“Ky sulm i Ramës me kartën ruse është sulmi i tretë kundër presidentit të SHBA-së dhe vetë SHBA-së.
Është një çmim që do ta paguajë rëndë Rama, por fatëkeqësisht edhe një çmim që i duhet shqiptarëve ta paguajnë, si qytetarë të një vendi të cilësuar “vend armik” të SHBA-së”.
Kështu shprehet Kaç Islami, në një intervistë për “Koha Jonë”.
“Sulmi anti-Trump i Ramës me kartën ruse ndonëse duket sikur është kundër Bashës e PD-së, s’ka të bëjë aspak as me Bashën e as me PD-në, por sigurisht ka efekte kolaterale mbi imazhin e vendit. Në fakt ky është një sulm i orkestruar nga e njëjta makineri që sulmon Trump, dhe është pjesë e strategjisë për të goditur Trump e enturazhin e tij, si gjoja të lidhur me rusët.
Në fakt përmes këtij sulmi synohet të tregohet konkretisht se edhe lobistët pranë Trump janë të lidhur me rusët dhe me shërbimin e fshehtë rus. Kjo do të thotë ndryshe se Trump është i rrethuar nga agjentë ruse dhe për ta takuar atë duhet kaluar përmes këtyre agjentëve.
Pra përmes këtij sulmi, në shënjestrën kryesore është vënë përsëri Trump. Në këtë “lojë” kundër Trump është përfshirë edhe Rama. Thënë ndryshe, ky mund të quhet një sulm anti-Trump që Rama po përdor edhe kundër Bashës e PD-së. Sulm kundër Trump, që vazhdohet nga Rama në Tiranë, ndërkohë që Komisioni amerikan i Shërbimeve Inteligjente në Kongres e “varrosi” kartën ruse të ndërhyrjes në fushatën e Trump dhe përtej saj.
Ky sulm i Ramës me kartën ruse është sulmi i tretë kundër Presidentit të SHBA-së dhe vetë SHBA-së. Sulmi i parë u krye nga Rama gjatë fushatës elektorale, kur ai do të deklaronte në CNN e Nju Jork Times, se kandidati për president i SHBA është “turpi i njerëzimit”, duke i bërë thirrje amerikanëve të mos votonin për Trump.
Sulmi i dytë kundër Trump, do të ishte votimi i Ramës në sesionin e OKB-së kundër nismës së Trump për Jeruzalemin, gjë që e detyroi atë ta klasifikonte Shqipërinë, partneren e saj strategjike, në grupin e “vendeve armike” të SHBA-së. Ky është sulmi i tretë, që SHBA-së dhe Presidentit Trump i vjen nga Shqipëria, më konkretisht nga Rama. Është një çmim që do ta paguajë rëndë Rama, por fatëkeqësisht edhe një çmim që i duhet shqiptarëve ta paguajnë, si qytetarë të një vendi të cilësuar “vend armik” të SHBA-së”, thotë Kaçi i shqetësuar.
“Ndërkohë që “çështja e ndërhyrjes ruse” është “varrosur” në Kongresin e SHBA, Rama me kartën ruse po vazhdon sulmin kundër Trump në Tiranë, duke provuar se është veçse vegël periferike që përdoret për një çështje tashmë të “vdekur” dhe duke u implikuar rrezikshëm në çështjet e brendshme të SHBA”, vijon ai.(TemA)
TY ORE MIK , NUK ESHTE SE TE MUNGON NJE , TY TE KANE COFUR TE GJITHA………
BEJ KIMI DHE FIZIKE , LERE POLITIKEN SE TA NXORRI BOJEN………
SA POSHTE JE NDAJ ISLAMEVE TE TU , QE UNE KAM NJOHUR……….
MALLAKASTRIOTI ME NEGATIV I KRAHINES…..
U bere langaraq fare o Kaçi! Nuk te ka ngelur fare me asnje kokerr kripe ne trupin tende.Je bere gazi i botes,dhe po tallen me ty.Po pse more,ne doren e Edi Rames paska ngelur kjo Amerike kaq e madhe,ku shqiperia nuk perfillet fare,se eshte sa nje koke shkrepse? Trampi nuk e di fare ku bje Shqiperia,dhe kushe eshte Edi Rama,kurse ti na nxier se Amerika na qenka ne doren e Edi Rames.Pika qe nuk te bje.Shko ore dhe ha ndonje pjate me faule te perzjere me vaj ulliri nga mallakastra.Mallakastriotet jane shume te zhgenjyer me ty,se dole tradhetar i bindjeve te tyre.O bastard!
..i gjalle midis te vdekurve..politikan surrogato ne rrenim..!
Mor Kaq, po burimi vjen nga tre media amerikane! Mother Jones, New Jork Tomes dhe Voice of Amerika shtpj sot qe edhe Zhozi e mbeshtet dhe kerkon bashos te tregoj dhe sqaroj parat e Lobimit.
Kaq gjej ndonje brisk te mire qe t’ja pasyrosh pak leshrat poshte Rames. Mos harro tja kontrollosh me shkence pastrimit!
Vk si perfundoi Partia Demokratike.
Per te ardhur keq
Sa tarallak që je or Kaç. Ti kujton se je aq i rëndësishem dhe i zgjuar sa do ti prishish mendjen Trampit. Ai, nuk e di se në ç’univers egziston një Kaç i zi por i dalë boje si puna jote. Je veç një tutkun i pështirë. Fizikan i rjedhur, ti nuk di ta luash lojën e bilardos. Edi,di të juajë ,si bilardon edhe shahun më mirë se të gjithë ju qe e hiqni veten politikanë. A e di çke ti? Bëj gati boçen se erdhi dita e larjes së hesapeve me popullin që mendonte se ju ishit asët e historisë por dolët që ishit veçse prasët e Baldushkut.
Sa njeri inteligjent qe eshte. Lum Shqiptaret qe e Kane dhe mjere bota.
Mori zemer Kaci se i erdhi Kreshnik Spahiu.
Ska gje me te turpshme sesa te orvatesh te behesh i madh vetem se tenton ti futesh ne prapanice dikuj tjeter,siq e thot kaqi se Rama po sulmon Trampin duke shpifur per lul bashen!!!
Po a je ne vete ore kaq islami te orvatesh ta besh te paster lul bashen vetem pse ka bere nje foto me Trampin,po sikur ke harruar more kaq se lul basha i kerkoi edhe micotakisit grek qe ta sulmoi shqiperine per inat te Rames,apo gruevskit makedon vetem se Rama deshi ta bashkoi faktorin shqiptar ne maqedoni,si ste vjen turp more kaq islami qe per inat te Rames pa fije turpi shani e sulmoni shqiperine kurse ne anen tjeter beheni vllazen me serbet dhe ruset dhe prap thoni se eshte shpifje e Rames,po miljonat ruse qe mediat amerikane publikojne çdo dite qfar jane ore kaq,sikur rusia dhe kriminelet e saj ta duanin shqiperine pse nuk i dhane ato miljona per familjet e vrafura ose per familjet e Gerdecit te siguroi se çdo kush do ta kishte perkrahur kete aksion edhe vete Rama,apo sju ka mbetur asnje fakt per tu mbrojtur per krimet qe keni bere e qe edhe ti pa vetedije je bere pjese e saj,tash krijoni lloj lloj alibish se çdo krim qe ka bere luli dhe sali berisha i paska projektuar Rama,turp te kesh dhe haram te qofshin ato vite qe PS-ja ti dhuroi si kryetar parlamenti apo minister.
Sa I peshtire…
Ja vure nje njolle Mallakastres njesoj si Hamit matjani Myzeqese, o Kastriot. Megjithate nuk je ti qe perfaqeson vendin, por gabimisht eshte vendi qe nxorri ty si nje mbeturine te panevojshme per shoqerin. Si s’te vjen nje çik turp e quan dhe veten intelektual; bajge.