Nikoll Lesi: Lulzim Basha po shet njerëzit e tij, Berisha dhe Meta janë ndryshe. Rama dhe Xhafaj kanë në dorë dosje të tij

17 Mars 2018, 09:51Politika TEMA

Nikoll Lesi shkruan në gazetën e tij, se Lulzim Basha pos het njerëzit e PD-së, për të mbrojtur veten e tij.

Ai i referohet faktit se Basha nuk ka reaguar për arrestimin e kryebashkiakut të PD-së në Lezhë, Fran Frrokaj.

Lulzim Basha dje mund të dilte pas operacionit të policisë dhe të gjente dhjetëra kleçka për aksionin, nëse nuk kishte bindje për arrestimin. PD-ja e Berishës ka një përvojë të gjatë në historinë e arrestimeve, ku edhe ngjarjet më të vogla i ka kthyer në kauza të së djathtës. Lulzim Basha mund të deklaronte se kemi të bëjmë me një goditje politike, siç është zakon sa herë arrestohet një zyrtar. Por as këtë nuk e bëri.

Kreu i PD-së kishte mundësi dje që duke pranuar se ligji është shkelur me pronat, të kërkonte të njëjtat masa ndëshkimore edhe ndaj kryebashkiakëve të kampit socialist, kur dihet se po bëhet nami në tokat e zonës bregdetare ku qeverisin socialistët. Edhe në Durrës është bërë masakër me pronat, në Fier, në Elbasan dhe disa bashki të majta. Por Basha nuk doli fare të thoshte, të paktën diçka. Ndërkohë që në parlament bën “namin” duke denoncuar kryeministrin, qeverinë dhe bashkitë socialiste, dje as që u ndje kryetari i PD-së.

Apo kryeministri Rama dhe ministri Xhafaj i kanë ndonjë dosje në dorë Lulzim Bashës?! PD-ja heshti duke çuar, edhe me heshtje, mesazh kryeministrit dhe Kryeprokurores se “mund të arrestoni dorën e dytë nga PD-ja, por jo ish-ministrat e PD”.

Dje Lulzim Basha duhet të dilte para medias dhe të fliste. Heshtja tregon bashkëfajësi ose shitje të njërëzve të PD. Sali Berisha ishte ndryshe. Edhe Edi Rama. Edhe Ilir Meta. Nuk heshtnin, kur duhej folur, aq me tepër kur prangat janë në duart e përfaqësuesve të tyre”, shkruan gazeta e Lesit.(TemA)

8 komente në “Nikoll Lesi: Lulzim Basha po shet njerëzit e tij, Berisha dhe Meta janë ndryshe. Rama dhe Xhafaj kanë në dorë dosje të tij”

  1. edi says:

    Rri urte Basha se dosja e tij eshte me e trasha me e madhja. Do ishte mire te fillonte nga koka se keta jane bishta. kush ka pas dicka ne dore e ka marr nje cop toke por duhet fillu nga ata qe kane vjedh qindra milion euro

  2. Kombi says:

    BASHA E DIN FARE MIRE, QE SOT NUK ESHTE KOHA PER TE FOLUR PER ABUZUESIT . BASHA ME SHOKE LE TE PRESIN DITEN, KUR FORCAT E POLICISE TE SHKOJNE TEK AI DHE ZULLUMQARET E TJERE, QE RROPEN KETE VEND DHE E KANE LENE POPULLIN ME NJE KOTHERE .

  3. Bato says:

    Per te vene kujen. Cfare analize ?

  4. Argita_B says:

    Po mire more koqe kanari, po sikur ky qe u arrestua te kete vjedhur me te verte, perse duhej ta mbronte Basha, vetem se ishte i PD se!! Per çfare votuan njerezit Bashen, per te mbrojtur hajdutet apo njerezit e thjeshte, pra votu sin?

  5. a.f. says:

    Nuk kemi zgjidhje tjeter. Moralin dhe analistin vazhdojne ta bejne amoralet dhe hajdutet..

  6. Poli says:

    Hajde gazetar hajde ! Karagjoz, qe flet vetem brockulla!

  7. Spartaku says:

    Ti Nikoll Leshi,nuk ke ment per vehte,kerkon t’i japesh Bashes,se ç’fare duhet te beje ai.Ik ore pirdhu me gjithe ate gazeten tende te djegur.

  8. TIK-TAK says:

    O LESH NIKOLLA.!TË KA IKË ,KOHA.
    SE KAPE TRENIN.
    JE BISHTI I QENIT.
    DO TË TË VIJË RRADHA.
    KE BËRË MËKATE.
    DO TË TI BËJNË HESAPET.
    TËRË AT PASURI, E KE NGA FISI, ?!??

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje