Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka reaguar lidhur me mega aksionin e mbajtur sot nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend, që çoi në shkatërrimin e një rrjeti kriminal që merreshin me klandestinë.
Përmes një reagimi në “Twitter” Xhafaj theksoi se kjo ishte një goditje 7 në 1, ndërsa paralajmëroi aksione të tjera.
“Një superaksion i finalizuar nga Policia e Shtetit dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese në vend.
Goditje njëkohësisht e disa grupeve kriminale. 7 në 1.
Shumë shpejt detaje të tjera nga Policia e Shtetit”
Deshmi e Forcës së Ligjit dhe profesionalizmit në rritje të Policisë. Bashkëpunim i shkëlqyer me partnerët amerikanë dhe europianë.
Tregues i qartë i besueshmërisë ndaj @PoliciaeShtetit .
Forca e Ligjit do të vazhdojë të ndeshkojë të tjera grupe kriminale, shkruan Xhafaj.
Ky grup kriminal që u godit sot ushtronte aktivitetin e tij të paligjshëm në qarkun e Lezhës. (TemA)
Po rilindasit kur do ti rrasni brenda,..apo drejtesia anon vetem nga njera ane e peshores
Ca u bo me roshat e tahitat,..apo burra te mira keta ?
Kapni keta qe ndihmojne popullin te zhduken nga ai vend I korruptuar dhe pa te ardhura dhe lini ata qe e bene kete vend ne kete gjendje te rraskapitur dhe pa shprese
Ju jeni me shpirt keqij se saliu dhe djallin e beni te duket si zemer mire
Per ata qe vodhen pronat ju lumte por pronat jan vjedh cdo cep te shqiperise ka nonje komision qe verifikon apo prisni vetem denoncimet e popullin?
Vallaj une vetem te ky xhafa kam besim qe do e kthej rendin edhe sigurin
Ky eshte nga te paktit qe punon dhe punon tamam jo fasad. Vetem ky mund ta mbledhi rendin dhe sigurine n vend
Nuk ka llafe me kte. Eshte burre i punes ky.