"Zëri i Amerikës" nxjerr "bllof" kreun e PD-së: Lulzim Basha nuk shpjegon dot dy pagesat qindra mijëra dollarë, janë të regjistruara në Uashington...

9 Mars 2018, 19:56Politika TEMA

Zëri i Amerikës

Në Shqipëri, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Arben Ristani dha sot shpjegime pranë prokurorëve lidhur me fondet që kjo parti ka paguar për lobim në Shtetet e Bashkuara.

Një artikull i revistës amerikane “Mother Jones”, si dhe të dhënat e publikuara nga kompania e lobimit Muzin Capitol ngrejnë paqartësira mbi këto fonde që kapin shumën e 675 mijë dollarëve në favor të PD.

Ndërkohë që vetë PD pranon se i ka paguar kompanisë Muzin Capitol vetëm 25 mijë dollarë

Verifikimet e prokurorisë shqiptare lidhur me fondet e Partisë Demokratike nisën që në fund të muajit nëntor 2017, kur për herë të parë u bënë publike nga rrjeti ballkanik i gazetarisë investigative, BIRN, financimet që kishte marrë kompania Muzin Capitol për aktivitetet në favor të PD.

Çështja është rikthyer në vëmendje këto ditë pas një tjetër publikimi këtë herë nga revista amerikane “Mother Jones”. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, shpjegoi sot për mediat, pas daljes nga Prokuroria se kishte dëshmuar mbi pagesat e PD për lobim, duke shtuar se prokurorët sipas tij, kishin marrë indicje nga kontratat e publikuara në SHBA.

Zoti Ristani ka theksuar se “PD nuk ka asgjë për të fshehur” dhe se ajo “ka zbatuar me përpikëri kontratat”, ndërsa ka saktësuar se “të gjitha pagesat për këto kontrata janë kryer përmes rrugëve bankare”.

Sipas kompanisë ‘Muzin’, e cila plotësoi me informacione shtesë deklarimet e saj të detyruara me ligj për Departamentin e Drejtësisë amerikane, rezulton se ajo ka marrë tre pagesa, në një shumë prej 675 mijë dollarësh, për punën e saj në favor të Partisë Demokratike në vitin 2017: pagesa e parë është e datës 24 mars 2017 dhe është bërë nga firma ‘Biniatta Trade LP”, me një vlerë prej 150 mijë dollarësh, dy pagesat e tjera janë kryer nga Partia Demokratike, njëra më 27 mars, për 25 mijë dollarë, dhe tjetra më 9 qershor për 500 mijë dollarë.

Nga këto deklarime të firmës Muzin, vetëm ajo prej 25 mijë dollarësh, është pranuar nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha, që është paguar nga Partia e tij. Dy të tjerat janë ato që mbeten ende të paqarta. Mbrëmë në emisionin “Opinion” në Tv Klan, zoti Basha theksoi disa herë se PD, “ka paguar vetëm aq sa ka deklaruar dhe asgjë më shumë”.

Lidhur me kompaninë Biniatta Trade, zoti Basha mohoi çdo lloj lidhjeje, duke theksuar se në kontratën që kjo kompani kishte me Muzin Capitol, nuk përmendet fare Partia Demokratike.

Por vetë Muzin Capitol ka shpjeguar në dokumentat e dorëzuar në Departamentin e Drejtësisë se me shumën 150 mijë dollarë ajo është “kompensuar nga “Biniatta Trade LP” për aktivitetet e organizuara në emër të Partisë Demokratike për të promovuar lidershipin konservator shqiptar pranë biznesve dhe udhëheqësve politike në Shtetet e Bashkuara”.

Çfarë ka bërë lobuesi dhe si e ka bërë lobuesi e di ai. Janë marrëdhënie të firmës Muzin me palë të treta”, këmbënguli disa herë mbrëmë zoti Basha, duke dhënë të njejtin arsyetim dhe për shumën prej 500 mijë dollarësh e cila në dokumentat e Muzin rezulton e paguar nga PD.

Nuk është bërë asnjë pagesë e tillë nga Partia Demokratike”, theksoi zoti Basha, ndërsa në nëntor e kishte shpjeguar këtë shumë me pagesën e kryer falë një mbledhje fondesh nga një numër i madh shqiptaro amerikanësh, por që nuk kishte kaluar përmes partisë.

Por ndërsa PD pranon që ka paguar vetëm 25 mijë dollarë, nga ana e saj Muzon ka deklaruar se vetëm shpenzimet e saj për nënkrontraktorët e angazhuar për aktivitetetet në favor të partisë shqiptare, shkojnë mbi 100 mijë dollarë.

18 komente në ““Zëri i Amerikës” nxjerr “bllof” kreun e PD-së: Lulzim Basha nuk shpjegon dot dy pagesat qindra mijëra dollarë, janë të regjistruara në Uashington…”

  1. Luli says:

    ????????????????

    1. Che Guevara says:

      Kemi 28 vjet qe e degjojme kete perralle te treguar nga aktore te ndryshem,vetem kur kane qene ne opozite!
      Se ketru shtet nuk ka.Administrata shteterore pas cdo zgjedhjeje shporret e tera pervec ndonje spiuni ilegal!
      Ministrite jane ndare si placke lufte dhe per 4 vjet,o burra te vjhedhim sa te mundim se nuk do jemi me ne keto zyra!
      Po partive politike pse u jepen mil,iona leke nga buxheti i shtetit,po keshtu edhe institucioneve fetare,universitetevev private,ndersa vjedhja me spektakolare eshte bashkepunimi shtet-privat qe pacientet operohen tek privati dhe leket i paguan shteti!
      Pacienti,meqenese mbaron pune dhe nuk pagoi asnje lek,nuk e di fare se cfare shifrash marramendase jane vene aty!

  2. Ollga Toronto says:

    Korrupsioni dhe genjeshtrat e Lulit ketu duken fare qarte, pyetja eshte, pse prokuroria meret me pijanecin Ristani,kur gjerat janr fare te qarta?!

  3. Alban Dega says:

    A MUND TI BESOJME NJE HSJNI ME CIZME QE VJEDH FAMILJEN E VET !?

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    A mund ti besohet nje hajni me cizme qe vjedh nen kamera me ze e me figure familjen e vet politike !?
    Lanet !

    1. AM says:

      O alban. Me sintetik o alban. I ke keto shkrimet si romane.

  4. Alban says:

    From: Alban Dega
    Date: March 27, 2017 at 13:42:15

    SI QENE TE RRAHUR ….

    – Kronike e nje deshtimi te paralajmeruar…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lelezim Basha u kthye nga Uashingtoni me nje thes plot rrena qe nuk i besonte as vet.
    U nis nga cadra si Skenderbeu…
    U kthye ne cader si Sulltan Murati i mundur, i drobitur, i rrahur keqazi ne fushen e betejes se tij te rrenave donkishoteske !
    U kthye si i nakatosur si mos me keq!
    I dhjere por krenar!
    Pse?
    Sepse Uashingtoni ka mik e aleat Shqiperine e lire demokratike dhe me drejtesi te gezueshme e te barabarte per te gjithe shqiptaret e jo per P…. politikanet!
    Pse?
    Sepse politikanet jane te perkohshem!
    Sepse Shqiperia dhe shqiptaret si populli e kombi mbi 95 per qind proamerikane e properendimor jane te perjetshem dhe te pavdekshem!
    Pse!?
    Sepse kush ka mik Ameriken e ka Zotin me vete!
    Sepse rruga e shqiptareve drejt ardhmerise eshte:
    – E duam Shqiperine se Ameriken demokratike !
    Pse!?
    Sepse Amerika te shikon punen e jo gunen, te vlereson jo proamerikanizmin me fjale por me vepra ne sinkron me aspiratat e popullit tend!
    Kujtoni vetem se si e zgerlaqi ” Zeri i Amerikes ” Lulezim Bashen !
    Pse?
    Sepse ka edhe me..
    Amerika demokratike di dhe e njeh jo vetem Lulezim Bashen, por edhe cilindo politikan shqiptar kudo me mire se ata e njohin vetveten sado te sofistikuara e ” Koka Zeusi” tu duket vetja…
    Pse!
    Sepse jo vetem sot por sot gati prej nje shekulli, politikanet shqiptare nga Ahmet Zoti e Enver Hoxha, nga Ramiz Alia e Sali Berisha, nga Fatos Nano e Lulezim Basha… jane mesuar te drejtojne me rrena e mashtrime, me dallavere e pazarlleqe te felliqta, me kurthe thika pas shpine, me hu e me litar …
    Sepse eshte veshtire te gjesh politike me dallkauke se politika shqiptare ku secili politikan spiunon tjetrin, secili orvatet ti beje sterkembeshin e deri edhe varrin jo vetem politik por edhe fizik tjetrit. Jo vetem jashte por edhe brenda llojit te vet.
    Zogu kunder Nolit me bajonetat e Pashicit!
    Enveri kunder Mehmetit, Nakoja e Koci Xoxe… kunder te dyve duke spiunuar fillimisht tek Beogradi pastaj tek Moska.
    Berisha kunder Azemit e Cekes, Pashkos e Imamit, Arbnorit e Olldashit po aq bile edhe me eger se kunder Nanos te cilin e burgosi por nuk e nxori ne prite si Azemin !
    Marreveshjet e felliqta si ajo e Triestes, apo pazaret e pista te 97-es e te 2004- 2005… ti kryeminister une president etj. etj, jane fytyra e shemtuar e kesaj politike te felliqte sa edhe perverse… qe e ka rrenuar disa here Shqiperine.
    Cikli vazhdon!
    Rrenat e Lulezim Bashes diten per Diell pas kthimit nga Uashingtoni ne cadren e ngritur mbi nje vendi krimi eshte akti me i ri por jo i fundit i kesaj komedie butaforike te politikes shqiptare dhe i tragjedise afatgjate te shqiptareve si popull e si komb!
    Qofte i fundit!
    Ishallah …
    Marshallah!

    1. Ilir says:

      Alban dega ne kamez thuaj? saliun me lulin e dimë shumë mirë ne ca hajdutash dhe vrasesish kanë qenë dhe janë,po atletaxhiu nuk e meriton nje roman kshu te gjate?kush e beri president burrin e çizmes mr 700mij euro per nje tender?prandaj lërini romanet se tashme populli e di qe hajduti mbron hajdutun

  5. Shkelcim Miri says:

    Edhe me e provuar se akuzat kunder Sajmir Tahirit , pse nuk shkermoqet Monika me kepuce neper parlament tani

  6. AM says:

    Né fund nderrmarja behet Muzo, pas ca ditesh prite kur te behet Muço

  7. "BOHOTINA" says:

    He se e kalon dhe me amerikanet me procedure Luli. Eshte mesuar me kete forme.

  8. sarreqi says:

    Ore eshte budalla ky apo shtiret??! Nuk e kupton se pas gazetareve investigues jane sherbimet qeveritare te SHBA-se??!!

  9. Drejtesia says:

    Lul Basha bashk me ata qe kan pagu gjith keto pare ne kte vend te varfer, duhet te burgosen sa me pare
    C jan me kto ndyresira te kombit kto esht me i var nji ore e me pare.

  10. besniku says:

    Luli mund te behet kryeminister vetem me ndihmen e Rusise!
    Edhe UDB-ja nuk e ndihmon dot tani.

  11. Tony says:

    O LULI VOCER, PO PSE TE THIRRET TY ARGI E SALI BABAI NGA HOLLANDA,,,,PO QE TI NXIRRTE GESHTENJAT NGA ZJARRI ME DUART E TUA,,,, NUK TE THIRRET SE ISHE I BUKUR,,,,I KE HYRE DISA HALLEVE O LUL QE SKA SALI DHE LLALLE QE TE BEN DERMAN,,,SHIKONI SALIUN SI RRI, SI I BUKURI SHEJTAN,,,EDHE PSE PACAVUREN E KA GATUAR AI,,,POR ME DUART E TUA,,,,HAJDE VERDALLE TASHTI SI KLI NE LEM,,,DILIPER ZOT TASHTI SE BAB SALEN NUK E NXJERRE DOT, SE TI PRET HALLATET AI,,,

  12. Berti says:

    Ky e diskretitoi fatalisht PD.
    Kjo parti drejt rrenimit total e pergjegjesine per kete e ka vetem nje njeri…..Sali Berisha.Ai e futi nga rruga ne PD e promovoi 2 here si minister e vendosi me dhune si k/ bashkie te kryeqytetit, ndikoi ne menyre absolute ne zgjedhjen dhe rizgjedhjen si kryetar te PD dhe tani kur ky njeri e shkaterroi plotesisht PD hedh fjale sikur nuk mund te ndikoje me te Luli.
    Kush ka 2 fije mend ne PD e kupton kete !

  13. zerit te amerikes une i them,se rusia eshte qe prej se eshte formuar ps dhe udb me rusin e krijuan partin socialiste si kundershtar te demokravis shqiptare,dhe çlirimit nga stalino-sulktanet ottoman.
    serviset sekrete ruse jane me te fuqishme ne globe,dhe e kane ballkanin ne grushte.
    beren paçe necmal te zi
    bejn çka te dojne ne kosove.
    bejne çka te dojn ne shqiperi.
    bejn cka te dojn ne maqedoni.
    rusi po e dhubon edhe hapsiarat ajrore te aglis,suedis,ukraines,turqis,dhevme nendetse ,ka x plane.
    rusi eshte shume i forte,ku dhe ne zgjedhe te trupit ka fute hundet.
    por une nuk besoj qe lulzim basha ka lidhje me ta dhe eshte tradhetar
    sot rusi me serbin e greqin operon ne shqiper,se ne kosove,por dhe me shqipflosa turq,qejez,bektashi,vlleh,serve te shkodres,magjupet etj

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje