Nga Roland Qafoku*
Kishte kohë që bashkë me të tjerët Avdyl Ypi po përgatiste mbajtjen e Kongresit të Lushnjës, por vetëm 6 ditë përpara fillimit së tij një dorë e zezë ia ndërpreu në mes dëshirën e pjesëmarrjes, por edhe jetën.
Mbrëmjen e të enjtes së 15 janarit të vitit 1920, plumbat e dala nga pistoleta e Sulejman Merlikës e shtrinë të vdekur në tokë, duke e bërë dëshmor të këtij kongresi, njëra nga ngjarjet politike më të rëndësishme për fatet e Shqipërisë.
E kishte cilësuar qeverinë e Durrësit si të shitur te Italia dhe kjo frazë solli krimin e rëndë, për faktin se këto fjalë i kishte shprehur në prezencën e Mustafa Krujës, ministër i kësaj qeverie.
Ishte koha kur rivaliteti politik në Shqipëri kishte vetëm një mënyrë për ta zgjidhur: me vrasje.
SKENA E KRIMIT
Avdyl Ypi mbërriti në orën 18.30 të 15 janarit 1920 në shkollën e Durrësit për të biseduar sipas kërkesës që kishte marrë nga mbështetësit e Mustafa Krujës, pa i shkuar fare në mend se ky ishte një kurth.
Sapo u afrua te dera e shkollës dalloi inspektorin e arsimit dhe gazetarin e njohur Sali Xhuka, që po rregullonte derën. Në fakt, Xhuka ishte pjesë e planit të vrasjes dhe prezenca e tij aty ishte thjesht për të lajmëruar vrasësin që Abdyli ishte afruar.
Papritur, Xhuka hapi derën dhe nga ajo doli menjëherë Sulejman Merlika me armë në dorë duke e qëlluar Avdyl Ypin me pistoletë. Ypi vdiq në vend në një skenë pabesie të pistë.
SI U REALIZUA VRASJA?
Nuk ka asnjë nismë politike që të lidhet me fatet e Shqipërisë, në të cilën që politikanët ose njerëzit me mbështetje në popull të kenë qenë aq ekstremisht kundër njëri-tjetrit, deri në përplasje me armë, sa në mbajtjen e Kongresit të Lushnjës.
Nga njëra anë qëndronin kongresistët që e mbështesin këtë nismë kombëtare dhe emrat e tyre janë futur në histori si rithemeluesit e shtetit shqiptar.
Në anën tjetër qëndronin proteksionistët që e kundërshtonin ashpër këtë duke përdorur edhe armët. Tre përfaqësuesit e proteksionistëve ishin Myfid Libohova që përdorte influencën e vet për të penguar delegatët e Jugut për të shkuar në Lushnjë.
I dyti Mustafa Kruja që po ndalonte Krujën dhe Shqipërinë e Veriut për të marrë pjesë dhe i treti Fejzi Alizoti që koordinonte të dy palët në Durrës.
Një komitet i fshehtë, i ngritur ato kohë në qytetin bregdetar të Durrësit vendosi ta vrasë Avdyl Ypin në një kohë kur delegatët ishin duke u mbledhur në Lushnjë.
Qëllimi i kësaj vrasjeje ishte të trembte delegatët që të mos lëviznin nga vendet e tyre drejt Lushnjës dhe, nga ana tjetër, të dukej se u vra si esadist.
Por për të kuptuar përse u zgjodh për t’u vrarë Avdyl Ypi mjafton të lexojmë raportin sekret të shërbimit të zbulimit të Admiralit të Marinës Ushtarake Angleze:
“Abdyl Ypi është njeriu më inteligjent i Shqipërisë. Krahu i djathtë i Esad Toptanit dhe turkofil i zjarrtë. Ka ushqyer simpati për grekët dhe serbët, por tani është bërë partizan i flaktë i turqve. Urren gratë. Trim i madh.”
Gjithçka ka qenë e organizuar në një kurth në mënyrë që Ypin ta qëllonin në një moment që jo vetëm të mos kishte mundësi reagimi, por të mos kishte pranë as miq, shokë e bashkëpunëtorë. Për këtë organizatorët e ftuan në shkollën e vetme të Durrësit për të biseduar.
Politikani bashkëkohës Sejfi Vllamasi kujton:
“Sali Xhuka bën manevra të ndërlikuara në hapjen e derës së shkollës dhe po në atë çast Ypi vritet nga Sul Mërlika”.
Por duket se edhe në rastin e Avdyl Ypit për vrasësit kupa ishte mbushur edhe për një arsye tjetër.
Trimëria e Avdyl Ypit ishte treguar edhe në sy të Mustafa Krujës, i cili nuk e kishte kapërcyer lehtë këtë cilësi kur bëhej fjalë që ishte sfidë kundër tij.
Vllamasi kujton fjalimin që mbajti Avdyli kundër Mustafa Krujës teksa qëndronte në krah të tij.
“Në këtë vrasje ka edhe një dozë mërie personale, mbasi Abdyl Ypi, si prefekt i Durrësit, në një fjalë që ka mbajtur në këtë qytet, ku ka qenë prezent edhe Mustafa Kruja, minister i qeverisë së Durrësit, ka sulmuar rëndë qeverinë dhe anëtarët e saj dhe me konferencat që u mbante fshatarëve në Durrës, Shijak e Tiranë, ishte bërë i rrezikshëm për atë qeveri.”
Vrasja realisht krijoi panik në masën e njerëzve por edhe të politikanëve të asaj kohe. Fejzi Alizoti arriti deri aty sa në një telegram që ia dërgonte prefektit të Shkodrës, Rexhep Shalës, i kërkonte të merrte masa që delegatët e veriut të mos shkonin në Kongresin e Lushnjës, për shkak të situatës së krijuar, duke i transmetuar edhe frikë nga ngjarja.
“Edhe Abdyl Ypi u vra”.
E, megjithatë, delegatët shkuan në Lushnjë duke shënuar emrin në historinë e kombit dhe të shtetformimit. Dhe nderi për Avdyl Ypin u bë që në hapje të kongresit.
“Sot më 28 1. 1920, ora më 2 pas dreke, mbas vendimit të dhanun në mbledhjen e I-rë, meqënëse u arrit shumcia e delegatëve u çel kuvendi. Për nderimin e të ndjerit Abdyl bej Ypit, qi u asasinua mbi qëllim të ndalimit të mbajtjes së mbledhjes kombëtare, u vendos që t’i pushoji kuvendi punimet në këtë ditë, e ti shkruhet familjes së të ndyerit një letër ngushllimi nga ana e mbledhjes.
FATI I KEQ I GAZETARËVE TË GAZETËS POPULLI
Sali Nivica kishte 3 ditë që kishte ndërruar jetë pas atentatit në Shkodër, ndërsa kishin kaluar 5 vjet nga vrasja e Mustafa Qullit. Sali Xhuka ishte i vetmi nga tre themeluesit e gazettes
“Populli” që kishte mbetur i gjallë. Ishte anëtar i Komitetetit të Fshehtë kundër Esad Pashë Toptanit dhe esadistëve, në të cilin kryetar ishte Mustafa Kruja. Sipas të dhënave, Sali Xhuka ishte inspektor arsimi, një veteran patriot nga Peja e Kosovës, por nëse e merr të mirëqenë Sejfi Vllamasin, ai e cilëson kriminel të lindur.
Sali Xhuka u akuzua si bashkëpunëtor në vrasjen e Avdyl Ypit dhe për këtë e dënuan me 10 vjet burg, nga të cilat bëri 4 vjet. Megjithatë, ka edhe nga ata që e kundërshtojnë këtë variant duke deklaruar se Xhuka nuk ka pasur lidhje me ngjarjen.
*Marrë nga libri “100 vrasjet më të bujshme të historisë së shtetit shqiptar 1912-2017”
Përgatiti për botim TemA
YourDoll JP 良いウェブサイト!私はそれが私の目にシンプルであり、データがうまく書かれている方法が本当に大好きです。
Ja dhe një hero tjetër turkofil I vënë në librat e historisë, dhe do krijoheshe shteti shqiptar me këto paçavure njerëz
Kete tja veshe ta lexoj Sali Berisha , qe dhe sot e kesaj dite thote se Esad pash Toptani me shoke ishin patriote te flakte te kombit , vecse nuk sqaron : te kujt kombi ………….
pabesi,plumba,gjak……….e autore vec nje: tourkoshqifoles!
tradite qe vazhdon dhe sot por edhe shekujt ne vazhdim………
Do jete babai i Xhaferr Ypit qe i dorezoi kuroren mbretit italian ne 39 dhe ndonje gjysh a stergjysh i Edison Ypit te diteve te sotme. Normal, gjaku nuk behet uje! Ptu ju dhjefsha rracen!
Po kta jan mbeturina Osmane or Qafoku!!
C’eshte ky titull kontradiktor?
Ka “ndryshim” te madh shqipetari Abdul nga arabi Abdullah.
Zoti beni,keta kane qene shqipetaret qe ty po u thua mbeturina Osmane,kurse te tjeret nga jugu donin bashkim me Greqine.
Te tjeret kush nuk u be turk luftoi ne krah me kombin Greke kunder Ibrahim Pashes dhe turkoallvanosave qe u ben turq ne identitet,kjo eshte e verteta.
Pastaj habiten “shqipetaret” pse dhane jeten,pasurine,gjakun e tyre per clirimin e Greqise “vellezerit” e Abdullahut te ashtuquajturit Arvanitas,qe ndertuan nje gjuhe latine nga shekujt 18te nga Austro Italianet.
Te kujtohet Hamzai?
Nga Vasil apo Thoma u be Hamza,jo vetem ai por miliona Orthodhokse,kush me force kush me deshire,ashtu sic behen sot gjermane,angleze,italiane,greke,amerikane,atje ku eshte paraja
Te mos harrojme qe per 1100 vjet Perandori Greke te Bizantit me te “mirat” dhe te keqiat,kjo ishte Perandoria jone ne Ballkan me Kisha,shkolla Greke.
Shqiperia apo shqipetare nuk ishin krijuar akoma,duhej te vinte Turqia te beheshin shqipetaret,ndryshe do ishim Greke Bizantine qe historikisht eshte vazhdim i Greqise se Lashte.
Pa Turqi nuk ka Shqiperi,per keto fakte te padiskutueshme historike nuk mund te diskutohet.
Vete emrat tregojne qe me arrdhjen e Diktatures koministe myslimanet u bene “Evropiane” nga emrat,po keshtu edhe termi Vorio Epir tregon qe ketu nuk ka lidhje me historine dhe aresyet dihen,nacionalizmi i nje shteti myslimane.
turkofilet jane Murtaja e Zeze per Shqiperin e Shqiptaret.
vete fjala turk e imponime fetare,kultara e trafita te pushtusit osman lufton direkte identitetin e gjyshrit tane ilire.
ne realitet lufton te gjitha çka jane shqiptare autoktone dhe i ben gjyshrit tane si kriminele,a krimi elet barbar turq si turista 500 vjet ne tokat shqiptare.
Shume shqiptare jane vrar nga turkofonet e mbetur te ne dhe ish shqiptar te shortuar ne turq,dhe vazhdon edhe sot si vrasjet pas vdeknes se enver hoxhes kinse per probleme partiake qe i tregon izet haxhia dhe vrasjet ne kosove gjate e pas luftes.
shume shqiptar jane vrar nga pjellat e zeza turke por dhe djali i isa boletinin ne shqiperi,vetem pse ishte emer ne kontribut te pavarsis se shqiperis
ka te dhena se taborret turke kursesi nuk pranojshin pavarsin e shqiperis dhe nuk pranojn as sot se dojn kalifate islame turke me shume xhamia ne shqiperi e kosove.
shembulli sesi e beren kosoven pas lufte edhe ne sy te kahforit e unmik eulex ku ndertojn xhamia te medhaja.
keta turkofon nuk pranojn liri e pavarsi totale te shqiptarve por gjithmon me çizmen turke ne fyte te shqiptarve.
prova sa kolegje turke ka ne sgqiperi e kosove vetem qe ti konkurojn shkollat demokratike shqiptare evropiane.
edhe sot qeveria rama funcionon si tabore sunduse turke ku nuk njofin gjykata e ligje evropiane,por ps me ramen sundojn shqiperin ps me role te taborreve osmane.
O latif dreqi, se nga emri duket qe je latif kurva, lëre rracen e të tjerëve rehat, apo ste le balta përzier me misër që të kanë ngjizur dhe të ka mbire.
Pse te dogji moj Erli? Apo te shau rracën? Nuk e ka Latifi fajin qe Ypët kanë pjellë tradhëtarë.
Te gjithe Ypi-t qenkan gjellë qensh, mall turk.
Ky, Xhaferri dhe dashnori i pervuajtur i Saliut, gojori i perkushtuar i doktorit, kërma e pakallur Edison Ypi qenkan i njejti mall.
imponim asimilimet turke me emra fe e tradita turke per shqiptaret,nuk jane kurgju tjeter perpos Magji te Zeza osmane per Shqiptaret.
pra shqiptaret duhet te largohen nga magjite e mallkimet e zeza osmane dhe kthyer identitetit te paster Shqiptare.
Kot e kruajme me Greket.
100 vrasjet e bujshme te shtetit Shqipetar e tregon me se miri natyren sunite te ketij populli gjakesor dhe te pabese,pjese e se ciles jam dhe une.
Ne rastin me te mire jemi njelloj me Serbe e Greke,por ne rastin me optimist ama
Njelloj eshte dhe Ypi I riu,Valle palikari,nje gomar me Germa ship,I pelqen vehtja dhe perdredhja.