Administrohen provat e reja kundër Adriatik Llallës. Pesë pistat e punës së prokurorëve

17 Mars 2018, 17:00Politika TEMA

Puna për hetimin e ish- kryeprokurorit Adriatik Llalla nga grupi i prokurorëve specialë që po meren me çështjen e tij nën mbikqyrjen direkte të prokurores së Përgjithshme Arta Marku, ka nisur me vrull dhe materialet po grumbullohen me shpejtësi. 

Këto prova, dokumenta dhe në përgjithësi lënda e hetimit po kërkohet nga pesë drejtime të ndryshme:

E para, nga institucionet e kontrollit dhe verifikimit të pasurisë dhe pastërtisë së figurës së zyrtarit të lartë të drejtësisë (ILDKPKI, vettingu, etj), në banka, hipoteka, noteri, zyrat e rivlerësimit të pasurive, institucionet e luftës kundër pastrimit të parave dhe kudo tjetër ku gjenden dokumenta dhe transaksione me emrin e Adriatik Llallës dhe familjarëve të tij.

E dyta, i është kërkuar ndihmë institucioneve ligjzbatuese dhe homologe, kryesisht SHBA, Gjermanisë dhe BE për të sjellë të dhëna dhe dëshmi që implikojnë apo hedhin dritë mbi veprimtarinë e ish Kryeprokurorit. Eshte kontaktuar dhe mbahet nje komunikim vijues i rregullt, me ambasadën e SHBA në Tiranë nga ku kanë ardhur të gjitha faktet që Departamenti Amerikan i Shtetit zotëronte në lidhje me Llallën dhe provat mbi të cilat u mor vendimi për ta futur familjen e tij në listën e zezë që i ndalon udhëtimin dhe futjen në SHBA, siç u motivua për shkak të rasteve të mëdha të korrupsionit ku ai është zhytur gjatë kohës së ushtrimit të detyrës së Kryeprokurorit.

E treta, janë administruar të gjitha denoncimet e mediave sidomos gjatë dy muajve të fundit: Dokumenta, prova, foto, faksimile, materiale krahasimore, shkrime analitike dhe çdo indicie tjetër gazetareske që pëmban material serioz e profesional, për tu marë në konsideratë e për tu verifikuar pararpakisht.

E katërta, është hartuar një listë e bashkëpunëtorëve më të ngushtë të ish Kryeprokurorit, me të cilë besohet se ai ka hyrë në marrëdhënie korruptive dhe përfitimi personal dhe familjar, duke shfrytëzuar postin dhe funksionin. Emrat e parë që mësohen se janë tek kjo listë janë ato të Rovena Gashit, ish Drejtoreshës së Drejtorisë së Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë dhe Dekriminalizimit që konsiderohet si edhe më e afërta nga bashkëpunëtorët e tij, por edhe emra të tjerë si Dritan Gina ish Kryeprokurori i Elbasanit dhe të tjerë.

E pesta, fokus i veçantë po i kushtohet punës së hartimit të një liste pronash të padeklaruara dhe gjuetisë së numrave të llogarive në disa banka brenda, por sidomos jashtë Shqipërisë si në Kroaci, Zvicër, Gjermani, etj, në emër të Llallës dhe familjarëve. Po verifikohet edhe një rreth personash të botës së biznesit dhe krimit (brenda dhe jashtë Shqipërisë, me theks të posaçëm në Gjermani) të identifikuar si skeserët, pagatorët dhe sponsorizuesit e tij gjatë 5 viteve si kryeprokuror.(Alpenews)

12 komente në “Administrohen provat e reja kundër Adriatik Llallës. Pesë pistat e punës së prokurorëve”

  1. Goni says:

    Kur do te gjykohet dhe burgoset?

    1. apapapa says:

      Dale njehere, te botohen te gjitha ne media, t’i japin kohe atij te iki ne Hene dhe pastaj do thone qe nuk e gjejne dot ku eshte zhdukur.

  2. AA2 says:

    Popull lamash, kazan legenash, morracake, u kry vetingu.

  3. Andrea says:

    Raseni brenda gabelin e Sales , nje korrupsion anadollake i pa pare deri tani nga nje prokuror i emeruar nga kryebanditi Saleh pleh.

  4. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    kto muhabete i nigjo ke kafja mes pensionistave tu lujt domino me shty diten. Ky Alfred Peza eshte realisht koqe gomari, per gazetar jo e jo qe s’ben po dhe as per spiun te sigurimit te shtetit nuk do e qasnin.

  5. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    kto muhabete i nigjo ke kafja mes pensionistave tu lujt domino me shty diten. Ky Alfred Peza eshte realisht koqe gomari, per gazetar jo e jo qe s’ben po dhe as per spiun te sigurimit te shtetit nuk do e qasnin..

  6. Epo kjo pune! says:

    kur do trokisni tek qoftelargu se atehere do quhet drejtesi…

  7. koba says:

    Marrte me vehte dhe Like Bajge-Floririn dhe Sali Gerdecin me Taborin e Tij.

  8. tonia says:

    Llalla eshte produkt I oligarkise financiare shqiptare.Ai ka perfituar materialisht pa mase nga kasta e oligarkeve,por eshte nje mjeran ne krahasim me shfrytezuesit e tij.Per kete aresye ai duhet te pergjigjet ligjerisht, pa tjeter,,por duhen vene para pergjegjesise ata te cileve u sherbente Llalla,se ndryshe pas ketij do te vije nje Llalle tjeter qe do te korruptohet po nga ata qe perdoren nje idiot per interesat e tyre, qe jane kolosale ne krahasim me ato qe ka perfituar Adriatik mjerani.

  9. X. says:

    ne sy te arta markut shifet se nuk guxon te ngrite padi kunder ps per 613 kg hallve turke per bajram.

    PS-s i iku 613 ko…n. per lesh.

  10. BRSS says:

    LLALLA DHE ROVENES VETEM HOTELET DHE DARKAT E DREKAT QE KANE NGRENE SKAN TE LLOGARITUR KURSE KY GINA ESHTE GJYNAH E KISHTE DHENE GRUAN ME QERA TE LLALLA KETA JO BURG POR TI DJEGIN NE FURRE NJERZ PA DIN E IMAN NJERZQE KANE ÇDO LLOJ POSHTERSIE NE SHPIRTE ROBET TJU QIN E KAN PAK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje