteten.Do jesh edhe ti ndonje bir i kulakut apo i shtreses qe je prekur nga reformat e asaj kohe.Ajo kohe nuk vjen me,dhe populli nuk vuante as per buke e as per ndonje gje tjeter,por jetonte i lire,i sigurt dhe i lumtur.Ju qe e kini inat flisni si te doni,sa u ha goja,por mali nuk rrezohet nga pordhet tuaja.

    4. Harillaqi says:

      Tiku! Je me kilometra larg se vertetes.Enver Hoxha asnjehere nuk vodhi popullin,por ç’do gje,ku edhe floririn e vuri ne sherbim te vendit duke ngritur hidrocentrale,uzina dhe fabrika gjigandegati per 50 vjete, qe Sali Berisha i prishi brenda gjashte muajve.Bujqesia arriti nivele te papara me futjen e agroteknikes moderne.Nuk ishte pare ndonjehere ne histori qe te merej 120 kv miser per ha,apo 56 kv grur etj etj,prodhime bujqesore te papara ndonjehere.Kollaj eshte ta nxish ate kohe kote fare,dhe veshtire ta pranosh si kohe e art.Ateher, ishte veshtire te vidhej ekonomia e vendit, se ishte lidhur ngusht pushteti me popullin,dhe kishte kontrolle te dyfishta,nga qendra dhe nga baza.

  3. Lumi says:

    KU eshte informacioni ketu o u shplaft mortja, apo qe ka disa dosje?

  4. qqqqq says:

    Oooooor tik! ( me shkronje te vogel( !
    Sa qe ENVERI, deri me 1985, shtetit te tij, i hengret M…tin!
    Pasi vdiq, atij i ruajtet T…opet!
    Tani, shkrifu e turfullo!
    Shtetin e ndertoi SHTET!
    Jo si keto BY,,,,THqirat e pas 1990 !!!
    Hajt!
    Shkrifu e turfullo!

    1. tiku says:

      Ja kane rrujt topet mbase tipa si puna jote.Se ne na i rrujti topet Enveri vete. Nuk e hengrem sapunin per djathe. Sic e keni henger ju qe e lavderoni sot. Me propoganden e Enverit ne fshinim bythen. Kurse ju fusnit preshin ne byth dhe fluturonit. Aq fort e keni futur ne bythe sa dhe sot pas kaq vitesh nuk ju ka dale akoma.

    2. mik says:

      Se kuptoj, cfar shteti ka ndertu Enveri ?! Nje shtet burg , te mbushur me leckaman dhe te Uritur.
      U pa mbas viteve 90, kur na shqiptaret ikem neper Evrope si kope ujqerish barkthat, e mbushem kryeartikujt e te gjitha gazetave boterore per keq.
      Na edhe sot po vuajm kohen e tij, e ti do na tregosh sa i mir ishte Enveri.

  5. Shvejk says:

    Si perfundim, sa ar prodhohej??????????

    1. sarreqi says:

      Prodhohej nje sasi ari sa nje tulle ne 24 ore…..

  6. Lil Toronto says:

    PO TANI SA PRODHOHET??? KUSH E MERR ATE??? ESHTE KOMPANI E HUAJ???. TE PAKTEN ATEHERE MBETEJ NE SHQIPERI. PO TANI? IKEN JASHTE?
    XHBIROJE PAK KETE Z. GAZETAR E NA THUAJ PERFUNDIMET.
    KAM LEXUAR QE KA NJE DAMAR NE MALET E BALLKANIT QE KANE NJE PERQINGJE DOMETHENESE TE ARIT NE PERMBAJTJE. DHE ESHTE NJE KOMPANI E HUAJ QE PUNON.
    MIRE QE U HAP KJO TEME, TANI U DEL DETYRE JUVE TE NA INFORMONI.

  7. Brahoo says:

    Keto titujt nen efektin e drograve sikur nuk shkojne !

    Gazetari duhet te deklasifikoje trurin.

  8. rrapi says:

    Ishte ÇEKU I BARDHE i PD qe shkateroi çdo gje ne kete vend a thua se Enveri i kish bere me leket e tij.Kjo eshte katastrofa me e madhe qe u be duke shitur per skrap nga hajdutet qe moren pushtetin kombinatin e autotraktoreva,uzinen e telave,uzinen e instrumentave Korce,plastiken ne Durres e cte kujtosh me pare.Kjo eshte PD me ekonomistet e saje te famshem qe u kane ndertuar dhe fondacione sot si ai Pashko qe e mori Zoti.

  9. AM says:

    Po’ sa nxirrej mor t’è shplafte panuklla jarebi o gazetar!

  10. Vjosani says:

    …gazetar te tille koqe, nuk pranohen as kamarier. Mero, dergoje ne Peshtan te te ruaj dhite me 150n mile leke ne muaj she e ka shume.

  11. Askushi says:

    Pyesni Liken se ai e morri??

  12. shqiptari says:

    ATA qe flasin ne er dhe akuzojn sistemin e shkuar qe i vodhi , te na tregojn kush minister apo pushtetar i 50 vjetve te kohes xhaxhit ka vjedhur dhe ku e ka pasurin , o sorrogato , mos shani se ju vjen inat thoni te vertetat siç kan qen , arin e asaj kohe hanim ne populli dhe vinte verdall nje industri e ter ,sa per at floririn qe i kan mar te pasurve te kohezs zogut me ato nuk ndertoje nje mut , se dy parellinj kishte ky vend ne kohen e zogut te tjeret skishin as morra rrinin pa brek direkt ne brekushe ,floririn or TIK ta vodhi zogu legen pse nuk thua kte , apo ste bie shiu ne ar se hajduti mbron hajdutet , ikni pirdhuni me pasurit qe kan pasur SHQIPTARET para 45ses nje mut kishin , ku ishin uzinat fabrikat punishtet zogu vetem nje fabrik mielli ne durres la te tjerat i moren me vete tradhtaret se te ter ishin bashkepuntor te kolaboracionisteve ne kohen e luftes ,kur pa sekretari amerikan i shtetit kur ishte lufta kosoves komanin dhe vaun e dejes i tha atyre qe e shoqeronin , çfar parash kerkojn shqiptaret ja ku i kan ,se u ben me mijra uzina fabrika punishte shkolla e spitale u elektrifikua ter shqiperia , çfar lekesh don ju nje mut qe te hani ,kto 25 vjet demokraci kan mar 250 miliard euro borxh ,dhe asnje nga keta zgjyrat qe merakosen per arin e kohes ENVERIT nuk ka then nje fjal te vetme , qe nuk esht ngritur as nje punishte kto 25 vjet te ter pallatet hotelet lokalet jan ngritur me para droge e kurvash ,kerkoni ate qe kerkohet o njerez kerkoni arin e AMET ZOGUT dhe miliardat e politikanve sot se floririn e ENVERIT e keni ne hidrocentrale e kishit ne ekonomi e ne bujqesi ,mos diskutoni me byth mor me mend ne kok.

  13. shqip says:

    Kerkoi sy Po nxorri vetulla , eshte nje fjale popullore . E para dokumentet tregojne sa shtet serioz kishte Shqiperia deri ne 85n . Çdo gje mbahej shenim . Dhe as u asgjesuan e as u manipuluan . Ndryshe si do ti gjente gazetari . Sa per hamendesite se ky ar shkonte per udheheqjen , hidhi nje sy shtepise ku rri Nexhmija per te kuptuar te verteten . Po keshtu perfunduan te gjithe byroistet . Me apartamente si gjithe te tjeter . Sot vetem per nje fotografi me TRAPIN, Lyli harxhon 700000 $ . S’ka dokumenta te sakta per Cez-in , per naften , etj . Per mineralet as qe mbahet dokument . Atje e marrin malin te tere , e asnje nuk di ku vete paraja . Ne shtet jo nje Here , as behet fjale . Keta sido qe ta paraqesin Shtetin Shqiptar te para 90es , nuk arrijne dot ta erresojne . Sistemi kishte edhe probleme te vetat . Po seriozitetin e pergjegjshmerine as mund t’ja zbehin . I shikoni keta delenxhileret sot ? Keta jo vetem qe i moren kadastrat ne menyre shembullore , ku tapi e dokumente ishin konservuar me korrektesi . Po keta vune dore Duke bere kerdine mbi prona e mbi dosje . Keta legenet , qe ke Saliu e deri ke pronaret me dy mt toke , do vriteshin te tere Nese diktatura do ti eliminonte dokumentet . Po shteti qe eshte shtet nuk cenon ne keto gjera . Keta te sotmit Jane karavidhe . Le qe s’quhet shtet ky i sotmi . Tjetri firmos shitjen e trojeve sikur ta kete te dajos . E kupton o gazetar ? Kur beni nje shkrim , e para pershtasni mire titullin . Se vetem sasi ari nuk pame aty . E dyta kur permendni termat ” diktature ” , i beni pa lidhje fare . Sepse tek pjesa margjinale e shoqerise , ato dikumentat sekret duket sikur arin e merrte K.Q.Partise . Po nuk thua qe partia mbulonte ne ate kohe edhe pjese te ekzekutivit . Ku padyshim anetare te byrose mund te ishin edhe titullare dikasteri . Dhe me themelorja . Ne cilin shtet , Po ditet ju gazetaret , dokumentet qe Kane te bejne me arin apo argjendin , Jane te deklasifikuara per publikun . Keshtu i ka e gjithe bota . Top sekret .

  14. Roberto says:

    Sa Ar prodhohej??? Po a lexoni ju qe dokumenti thote Teper Sekret?? Hahahhahha Gazetari nuk arriti ta zbulonte Hahahaaaa :-).

  15. noci says:

    O” tiku “, nuk e di a e ke mbaruar shkollen fillore. Enver Hoxha packa se Une personalisht e kam yrryer,Ai dhe vetem Ai ne gjithe historine e kombit Shqiptar krijoi SHTET.Edhe ndonje udheheqesi te larte apo nenpunesi me pergjegjesi ,po ti afroje njdonje dreke apo darke dhiteshin nga frika se quhej KORRUPTIM. Keto UJQERIT, BISHAT nen emrin e demokracise e morren pushtetin me INVENTAR. Dhe tani te gjithe POLITIKANET e MAJTE e te DJATHTE e te gjitha ngjyrave te tjera ,sot ata jane MILIONERE, apo me mire MILIARDERE. FLORIRI dhe gjithe Shqiperia fluturoi ne grabitjen,vjedhjen ,krimin e ketij vendi qe zor se do ta ngreme koken ndonjehere. Edi Rama ,Sali Berisha ,Lulzim Basha, Fatos Nano, e banda e tere politikaneve bejne KOT sikur luftojne per kete komb. E ke ndigjuar qe nje njeri te kete emrin ILIR FLORIRI, eeeeeeeee tani Ai banditi eshte PRESIDENT. A e di , apo a e kupton tani se ku ka AVULLUAR ARI i ketij kombi te SHKRETE………… Enver Hoxha edhe ate shtepi ku jetoi nuk e privatizoi ne emrin e tij. ADRIATIK BEJ LLALLA per pak muaj me kursimet e tija te forta bleu nje fshat. Hajde gezuar ” tiku “

  16. Rita says:

    Lil Toronto thote se atehere floriri mbetej brenda ne shtet kurse sot ehu ku perfundon .Kush te tha se atehere mbetej ne kasafortat shteterore.Harron jeten luksoze te bllokut e femijeve harron lajmin e fundit te shtetit gati ne tenie e vetedorezim te vitit 1990 kur nje avion me tonelata me florinj 10 tone apo sa ..nga Rinasi niset ne drehtim te Zvicrres .Xhaxhi Ramizi ke pagoi vetveten .apo koordinatoret qe do te zbatonin pllanin Katovice .Asnje revolucion dhe pse i vonuar asnje program e ndryshim situate nuk kryhet pa lyer levat me graso te florinjte .Dhe te mendosh se kush .si e sa djem nenash ne burgjet e atij sistemi vrastetar nxorren tonelata flori me vite e dekada .Oreksi i permbushur i viteve 40 .50 ne zhvatjen e popullsise civile te pasurise private ne flori e psuri te patundeshme e te tundeshme kurre nuk ju shua kelysheve gjirokastrite .permetare e vlonjate .Dhe kurre nuk do te ngopet oreksi i cobenjve pa opinga se po i shohim pinjollet e tyre femijet e tyre niperit e tyre qe dhe ne burgje kerkojne llogari .sa te lind pyetja e rradhes …A eshte ne burg me te vertet apo ne diku ne ishujt Maldive

  17. Lira says:

    O Roberto,
    Më duket se qenke simpatizant i Enverit, po nuk e njifke atë kohë nga brenda, por nga propoganda, se ndryshe nuk do t’i përgjigjesh e ashtu këtij personi. Ne kemi vuajtur uri, ore Roberto, në shqiptarët e asaj diktaturë dhe për beton derdh dhe Kimi i Koresë së Veriut. Saliu e shpetoje diktaturën, se që biri i Enverit…
    Kur të përmendësh ata që vrau Enver Hoxha me bandën e tij mos harro se ai i vrau si miqtë e armiqtë, se ishte diktator si Stalini….
    Nuk ka asnjë fjalë për të mbrojtur diktaturat ai që ka dy fije inteligjencë…

  18. Lili says:

    ShIptari,
    Thesari i shtetit ku shkoj? Djali i ramiz alise, qe edhe emrin e ka ndryshuar, sot Arben bora hap banka ne svicer, france edhe investon ne patundshmeri e pallate ato pare, bile deri ne amerike latine e kanada me motrat e tij…
    Sigurisht edhe ky me pensionin komunist te mamas, i hapi keto biznesse?
    PS’ firmat kanadeze ; austriake etj etj,te sapo krijuara, qe investojne ne Shqiperi jane keto pare, qe prape vjedhjin per 5 cent pasurite e Shqiperise…
    Bile tash edhe keshilltare ne «  fshehjen «  e pasurise neper operacione shitblerje ne vendet e evazionit fiskale eshte ba. Edhe ka disa qeveritare tone si kliente Arben bora i auxiga – se.
    Shiko auxiga.com

  19. katarakti says:

    Enveri ishte diktator. Sistemi qe ai ngriti ishte diktature e paster. Por gjate atij sistemi dhe gjate asaj diktature Shqiperia ndryshoi si nata me diten. Nga nje vend anadollak, qe te kujtonte mesjeten e hershme, u kthye ne nje vend dinjitoz, qe qeverisej me dore te forte, por edhe me ligje dhe rregulla. Niveli i jeteses pergjithesisht ishte i ulet. Se Enveri mendonte me shume per te ngritur uzina, fabrika, shkolla, spitale, hidrocentrale dhe deri edhe bunkere, sesa per mireqenien e njerezve. Por gjate asaj kohe drita elektrike vajti ne çdo fshat. U ngriten hidrocentrale. Ne çdo fshat kishte vater kulture, njesi shendetesore, shkolle etj etj. Pa diskutim qe kishte edhe Sigurim te eger dhe te pameshirshem, kishte survejim te te gjithe popullsise, por koha deshmoi se ato rezultate nuk arriheshin ndryshe. Ne ate kohe u formua edhe nje elite e tere me inxhinjere, mjeke, agronome, mesues, shkrimtare dhe artiste, – te cilet u vune te gjithe ne sherbim te perparimit te vendit. Ne 1990-ten sistemi u shemb. Njerezit moren arratine me tragete dhe vapora drejt Italise. Bota hapi syte. Por ne fakt çfare ndodhi ne realitet?! Perendimi u tha shqiptareve: Permbyseni ate sistem dhe dyert i keni te hapura. Dhe kush ishte ai budalla qe nuk do te donte te shkonte te jetonte dhe punonte ne vendet e zhvilluara dhe te pasura perendimore?! Prandaj edhe njerezit moren “detin ne kembe”. Por nuk duhet harruar edhe ana tjeter e medaljes. Shqiperia ka qene historikisht vendi me i prapambetur i Europes. Tregojne se etnografe perendimore vinin ne Shqiperi ne vitet 1920 – 1925 per te kuptuar se si kane qene vendet e tyre ne vitin 1300! Gjate sundimit te Zogut, mire apo keq, u hodhen disa themele ne ndertimin te nje shteti te orientuar drejt “oksidentalizmes”. Por ardhja ne pushtet e komunisteve, e shoqeruar nga nje sundim dhe raprezalje e eger, i vuri shqiptaret si kurre me pare ne pune. U thane keneta, u ngriten hekurudhat e para, universiteti dhe shkollat e para te larta. Me kamzhik vertet, por ama u ngrit nje shtet qe iu largua injorances dhe dembelizmit qe kishte kaplluar popullin. Dhe Shqiperia nga 800 mije banore arriti ne 3 milione e 500 mije! Sigurisht qe nuk i vinim as te gishti i kembes Perendimit, por duhet kuptuar se nga u nisem. Por duket se sot injoranca eshte rikthyer perseri ne Shqiperi. Bashke me te vjedhja, korrupsioni, krimi i organizuar, droga, shitja e pasurive kombetare, pasurimi i disave si psh Dhalla i famshem dhe rrenimi i pjeses derrmuese te popullsise. Nuk eshte çudi qe ndonje dite te bukur ne Shqiperi te zbarkojne plehrat nga Europa dhe Shqiperia te marre fund me breza. Diktatoret iken, pa marre gje me vete. Sot keta te ashtuqujturit demokrate e volen vendin me keq se ne kohen e xhonturqve. Prandaj te jesh sot antienverist dukesh sikur je jashte mode. Sepse shkerdhatokracia qe zevendesoi diktaturen u deshmua edhe me e keqe, me e zeze, dhe me rrenuese se vete diktatura. Ilaçi doli me i keq edhe se semundja. Jo se ishte faji i ilaçit, kupto demokracise, por se ne nuk ditem ta perdonim ne dozat dhe kohen e duhur. U terbuam pas “çekut te bardhe” dhe shkaterruam gjithçka. materiale, shpirterore, morale. Ngeli siper vetem llumi. Dhe keto pak rreshta ta dini qe po i shkruan nje antienverist i bindur den baba den. Por qe sot mendon se demokracia ndofta nuk ishte ende e pergatitur per tu instaluar ne Shqiperi. Se para se te jete nje sistem, demokracia eshte kulture, qyteterim, mentalitet dhe tradite.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje