Arrestimi i kryebashkiakut të PD, reagon Basha: Ne kërkojnë që hetimi të jetë transparent dhe jo politik

17 Mars 2018, 12:13Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar për herë të parë lidhur me arrestimit e kryetarit të Bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj i cili vjen nga rradhët e PD.

Duke folur para gazetarëve pas mbledhjes së grupit të parlamentar të PD Basha tha se “ne kërkojnë që hetimi të jetë transparent jo politik dhe i paanshëm”.

“Sot u them të gjithë shqiptarëve se ne urojmë që Fran Frrokaj të jetë i pafajshëm.

Qëndrim im dhe i PD-së mbetet i pandryshuar, të gjithë të jenë të barabartë para ligjit nga qytetarët e thjeshtë deri te politikanët e lartë.

Por ne duam transparencë, hetim jo politik dhe të paanshëm, shqiptarët duan drejtësi profesionale dhe jo të kapur nga axhenda politike për drejtësi selektive të drejtuar ndaj një krahu politik drejt një tjetri”- tha Basha pas mbledhjes së grupit të PD.

Në këtë dalje për mediat Basha shqërohej nga disa deputetë të PD dhe konkretisht nga Edi Paloka, Flamuar Noka, Enkelejd Alibeaj dhe Aldo Bumçi. (TemA)

 

6 komente në “Arrestimi i kryebashkiakut të PD, reagon Basha: Ne kërkojnë që hetimi të jetë transparent dhe jo politik”

  1. Johani says:

    Per ty ligj dhe transparence eshte vetem nese gjykon llalla,po mos u merzit lul se ti ke aq leke sa ti mbrone dhe ti shpalle te pafajshem keta te arrestuar qe nese do ishin ne PS sot do te “publikoje” fakte kunder tyre,edeh nese ste dalin 13 milojn euro te fituara nga shteti ti ke nanen rusi dhe baben putin qe te dhuron deri sa ti te thuash mjaft,e kur behet fjale per krimin dhe leket ti dhe sali berisha nuk thoni kurre mjaft,jeni te uritur si kasapi i ballkanit millosheviqi ndaj shqiptareve.

  2. Tedi says:

    I BEKUARI VETING, FILLOI!!
    KU DO FUTENI LULUSHA ???

  3. niki says:

    Perse duhet te jete politik.Deri dje ishte ne detyre Kryeprokurori i juaj qe flinte gjum pasi dhe ate e kishte mbuluar semundja e korrupsionit koke e kembe, dhe ju flinit te qete.!!!

  4. Alpet.al says:

    Nuk ka transparence ne hetim.
    Hetimet jan sekrete, gjithmone.
    Transparencen e hetimit e ben gjykata.
    Por, ka nje vend ku publiku dhe ligji kerkon dhe detyron transparence te plote: Transpararence ne marreveshjet dhe veprimet politike dhe organizative por sidomos financiare te partive politike.
    Prandaj, perpara se te kerkosh idiotikisht transparence ne hetimet e oraganeve te rendit dhe drejtesise, ti dhe te gjithe politikanet e kujtdo partie, bej transparencen financiare te transaksioneve, financimeve dhe lobimeve te tua skamdaloze.
    Lullzim Basha, boll spekullove me zhargone qe i perserit si pllake gramafoni, me te njejtin ze dhe ton te shpifur!

  5. Edhe vjedjet ishin politike.
    Kur do ti vij radha lulushit me musketjeret e tij.
    Luli nuk kenaqet vete me toka do pare cash si ato te rruges kombit.

  6. Bureto says:

    Me fytyra të pikëlluara qëndrojnë sikur janë para ndonjë arkivoli duke i bërë homazh ndonjë xhenazeje. Kushedi se ç’farë mendojnë ‘kokat’ e PD në atë çast. Shumë duhet të jenë dhe me siguri jo të këndëshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje