Në intervistën e parë televizive prej zgjedhjes së saj si kryeprokurore, Arta Marku ka folur rreth detyrës së saj, pritshmërive, por edhe nga jeta e saj.
Në “RealStory” në studion e Sokol Ballës, Marku deklaroi se e vonoi dy muaj shpërnguljen në Tiranë.
“Vij nga një familje e thjeshtë fshati. Kam dy vajza, njëra është 7 vjeçë, ndërsa tjetra është 14 muajshe. E vonova shpërnguljen për dy muaj në Tiranë, pasi e kisha të vështirë largimin nga Shkodra.
Vij nga një familje e presekutuar. Mamaja ime e ka ndjerë perskutimin në kurriz. Nëna nuk u arsimua për shkak të persekutimit politik”, deklaroi Marku
Marku foli edhe për lidhjen me ish-deputeten e PD
“Kam lidhje familjare me Albina Dedën, bashkëshorti i saj është djali i xhaxhait të mamasë time”, deklaroi Marku.
Si është të shkëputesh nga qyteti ku ke jetuar prej vitesh?
Ka qenë vështirësia më e madhe e momentit, e kam vonuar shpërnguljen për dy muaj se e kisha të vësthirë, Tirana është qytet i zhurmshëm dhe i papastër kraharuar me Shkodrën, kemi ardhur dhe shpresojmë të përshtatemi për sa kohe do jemi.
Vini nga nje familje e persekutuar?
Mamaja ime e ka ndierë në kurriz persekutimin, babai ka qenë i dënuar dhe falë atij persekutimi mamaja ka mbetur pa shkollë pavarësisht rezultateve që i ka pasur të shkëlqyera.
Une e kam ndierë shumë pak persekutimin, sic ishte atëherë, kur vinte ne shkolle dikush i rendesishem, jepej tufa me lule, por une edhe pse isha nxënësja më e mirë nuk u lejova të jap tufën me lule.
Ndërsa per akuzat e hedhura ndaj saj pas zgjedhjes se kryeprokurore, Marku tha:
“Se kam parë në këtë prizëm, s’jam ndierë e mbrojtur apo e sulmuar jashtë mase prej askujt dhe isha e sigurt që asnjë gje s’kishte lidhje direkte me mua, jam e bindur për këtë.
Secili ka kauzat e veta, ishte dicka përtej personales”
Leze ,Lenka ,SHkurte Vata hihihihi
and?
????????????
nuk e prisje qe Partia te emeronte kukull?
Nje Zonje e Madhe !
komentet qysh dje? kur e keni ne plan o hajdutat police te Meros spiunit