Raporti: PD ka deklaruar në KQZ vetëm 31 milionë lekë për lobime. 1 milionë dollarët i ka të padeklaruara

14 Mars 2018, 18:30Politika TEMA

Më 28 shkurt Partia Demokratike ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve raportet financiare të vitit 2017.

“BalkanWeb” ka siguruar një pjesë të këtij raporti ku zbulohet edhe shifra e deklaruar nga PD e shpenzuar për lobime prej rreth 31.2 milionë lekë. Sipas këtij raporti në zërin “Shërbime të tjera” thuhet se për shërbime dhe konsulenca janë shpenzuar 31.264.480.

Ndonëse ende i papublikuar raporti financiar i PD pritej me kureshtje për shkak të akuzave nga Partia Socialiste dhe një shkrimit të publikuar së fundmi nga revista amerikane “Mother Jones” ku thuhej se shtetas rusë kanë financuar opozitën për lobime në SHBA në shumë të mëdha parash.

Kujtojmë se kryeministri Edi Rama e quajti çështjen e financimit të PD ‘sallatë ruse’ dhe hodhi dyshime për destabilizim të financuar nga Rusia në Shqipëri.

2 komente në “Raporti: PD ka deklaruar në KQZ vetëm 31 milionë lekë për lobime. 1 milionë dollarët i ka të padeklaruara”

  1. Rita says:

    LULUSHO, këtë radhë e menderose fare.
    S’del dot, po dorhiqu e shko nē Hollandë.
    Lena me hallet tona, se ti je PASANIK , dhe nuk na kupton. IK !!?

  2. Kujtimi says:

    BASHA MASHTRUS ADOLESHENTI

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje