Pas arrestimet të kryetari të Bashkisë Lezhë Fran Frrokaj, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në këtë qytet, ku do të takohet me strukturat e selisë blu në këtë qark.
Mësohet se Basha pak pas takimit do të shkojë edhe në protestën e simpatizantëve dhe familjarëve të Frrokajt, para policisë së Lezhës.
Në këtë takim Basha shoqërohet nga deputetët demokratë, Aldo Bumçi, Flamur Noka dhe Edi Paloka.
Kryebashkiaku Fran Frrokaj i cili vjen nga radhët e PD u arrestua dje në akuzën e falsifikimit të dokumenteve me qëllim përfitimin e pronave tek zona e quajtur “Rana e hedhun”. (TemA)
Cpune keni aty mer ju qi……sha robt ju “trimave” te PD-se?
Maloker [email protected] Rrace plaçkitesish dhe injorantesh te panxene
BASHA, nese bindesh vete, jo çfare te thone te tjeret qe krybashkiaku nuk ka lyer duart, MBROJE, BILE ME FORCE, DUKE DEMASKUAR DHE DUKE KERKUAR DENIM PER ATA QE KANE VERIFIKUAR KALLZIMIN. Nese bindesh qe ka lyer duart, qe nuk ka kontrolluar specialistet e institucionit te tij dhe eshte bashkpunetor ne kete pune, DENOJE. Keshtu do krijosh besimin ne popull. Populli nuk eshte budalla. Ai i di te gjitha por nuk flet, por vetem peshperit. Para disa ditesh emisioni “Fiks Fare”, sipas nje kallzimi te nje pronari, foli per hatara te medha me token rere, pyll, kenete ne Vain te Lezhes. Shkrojti edhe nje gazete, me duket se Dita. Po per te çfare u be? Pikerisht Ti, i ndodhur ne kete situate te tanishme duhet ta ngresh zerin edhe per ate ivestigim te fiksit. Shkelsit e ligjit duhet te paguajne demin qe i krijojne shoqerise, apo jo? Si kryetar i foces politike qe perfaqson dhe si Deputet i Kuvendit te Shqiperise, propozo dhe mirato ligje qe te mos lene shtigje per abuzime te ketij lloji dhe ketyre permasave, ndryshe rri e mos bej zhurme. Populli nuk ha bar.