Ai shkoi në Paris, kur u shpall prishja e PPSH- së me ish- kampin socialist, pas raportit të Enver Hoxhës në Kongresin e IV-t, nëntor 1961 deri në vitin 1968.
Dhe ndërsa më parë, diplomatët tanë kishin ndihmesën e selive të vendeve mike socialiste, tashmë që u prishën edhe marrëdhëniet me Partinë Komuniste të Francës dhe me shoqatën e miqësisë Francë-Shqipëri, që ishte nën tutelën e saj, ish-zbuluesit politik të Shqipërisë në Francë, Hasan Luçi, iu desh të kërkonte dhe të zinte miq të rinj.
Teksa edhe prishja me Kinën krijoi tensione të reja me një pjesë të miqve dhe të shoqatës së re franko – shqiptare, por ai përjetoi vetëm fillimin, sepse u kthye në atdhe. Pikërisht, detaje interesante të atyre viteve mbërrijnë posaçërisht për “Albanian Free Press”, në një rrëfim të veçantë të tij.
Gjithçka mbi dërgesat për ish-diktatorin komunist drejt Shqipërisë dhe si kontrollohej çdo gjë…
Intervistoi për “Albanian Free Press”: Albert Zholi
Z. Luçi, në kujtimet tuaja ju keni shkruar se kishit një njohje të veçantë me Sulo Gradecin. Si u njohe me të dhe çfarë komunikimi kishit me besnikun e Enver Hoxhës?
Me Sulo Gradecin u njoha mirë gjatë qëndrimit të tij në Paris, ku vinte shpesh si shoqërues i familjarëve të Enver Hoxhës. Shpejt e psikologjisa tipin e tij. Ai e kishte në majë të gjuhës fjalën “shoku…” për Enverin; rrallë thoshte “i madhi” apo “shoqja…” për Nexhmijen. Çdo gjë e paraqiste porosi të tyre, duke treguar letra në duar, por që s’i lexoja dot, veç atyre që më shkruante me kërkesa të sakta kryesisht për Enverin dhe gjysmë-përçues e ndonjë gjë tjetër për Sokol Hoxhën. U njoha mirë dhe i shoqëroja gjithnjë edhe Ilirin e Sokolin me gratë e tyre. Suloja afrohej ngadalë dhe kishte zakon të bënte: “Hëm! ë?!” dhe kapte hundën me dorë, pastaj të fuste krahun dhe ecte për të biseduar në lëvizje, apo duke u ndalur në kafe. Rrallë bisedonte ndonjë gjë në banesat e Parisit apo në ambasadë, se i zbatonte rregulloret, dukej dhelpër e sekretit.
Ju ishit vartës i tij, apo kishit detyrë specifike?
Unë isha bërë një nëpunës i Sulos, sepse ai me miratim nga lart më kishte lënë një fond (rrallë merrja hua në arkën e ambasadës) dhe blija sendet e porosive që bënte, si libra, stilografë, këpucë, çorape, syze, copa stofi, ilaçe, etj.
Cilat ishin sendet dhe ushqimet më të spikatura që merrnit dhe si vepronit për t’i nisur, sipas porosisë. A kishit vështirësi në blerje dhe në dërgim?
Më vështirë e kisha me bananet, të cilat duhej t’i blija në vende ku mundësisht të mos njihesha nga shitësit, se kush isha dhe asnjëherë në të njëjtin dyqan frutash. Pastaj, direkt do shkoja në ambasadë, ku t’i mbaja në frigorifer, t’i vulosja me dyllë të kuq dhe t’i dorëzoja në Tiranë me korrierët diplomatikë, apo me ndonjë diplomat nga ne, apo ata që kalonin tranzit në Paris, se porosia duhej të dërgohej me përparësi në kohë. Në Tiranë i provonte dikush para se t’i hante Enver Hoxha. Në dy raste, siç më thanë, nuk i kishte ngrënë, pse ishin o të pjekura shumë, ose ende të pabëra mirë dhe njëherë dyshuan se nuk qenë të rregullta. Por besoj se nuk u helmua asnjëri nga ata që i kullufitën. Hajde të gjeja peshën e farmacistit. Unë rrija me gjak të ngrirë për një kohë, jo se dyshoja te vetja, por shkoja nëpër mend rastësinë që bananet të ishin të sëmura nga Zoti, mundësinë që dikush mund të ndërhynte për keq dhe përgjegjësia më mbetej mua, më të voglit dhe më të largëtit. Shyqyr, nuk më ndodhi gjë me bananet, se drejtësia e punës sonë ishte legjendare dhe e pashpërblyer, kështu është edhe sot e kësaj dite. Ne kishim bindje dhe besim në të drejtën komuniste dhe nderin e gjakut të familjes, se ishim me ndërgjegjie të pastër, i shërbenim familjes, atdheut dhe kombit, virtyte që sot janë braktisur jo pak.
Si i merrnit porositë dhe cilat ishin ato që kishin rëndësi? Po ngjyrat dhe modelin kush e përcaktonte?
Për t’i blerë këpucë a çorape, më dërgonin edhe modelin e ngjyrën, të marra këto në revista mode, por pa shënuar as emrin e revistës, as datë e as në ç’vend qe modeli, por vetëm e prerë me gërshërë me kujdes. Kështu që nuk mund të gjeja të paktën dyqanet a firmat ku mund të qenë tregtuar. Bridhja dyqaneve e butikëve franceze me orë e ditë të tëra, por zor se gjeja të njëjtin model a ngjyrë se dukej qartë se u kishte ikur moda. Blija gjëra të përafërta. Vetëm njëherë nuk m’u pëlqyen një palë këpucë bezhë e hapur, ndofta sepse qenë majat e ngushta dhe këmba e shqiptarit me gunga. Më lehtazi gjeta stilografët e viteve ’30, markën “Parker” në dyqanet e rrethinave të Parisit, ku mbaheshin mallra antike nëpër depo, sidomos në pazarin e quajtur “Pazari i pleshtave”, ku gjeje çdo vjetërsirë kohe deri në 20 vjet e shumta. Edhe për syzet nuk kishte ndonjë vështirësi, se ato i porosisja te markat e mira të firmës “Lissac”, se për çmimin e kripur as bëhej fjalë. Disa herë pronari më ofroi syze falas mua si dhuratë, sigurisht jo të asaj cilësie që porosisja, pasi kudo kur blije herë pas here, të sajdisnin që të të mbanin lidhur si klient. Por atëherë druheshim të merrnim edhe dhurata, se krijuam bindje për këtë gjë dhe jo vetëm se duhej malli që s’na e mbante ta blinim me xhepin e shpuar, por edhe se dyshonim tek dhuratat, siç thuhet për grekët.
Nuk ke pranuar asnjëherë dhurata?
Vetëm njëherë mora një palë syze dielli të thjeshta që s’binin në sy, por ua bëra të ditur edhe shokëve, pasi këto blerje i bënim vetë i dytë dhe kësaj here isha së bashku me Bahri Zikon, sekretar i tretë. Duke qenë vetë i dytë bëhej plotësisht transparenca e blerjeve, siç thuhet sot. Njëherë që po blinim së bashku me mikun tim, dr. Pavllo Milon nga Vunoi, mjek në klinikën e udhëheqjes, morëm dhuratë nga një këllëf të mirë se pronari i dyqanit ku blemë syza, më pa se ç’këllëf kisha, kur nxora syzet të lexoja faturat.
Vetëm në Francë i bëje blerjet?
Në shkurt 1975 shkova në Zvicër për një porosi të Enver Hoxhës. Kisha kaluar tranzit me tren që në nëntor 1961, duke ndërruar trenin në Bazel, megjithëse kisha djalin 6 muajsh dhe bagazhet. Kalova edhe në 1965-ën me gruan e fëmijët dhe kësaj here patëm problem, se treni s’kishte ujë të nxehtë për t’i përgatitur vajzës 5-muajshe Rozetës qumështin, e cila e thithte shishen nga uria me pluhurin e tij për bebe të pabërë mirë, se gruaja nuk kishte gji t’i jepte. Kur bëmë ndërrimin e trenit, e patëm mjaft vështirë edhe kësaj radhe. Nga Parisi në Gjenevë shkova me avion dhe kësaj here mora gruan si shoqëruese, pasi shokët e tjerë qenë zënë me udhëheqësit që ishin për mjekim. Në Gjenevë mora veturë me qira dhe shkova në Lozanë, ku pasi lashë djathtas qytetin, u ngjita në male tek ndërmarrja “Kudelski-Nagra Recorders”, ku takova Urs Gallman, supervizor i shërbimit të eksportit,i cili më ndihmoi për blerjen e magnetofonit me pajisjet për Enver Hoxhën, i cili mesa mora vesh, mbeti i kënaqur. Ursi qe inxhinier zviceran që kishte studiuar në SHBA, më falënderoi që zgjodhëm për blerje këtë firmë dhe mbajti qëndrim të mirë ndaj vendit tonë, më pritën mirë dhe mbarova punë pa u vonuar. Por vajti vonë dhe zura hotel. Pasi darkuam në restorant, ku çmimet qenë të kripura për fjetje e ushqim, sa nuk më doli dieta e Parisit për të përballuar shpenzimet, kështu që shtova nga xhepi. Filloi të binte dëborë dhe kjo na shqetësoi, por fjetëm. Pasi hëngrëm mëngjesin përgatita veturën, se kisha edhe zinxhirë. Zbritëm ngadalë pa probleme në Lozanë, ku shëtitëm qytetin dhe bregun e liqenit. Gjatë rrugës për në Gjenevë, bëra fotografi duke ndaluar në vende të bukura. Këto fotografi janë nga më të bukurat që kam bërë, pasi ishte kohë e mirë me diell dhe pamjet zviceriane fantastike. Kur m’i pa dikush fotografitë më tha se me to mund të merrja pjesë në konkurse për fotografi artistike. Nuk e kam bërë këtë punë, megjithëse kam foto nga Moska, Parisi e Shqipëria etj. Pa mbërritur në Gjenevë, gjatë rrugës hëngrëm ca fruta dhe pa e ndaluar veturën plotësisht,iu afrova një koshi në anë të rrugës dhe hodha qesen e mbeturinave, por ajo ra jashtë kazanit të plehrave. Ndërkohë nga një pallat karshi, një grua e moshuar më bërtiti, duke bërë shenjë me dorë: “në kosh,zotëri, në kosh!”, dhe unë kështu bëra dhe e falënderova nga larg gruan qytetare,e cila më dha një mësim të mirë. Një qëndrim të tillë të kulturuar e kam ndeshur edhe në Vjenë, Berlin e Stokholm. Në Gjenevë qëndrova më gjatë, pasi avioni nisej vonë dhe bëmë shëtitje buzë liqenit e në qytet, ku patëm mbresa të pashlyera.
Porosia më e vështirë
“Ç’kam hequr t’i sillja makinën e shkrimit Enverit”
“Kam hequr keq me porosinë për makinën e shkrimit, që ma ngarkoi Haxhi Kroi në Tiranë kur isha me shërbim. Gërmat që kërkonte ai për Enver Hoxhën dilnin aq të mëdha, sa të bëhej një makinë shkrimi e stërmadhe, sa gërmat nuk mund të radhiteshin në tastierë. Pas disa këshillimesh, edhe me Sulon vendosëm t’i thoshim përfundimisht se qe e pamundur të gjenim ashtu siç duhej dhe ky ishte mendimi i tërë specialistëve që pyetëm. Duke u hequr edhe si budallenj, megjithëse ne thoshim: “na falni se ne nuk marrim vesh fare nga kjo punë, por a është e mundur të gjendet a të bëhet një makinë shkrimi me këto germa?!”. (dhe jepnim modelin e shkronjave). Kështu vuajtëm edhe për një palë syze në vitet e fundit dhe për të njëjtat arsye nuk u gjetën. E kështu, Enver Hoxha përdori lente zmadhuese e tjera metoda për lexim. Këtë punën e gjyzlykëve nuk e zgjidhi as prof. Iv Poliken, të cilin e takuam edhe para vitit 1979 kur e vizitoi vetë Enver Hoxhën në Tiranë.
te pakten mos e perflisni per abuzime si diktatoret qe ka qejf ta krahasoje PD… po pikpyetja eshte perse e demonizoi PD Enverin, e beri per interes demokratik apo per te peshtjelluar e bere corap kete vend qe nuk po e merr veten akoma dhe te vetmit qe kenaqen jane serbi e greku. Nga Enveri mund te distancoheshe dhe do ishte normal sepse demokracia eshte tjeter gje me monizmin por gjithe ai “pasion” per ta shpallur si diktaturen me te eger ne bote!!!!! e kishte nje hile pas qe te acaronte njerezit poshte ne te dyja krahet dhe te provokonte tensione, sikurse ndodhi xhanem dhe sot jemi kaq te ndare se e shohim ate kohe ose bardhe ose zi. E pastaj llapim per lumturi, ne nuk biem dakord te analizojme me qetesi te kaluaren, ka gjithnje nje pale qe hidhet perpjete.
O Hasan!
Paske rrjedhur,o lolo!
Te ka bere qojle gazetari dhe ti nuk kuptove gje!
Po ti ke qene perfaqesues i Sigurimit te Shtetit atje,o gomar e nuk ishje furnitor!
Keto qe tregon ti jane muhabete kala,ajsh,per te mos thene idiotesh!
Paske qene zagar zotrote se nga ty ka ngjare edhe yt bir,qe luante dikur futboll ne Shkoder dhe tani flet si pordha neper breke,njelloj si ty!
Hyyyyy,rrace muti!
Hahahah Hasani nga Brataj, nje koker loqeje qe e perdore Sulo Gradeci si provues ushqimesh, si kavie bre, qe nese kishte ndonje rrezik per Verin, ta hante Hasan Kari. Hasanin e kishin si kavie dhe e perdornin si sherbetor per pazarin.
Idiotsite e fshatareve shqiptare,qe plus asaj i trevojne plot mburrje
Ti je nje idiot qe do te mbulosh m… me shurre.
Po sot ke pyetur gje ti se ku i mer ato qe ha Saliu,Edi apo Iliri?
Ai ka fajet e tija dhe hajde te diskutojme ,po jo cfar hante ? Gomarlleqe !!!
hahahaha cfare zbulonte ky? Corapet apo kepucet e Enver monstres?
Sot vetëm Llalla ka aq pasuri sa kishin e gjithë qeveria e E.Hoxhës (edhe pse nuk kishin asgjë).
Nexhmijes ju numëruan dhe sa portokaj kishte ngrënë!
Qeka bo loqe fare ky,si nuk I vjen turp,paskan qene tamam shqiptar:ha dhe permbys kupen.
Hasan Luçi duhet te jete nga Kuçi i Vlores. Mire ben qe jep intervista e spjegon kohen qe gazetaret e sotem jane shume te interesuar ta dine edhe per ta bere e treguar pastaj sipas interesave te tyre, por edhe Hasani, mendoj se intervisten e jep ne shkembim te ndonje monedhe. Dhe kjo, ne qoftese eshte keshtu, tregon se nuk e kane pase edhe keta njerez seriozitetin dhe perkushtimin per punen, pavaresisht se ku punojne. Dhe mbi te gjitha te behen objekt i ketyre intrigave te soteme; valle s’e kuptojne?! Ne qoftese duan te shprehen se nuk e mban dot, le te shprehen mes miqesh e shokesh, me te afermit e tyre, por jo me keta te medias se e transformojne historine sipas oreksit qe kane dhe u diktojne rrymat e ererave qe fryjne. Sot historia eshte bere me e pabesueshme se kurrej. Mjere ky brez dhe ata qe do vijne se çfare do ju jepet per te mesuar!
Nje perfaqesues i Sigurimit te Shtetit ne ambasaden shqiptare ne Paris jep interviste per budallalleqe te nivelit te nje fshatari me 4 klase!
Ke qene personalitet,more te hengert mortja,por paske rrjedhur fare!
Ti mund te kesh blere edhe leter higjenike,kondome etj,por keto perfaqesojne punen tende ne France o idiot?
Po bythen ia ke fshire ndonjehere lidereve qe vinin atje per mjekime?
Njeri pa personalitet fare!
Problemi nuk eshte çfare hante e si vishej Enveri, familjaret e blloku, por çfare hanin e si visheshin familjet shqiptare ne ate kohe. Ky eshte ndryshimi i madh me demokracine kur ka njerez qe hane e vishen shume me mire se Edi, Sala, Iliri etj. Vertet se ka njerez qe jane shume te varfer, por ky eshte kapitalizmi, nuk mund te jemi te gjithe njelloj, siç predikonte e siç donte te krijonte “njeriun e ri” Enveri e marksizmi. Utopi.
E pra, kete s’kupton dot ti joeli shkodran dhe shume joel te tjere; Utopi nuk eshte as Hena apo Marsi e jo te jene njerezit qe rrojne ne toke. Por shprehja ky eshte kapitalizmi do te thote qe ky kapîtalizmi qenka shume me i poshter se socializmi. Atehere le ta shporrim kapitalizmin dhe te ndertojme komunizmin qe njeriu te punoje sa te kete mundesine dhe te marre sa te kete nevoje. hajde joel , hidhu! Enveri deshi njeriu e ri, por kapitalzmi dashka njeriu e droges, krimit e pornos. Oh, sa mire sot!
Une nuk e di ku ke jetuar ti “shpresoj, por s’e besoj” por qe njeriu te punoje sa te kete mundesi e te marre sa te kete nevoje eshte parulla me e bukur e marksizmit, qe mund te arrihet me ndonje njeri tjeter, ne ndonje planet tjeter, por me kete njeri normal qe eshte sot ne planetin tone nuk arrihet. E provuam, punuam sa na doli shpirti ne ate sistem dhe asnjehere nuk morem sa kishim nevoje. Nuk po t’i radhis se, me sa duket nuk i kupton. Vetem, me sa duket, te ka marre malli (nese ke jetuar atehere) te ngrihesh ne 3 te nates per nje shishe qumesht. Pra, parulla e bukur e komunizmit eshte nje utopi qe nuk eshte realizuar dhe as mund te realizohet askund. Kapitalizmi ka shume te meta, por, deri tani, nuk eshte gjetur ndonje sistem tjeter. Provat qe kemi bere nuk besoj se ka deshire ndokush t’i provoje prape e te kthehemi ne ate utopi te paarritshme.
Bananet ja fuste nje here ne bythe ketij dhe Sulos pastaj i hante krimineli.
Po jo mo jo, ai kishte dhe nje banane gjigante fare, qe ua kishte futur ne bythe gjithe shqiptareve. Atehere rrinin me goje mbillur, se u dhimte nga bananja.
ky vetem zbulues politik nuk ka qene.zbulues supermaketesh po.gjithsesi ka qene me lart me grade se salih berisha qe ishte zbulues i shurres se hysni lapis.
Hahahhaaha pall komplet, kujton se njerezit jane ata qe ky dhe turli bq te asaj kohe i genjenin pafund. Ore debil bananet jane fruti me i lire ne bote qe hane fukarenjte, jane si grosha qe kemi ngrene ne, e para. Dhe e dyta o debil bananet nuk rruhen ne frigorifer mos genje boll me idiotesira te tilla. Enverin o idiot mosmirenjohes nuk e denuan dot per genocid, e denuat per kafe dhe mbyllni halen se ju shkerrdheu 45 vjet dhe se si ka jetuar dhe cfare kane shpenzuar dhe ku kane jetuar sot duken qesharake, krahasuar me ata qe vodhen Shqiperine…. Enveri o idiot ishte Diktator, dhe ne lidhje me kete ti zagari i tij qe te kishte derguar ne Paris nuk na thua asgje, apo je nje nga ata shume spiunet e degjeneruar qe futet njerez te pafanshem neper burgje…
Shkrim i mire. Pse i versuleni njeriut?
Eshte i sinqert dhe tregon vuajtjet e tij
Asgje nuk mora vesh çfare u tha per çfare u thane dhe perse sherbejne .
ky ka pjerdh
Ky eshte nga ata spiune qe ate pune e ben ne cdo kohe dhe ne cdo sistem …edhe se kerkon te duket atraktiv ne kohet e sotme ,ashtu i peshtire mbetet…si vete ai sistem.
Po mire o mavri po Sanija cfare bente kur ti o KOQE bleje banane? Ti ke qene e je nje pall Kari qe se ke shokun o I ashtuquajturi Drejtor I Sigurimir te shtetit Shqiptar. Te fala Sanijes o logo qe. Tars si
Bananet ne frigorifer?!? Kjo eshte genjeshtra e pare. Dhe qivaj temen edhe sot e kesaj dite e mban mend ky trulakra qe pagoi cmime te kripura e nuk i doli dieta e Parisit atehere kur hengri ne ate restorantin 40 vjet perpara, hajde mendje, hajde. Keshtu kokash na duhen edhe sot, po nuk i gjejme dot me.
Ky nuk ishte i zoti per shtepine e vet… , e jo me per tu mare me Enverin. Ju gezohej stilolapsave dhe camacakezeve qe i sillte … nga dogana e Rinasit. Po eshte e vertete qe ky trap ishte i zoti, per cfare? Per te vrare dhe burgosur njerez. Per intriga dhe spiunlleqe ndaj kolegeve, dhe komshinjve ne lagje etj. Pse nuk flasin viktimat e ketij qeni besnik te verber te diktatures, qe i gjuante viktimat e tij i mbuluar me shkulm, jarge, e gjak? ???? Bajga, bajga… .
Sa paska vuajtur my.
O Hasan gjall qenke o lumemadh,ter jeten spiun i djegur mbete dhe ska si te jete ndryshe se familja LUÇI ish nje familje qe perfitoi gjith jeten nga NURI LUÇI,prandaj vajti per lesh ai rregjim sepse vazhdoi me dinastira katundaresh qe ben karjere te pa merituar nga gjaku i te afermeve.Mos ardhshin kure ato ditet e juaja se kur shani ju Enverin te vjen per te vjelle o fshatare te ndyre.
O Hasan, bananen po e fute ne frigorifer prishet, nxihet! Mos i ke blere ndonje frut tjeter po jo banane.Bananen lere jashte ne temp e ambjentit dhe haje kur te te shijoje me shume , disa e duan te bere e disa e hane jeshile, sipas deshires!
Per keto tipa, gjyshja e mire e lagjes sone thoshte:
LESHI I PAJDHIT TE PALARE !
Ooooooooo Cane !
U plake, U KAKE !!!!!! (ndjese te gjitheve per fjalen)
Ka pjerdhur ska pjerdhur,keta jane gazetaret qe dine ç’te zgjedhin per intervistat kunder Enverit. O trapa ,a kuptoni juve se ai qe po na shqyen ne mes te dites quhet ujku,ujku Sali,Ujku Ilir, Ujku Rama qe vetem orat qe blene jane te barabarta me kost vjetore te Drejtorise se Pritjes per gjithe udheheqjen e asaj kohe. ç’far banane e syze mor bukeshkale,ketu vetem Llalla ka blere nje fsdhat te gjithe pa lere me pastaj Saliu Iliri e by qi… te tjere te politikes qe na ropen te gjalle ,na xhveshen e lane ne mes te botes per meshire te zotit.
Vitet 80-te…
Nje gjeneral nga Kuçi i Vlores, ne rinine e vet… kishte qene partizan…Banon ne Tirane nga 29 Nentori i 1944…Vazhdon karrieren ushtarake…Del ne pension…Tashme kishte kohe te lire te çmallej me Kuçin, me bashkefshataret, me kodrat, druret, dhite….Nje dite merr rrugen per ne Kuç…Te spitali i Vlores, pret per ndonje makine, ndonje Liaz apo Saurrel qe ngarkonte dru zjarri prej perralli ne Kuç…Dhe ja gjenarali yne eshte me fat: I ndalon nje Liaz te kembet, shoferi nje djale i ri, e pyet se per ku e ka rrugen. Gjenerali i thote se do te shkoje ne Kuç. Pa nje,pa dy, gjenerali hypen ne makine dhe nis udhetimin drejt vendlindjes… Bashke me udhetimin, nis edhe historite e tij…Gjenerali flet per betejat ku kishte marre pjese si partizan i Çetes Plake te Vlores….Ketu ne Babice, kemi shpartalluar nje autokolone gjermane… Dhe nuk na u vra, as nuk na u plagos asnje shok…Ketu ne Sherishte patem nje beteje tjeter heroike me gjermanin… Ketu te Çezma e Thate,ndeshem nje skuader gjermane te motorizuar. E shpartalliam…Ketu ne Drashovice, patem nje epope me vete, shpartalluam nje grup gjerman dhe nje çete balliste…Po ne Gjorm lufta qe e rrepte, ketu patem edhe nje humbje te madhe: Na u vra shoku Abaz Shehu (Hero i Popullit), me la amanetin e fundit dhe mbylli syte ne duart e mia…Na u plagos rende edhe Besniku, shoku Isni….Makina gjarperonte kthesave te perpjeta dhe te ngushta drejt Kuçit… shoferi i heshtur dhe i perqendruar ne punen e tij…Gjenerali fliste dhe vetem fliste, rrefente historite e jetes se tij me pasion, pa u lodhur…Sapo makina hyn ne Kuç-Buronja, gjenerali i terheq vemendjen shoferit me ze te larte dhe duke i treguar me dore nje rrap te moçem, me dege te hapura, te rena perdhe: – Djalo, e sheh ate rrapne atje?! – E shoh, e shoh, – i pergjigjet thate shoferi. – Ketu ne Buronja te Kuçit, Çeta jone u ndesh me nje repart gjerman, u ndeshem dhembe per dhembe…Edhe tani kur e kujtoj me behet mishi kokrra-kokkra…Do ti, qe as gjermani nuk jepej, as ne nuk beme nje çap prapa…Te dy paleve nderluftuese iu mbaruan fisheket, municioni…Filloi luftimi trup me trup… Kur, do ti, me vjen mua nje alamet gjermani, ne dore mbante nje bajonete te gjate, te mbrehte qe vetetinte; Naa,kaq sa krahu imishte! Shoferi, papandehur e thyen heshtjen me nje shprehje alla vendçe,duke iu drejtuar gjeneralit: ” – Po si s’te q…n… gjermani dhe te kisha shpetuar edhe une sot nga p… e tua! Te pakten nje here ne vit do te gjeja kohe per te te vene nje lule mbi varr…”.
E forte kjo. Ha ha ha ha.
Ato vende i njoh mire jane ashtu sic i ke pershkruar edhe tek ai rrapi kam qene nje here kur behej festa e kucit.
jom Tironc mbi 400 karat por jom Nip ne ato zona atje prandaj i njoh.
O sa kom qesh. Se andej ka me te vertete tipa qe te cajne trapin megjithmen.
e njoh personalisht…njeriu me i peshtire dhe i neveritshem dhe jam dakort me nje komentues edhe me komshiunjt merrej apo spiunonte , letra anonime dhe idiotsira ne ambjente pune dhe per jeten private deri dhe ne Itali kane shkuar letrat e tij anonime per jete private , e flas per periudhen post komuniste…
Per Kolen e shkrete!
Ne vitet 90-te nje ish burgaxhi nga Mirdita sapo kishte dale nga burgu dhe priste ne rruge per ne shtepi!
Kalonin plot makina bosh,por te gjithe shoferet i thonin se shkonin per krom ne Bulqize!
Pasi priti 3-4 ore u nis ne kembe drejt fshatit te tij!
Nuk kaloi shume dhe nga prapa po vinte nje fshatar hipur mbi gomar!
U pershgendeten dhe pasi u njohen me njeri tjetrin i burgosuri e poyeti:
-Cfare ke punuar perpara?
-Kryetar kooperative-pergjigjet i zoti i gomarit!
-Po ti,e pyet burgaxhiun!
-Une sapo dola nga burgu-i thote ai,por nuk gjeta makine dhe u nisa ne kembe!
-Shume mire ke bere-thote gomarxhiu,se te ben mire ecja se ke kaq vjet ne qeli dhe je mpire nga kembet!
-Po si e kalonit diten ne burg-e pyet kryetari?
-Duke lozur-thote burgaxhiu!
-E cfare luanit ju atje!
-E pse pyet kot kur ti e di se ne burg nje loje luhet:
-Loja me sapunin e Rrogozhines!
-Prandaj qenke fryre nga bythet ti kaq shume?
-Nga halli,e mbyll biseden burgaxhiu,se ndryshe nuk shtyhej koha!
Pse nuk thua ti,qe paske qene per qejf ne burg e jo per vcdenim-e mbyll kryetari dhe nxiton gomarin se po errej!
Me sa duket nuk u pelqeu komenti im sepse thashe te verteten . Any way !
E kuptoj qe eshte i moshuar por ky duket injorant dhe ky ishte tipi i atyre qe mund te vrisnin kedo per Enver Hoxhen.e merni me mend si mbahej diktatori me mallrat e Perendimit, kur njerezit ketu nukkishin buke te hanin.Kete shof une nga kjo interviste e ketij mediokri injorant qe tani po i duket se po na thote sekretet e medha, ne fakt edhe pa i treguar ky tipi ne e dime se c’ka bere udheheqja e dhjere popullit . Njerezit vdisnin per hic mos gje kurse Enveri e kompani harxhonin parete e shqiptareve ne Paris e gjetke, benin edhe be per koken e klases punetore.Terroriste te popullit te vet.
Nje rast si ky i Koles…..me ka ndodhur edhe mua me te ndjerin Fiqiri Vogli !
Kishte nisur e bitisur L2B.dhe une e degjoja s’kisha c’beja ! Me ne fund kur
po kalonim rrugen nga Qeparoi per ne Kudhes nate ne erresire nisi te shpje-
nte “Kapitalin e Marksit” .Nuk durova me, e kushte mbushur kupen : “Shoku
Fiqiri,i thashe , ” Kapitalin e Marksit ” ma shpjego kur te arrijme ne Dhermi,kur
te kemi edhe drite se tani ne kete erresire s’ka zot nene ta kuptoje ,besoj edhe
Ju nuk arrini ta kuptoni. Nuk e desh veten por me sa duket e kuptoi se e kishte
shkelur . Keta qe kishin hedhur dy pushke,mbase asnje fare iu kishte mbushur
mendja top se kishin bere Luften e Dyte Boterore . Keta ishin tipa te vecante ,nuk
perfaqesonin heroizmin e vertete te partizaneve qe vertete luftuan kunder push-
tuesve nazi-fashiste dhe qe dhane jeten per liri e pavaresi. Po kishte edhe tipa te
vecante si ky qe permenda.
Ky muti qe flet tani ka perfituar po aq sa ata qe perflet. Pune legenash….
NGA SYT DUKESH GJARPER DHE KE SHERBYER STROFKES GJARPERINJVE. MALLEKUAR QOFSHI PER JET TE JETEVE QE VRAT QINDRAMIJ JET TE BASHKEKOMBESVE TUAJ. ATA QE MBROJNE KRIMINELAT JAN BASHKPUNETOR TE KRIMINELAVE.