VIDEO/ Financimi rus i PD, Balla: Lulzim Basha të ndiqet penalisht, nxiu imazhin e Shqipërisë

17 Mars 2018, 13:37Politika TEMA

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla deklaroi se Lulzim Basha duhet të ndiqet penalisht dhe të ndëshkohet moralisht për financimin rus të Partisë Demokratike.

Në një dalje për mediat Balla thotë se Basha duhet të japë shpjegime si personi kryesor për një sërë veprash penale e për të zbardhur një orë më parë këtë skandal të rëndë.

Me tëj balla tha se shqiptarët duan të dinë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e turpshme të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në institucione dhe media amerikane.

 “Lulzim Basha dhe PD duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë e vetë për financimin e paligjshëm në kohën e çadrës së Republikës së Re.

Burime të errëta të këtij financimi, ku përfshihen edhe xhepa oligarkësh ruse, janë një arsye e pashmangshme që Lulëzim Basha të ndiqet penalisht dhe kjo PD e marrë peng prej tij, të ndëshkohet moralisht nga çdo demokrat i ndershëm.

Çfarë është kjo dhuratë ruse për Lulzim Bashën dhe përse i është dhënë, dhe çka është më e rëndësishme çfarë ka premtuar Lulzim Basha në këmbim të këtyre pagesave biznesmenëve rus. Shqiptarët duan të dinë të vërtetën.

Dhe brenda PD-së janë shumë zëra publikë që kërkojnë të dinë të vërtetën.

Ne duam të dimë si e ka financuar Lulzim Basha fushatën e turpshme të nxirjes së imazhit të Shqipërisë në institucione dhe media amerikane.

Është dëm i madh që i është bërë Shqipërisë dhe shqiptarëve, po sot është momenti që Lulzim Basha të tregojë nga i ka gjetur këto para.”- tha Balla. (TemA)

1 komente në “VIDEO/ Financimi rus i PD, Balla: Lulzim Basha të ndiqet penalisht, nxiu imazhin e Shqipërisë”

  1. vaso says:

    I japim urdher drejtesise?
    Po te kesh fakte,plotesoje dosjen dhe hidheni ne gjyq si qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje