INTERVISTA/ Bregu akuza të forta Bashës: Po privatizon PD, sot demokratët nuk kanë më besim tek ai... (i jep një këshillë për skandalin rus)

17 Mars 2018, 15:39Politika TEMA
INTERVISTA/ Bregu akuza të forta Bashës: Po privatizon PD, sot

Ish-ministrja e Integrimit Majlinda Bregu thotë se i vetmi qëllim i Lulzim Bashës është privatizimi i Partisë Demokatike, konsolidimi i një formacioni politik tërësisht të tijin pa patur nevojë as për ideologji, as për grupe mbështetëse.

Teksa ishte e ftuar këtë të premte në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës, Bregu u shpreh se sot Partia Demokratike është e përçarë, sot demokratët nuk kanë besim që lidershipi aktual i PD, i çon drejt një fitoreje dhe një marrje të pushtetit.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste Bregu foli dhe për skandalin Rus që ka përfshirë Lulzim Bashën lidhur me kontratat e firmosura prej tij për financimin e PD nga rusët që lideri demokrat të siguroi takime në SHBA.

Për këtë ish deputetja e PD i kërkoi miqësisht kryetarit te opozitës që të jetë serioz me deklaratat që bën mbi këtë çështje, sepse pasojat do të jenë serioze për PD-në, dhe për vendin.

Hyska: Statusi juaj i fundit në Facebook, në fakt nis si një analizë për një datë të zakonshme e vendosur në kalendar, dhe në fund kthehet në një lloj skaneri për të arritur tek po e njëjta tezë, që Lulzim Basha po e shkatërron PD-në!

Bregu: Kisha vendosur për një lloj ndërgjegjësimi personal, që njëfarë kohe të ruaja një pozicion më të distancuar ose një lloj heshtje, jo se unë jam e shkëputur dhe nuk ndjek përditë atë çka ndodh me politikën shqiptare, por të them të drejtën, ndonjëherë të bezdiset edhe vetja, duke qëndruar në pozicionin e thënies së gjërave, duke kritikuar, duke u habitur, duke të ardhur keq, duke qeshur me ironi, duke mos i besuar as veshëve dhe as syve për atë që sheh dhe dëgjon, me partinë tënde politike.

Megjithatë kur u zgjova sot në mëngjes, një mik gazetar më çon një foto të një prej gazetave ku flitej për këtë projektligj. Nuk e dija që ky projektligj kishte dy javë që ishte depozituar në parlament. Po të shohësh më pas, shikon që PD e ka tërhequr menjëherë më pas. Ka qenë një distancë kohore rreth gjysmë ore pas statusit tim, kur PD e ka tërhequr këtë projektligj, duke e quajtur atë një lloj lapsusi dhe duke ia lënë peshën atij projektligji që unë e përmend, që ka nisur në vitin 2017, për të ndërtuar një projektligj që të ndalojnë simbolet e komunizmit. Ju e keni parasysh që çdo 29 nëntor, del nga një portret i Enver Hoxhës.

Hyska: Ku do të arrijë ky Lulzim Basha?

Bregu: I vetmi qellim i kryetarit të Partisë Demokratike është konsolidimi dhe refomartimi i një formacioni politik të tijin, tërësisht të tijin. Pa patur nevojë as për ideologji, as për grupe mbështetëse.
Atij ndoshta i pëlqen pushteti që ka. Kryetari i PD-së ka pushtet, ka pushtet mediatik. Unë jam e bindur që sot atij i intereson të ketë një grupim, apo një parti që të mos ketë asnjë lidhje me të shkuarën apo me historikun e saj. Mjafton të jetë një grup që i përgjigjet dhe nuk i krijon probleme.
Ju kujtohet vjet para fushatës elektorale, pakti midis kryetarit të PD dhe Kryeministrit të vendit?
Ju kujtohet gjithsesi sesi vijoi ai pakt, me emërimin e disa ministrave dhe të disa drejtorëve, të cilët viheshin në fushatë me idenë për të mos lejuar burimin e lekëve të përdorej nga Partia Socialiste. Unë besoj se ai ishte një moment shume i pastër pazari.

Hyska: Ju jeni me idenë që Lulzim Basha e përdor partinë për të fituar para?

Bregu: E do partinë për të konsoliduar pushtetin, pavarësisht se ky lloj pushteti në koncept, nuk të sjell kurrë në pushtet për të drejtuar qytetarët.
Ka një konsensus tek të gjithë demokratët, që nuk ndihen të përfaqësuar në formatin me të cilin është sot Partia Demokratike, dhe sigurisht edhe nga Kryetari aktual i PD-se.

Hyska: Ai ka nisur një proces zgjedhor brenda partisë!
Bregu: (qesh)

Hyska: Madje propozoi që edhe kundërshtarët e tij te bëhen pjesë. Pse nuk ia jepni një shans?

Bregu: Unë, së bashku me kolegë të mitë nuk e besoj se i kemi fut shkopinj nën rrota Lulzim Bashës, apo si kemi dhënë një shans, që shumë prej nesh nuk do të donin t’ia linin më në dorë. Pra i referohem këtu garës së tij në procesin e vetëzgjedhjes si Kryetar i PD, vendosi që të shkulte të gjitha parimet dhe të gjitha forumet e partisë, e ta merrte vetë në dorë, të vetngrinte për një periudhë në verë meqë ishte shumë nxehtë, dhe pastaj të shkonte dhe të vetëzgjidhej përsëri.

Nuk bëhet fjalë që nuk i japim ne shansin, shansin nuk ta japin kritikët, demokratët, apo njerëzit brënda forumit të partisë. Shansin ta jep vota dhe fatkeqësisht me votë rezultati i zgjedhjeve të fundit parlamentare ka qene një rezultat katastofik për PD. Sot Partia Demokratike është e përçarë, sot demokratët nuk kanë besim që lidershipi aktual i PD, i çon drejt një fitoreje dhe një marrje të pushtetit, ky është qëllimi kryesor i një force politike. Zgjedhjet e kësaj radhe, jo vetëm që nuk respektojnë asnji nga forumet dhe statutin e partisë demokratike, përsëri një shkelje e re, por nga ana tjetër janë vetëm një mundësi për të preznatuar një farsë më shumë që ka ndodhur gjatë këtyre viteve.

Hyska: A është e nevojshme në këto momente krijimi i një force të re brënda së djathtës?

Bregu: Nuk është qëllimi krijimi i një force të re politike, për të përçarë edhe ata pak demokratë që kanë ngelur. Eshtë qëllimi për ta bërë PD-në më të mirë dhe ku atje meriton të jetë.

Hyska: Si mund të bëhet më të mirë, konkretisht?

Bregu: Duke e kthyer procesin e zgjedhjeve në PD në shina. Mënyra dhe perpjekja e të gjithëve bashkë dhe tensioni i krijuar gjatë gjithë këtyre mujave ka të bëjë e gjitha me këtë; për të mundësuar dhe kërkuar dhe për t’i bërë deri në fund shërbimin e mbajtjes bashkë të parisë demokratike.

Hyska: Mendoni se kjo mund të arrihet?

Bregu: Nuk e di! Por kjo nuk pengon asnjërin prej nesh që të ketë dëshirë dhe të përpiqet, dhe nuk na heq asnjërit mundësine për të folur.

Hyska: Cili është gjykimi juaj për Rusian Gate të Bashës?

Bregu: Para disa muajsh kjo çështje u shfaq për herë të parë në një nga gazetat investigative të Ballkanit që ishte Birn, dhe pastaj u harrua. Kam thënë ne atë kohe diçka dhe vazhdoj ta përsëris, marrëdhënia financiare, sikurse marrëdhëniet e tjera të vendimmarrjes në PD, nuk janë rezultat i vendimit të grupi parlamentar, të kryesisë, apo këshillit kombëtar. Janë vendime që shumë prej tyre, kryetari i PD është mburrur, siç ishte rasti në zgjedhjet e kaluara, me listën e tij të re parlamentare, për konceptin e tij të republikës së re. Pra nuk janë vendime të konsultuara në forume. E njëjta gjë ndodh edhe për vendimin e pagesës apo të zgjedhjes për lobiste apo edhe të pagesave të partisë demokratike.

Hyska: E mendon një naivitet?

Bregu: Nuk ka asnjë gjë rastësore. Nuk dua ta shoh kështu. Unë them se pse në një moment kur një pjesë e mirë e demokrateve mendonin se kishin një aksion politik, i cili i ngrohu deri diku, çadra. Shumë prej nesh nuk ishin dakord, nuk kam qenë dakord për bojkotin e parlamentit dhe mospjesëmarrjen në zgjedhje. Mosmarrja pjesë në zgjedhje të nxjerr jashtë sistemi, të lë në rrugë, të nxjerr nga institucionet, e çon vendin drejt një destabilizimi. Atje ku nuk ka me vend ideologjia dhe funksionon mediokriteti, rendet drejt populizmit. Por ajo që nuk kuptoj sot e kësaj dite, është se pse një moment kur pjesa dërrmuese e atyre që kuptojnë politikën, brënda PD-së dhe jo vetëm, edhe ne Europë, edhe ne SHBA, ishin kundër bojkotit të zgjedhjeve. Pse Lulzim Basha duhej të paguante një firmë lobuese, për të promovuar se bojkoti i zgjedhjeve ishte pozitiv dhe i sillte diçka pozitive partisë demokratike. Kjo është një pikëpyetje shumë e madhe, nuk di se çfarë ka ndodhur me pagesat me firmat lobuese, nuk di sa herë janë paguar, sa kanë qënë këstet e pagesave.

Në rast se do të besonim atë çka thotë media, media shqiptare apo ajo amerkiane që ka botuar artikuj së fundmi, i bie një shumë e madhe, diku gati 1 milion dollarë. Ky nuk është vendim i Partisë Demokratike. Ky është vendim i kryetarit të partisë demokratike, i cili ka përgjegjësi politike por edhe përgjegjësinë morale, por edhe përgjegjësinë institucionale të thotë të vetmin variant serioz dhe të vërtetë të kësaj skeme financimi. Miqësisht do t’i këshilloja Lulzim Bashës që këtë radhë të jetë shumë serioz për atë që deklaron. Nuk dua që pasojat të bien mbi forcën politike që sot është mjaftueshmërisht e rrudhur për t’u ndjerë shumë keq. Nuk ka gisht partia demokatike në këto vendime. Ky është një moment shumë serioz që nuk mund të kaloj me akuza për fake news apo akuza të tjera. Ky është moment për të bërë transparencë njëherë e mirë.

10 komente në “INTERVISTA/ Bregu akuza të forta Bashës: Po privatizon PD, sot demokratët nuk kanë më besim tek ai… (i jep një këshillë për skandalin rus)”

  1. Epo kjo pune! says:

    keta duan riciklim marionetash… se mos jane me te mire se Basha, te gjithe, sa kohe i falen Sales, jane kot, kur te distancohen nga Sala, atehere do kete PD qe ia vlen.

  2. Ollga Toronto says:

    Miqesisht Lulzim Bashes do ti jepja nje keshille thote Brego,kesaj i thone te flasesh kodra mbas bregut…?!

  3. Atdheu says:

    Mos moj…. pse Sali Berishovic cberi per 20 vjet?
    Je teper e konsumuar per te dhene mendime.

  4. Sa ka qare kjo kur salehu dha doreheqjen.
    Kjo ka shume dobesi per salehun,por harron se kukullen lulush e caktoi salehu qe ta perdor si te doj per mbrojtjen e hajdutlliqeve te familjes e co.
    Nuk mund te luftohet luli duke mbrojt kryekriminelin e shqiptareve.

  5. Alban Dega says:

    SI MUND TE BESOJME LULEZIM BASHA!?

    – A mund ti besojme nje hajni qe vjedh edhe shtepine e vet !

    – Pyetje rrenuese per nje hajn me cizme e vrases te kapur ne flagrance…

    – A nxjerr fjale nga goja pa rre o Kodoshi i
    Berishes !?

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Si mund te besojme voten ty Lulezim Basha?
    Si mund te besojme te sotmen dhe te ardhmen tone dhe te femijeve tane Lulezim Basha !?
    Si mund te besojme udheheqjen dhe qeverisjen e Shqiperise se rrenuar mbi 7 here prej jush ?
    A nuk ishe ti ai qe vodhe hapur 250 milione Euro te Autostrades se Kombit !?
    A nuk ishe ti qe e fillove ate pa projekt!?
    A nuk ishe ti qe vrapove ta nenshkruaje ate me nje kontrate vetem ne Anglisht kur gjuha zyrtare e Shtetit Shqiptar eshte shqipja !?
    A nuk ishe ti dhe kamikazet e Berishes qe pagove germime dheu ne permasa lemeritese sikur e gjithe trasejs e saj te ishte 21 metra e gjere dhe 9 metra e thelle nga Miloti ne Morine te Kukesit !
    A nuk ishe ti ne dijeni se cfare behej ne Gerdec edhe mbasi amerikane kerkuan qe te ndalohej cdo veprim e pune ne Gerdec gjate vizites historike te Presidentit amerikan Xhorxh Bush ne Tirane !?
    A nuk ishe ti shefi i diplomacise shqiptare qe drejtove bisedimet atdheshitese te Otrantos !?
    A nuk ishe ti numri 2 i zinxhirit komandues te urdherave kobezi te Sali Berishes per ekzekutimin pa vendim gjykate te 4 protestuesve absolutisht te pafajshem me 21 janar 2011 ne Tirane dhe plagosjen, rrembimin, marrjen peng dhe torturimin e qindra te tjereve !?
    A nuk ishje ti qe bashke me Sali Berishen, Genc Rulin, Arben Ristanin, e co, vodhet hapurazi votat e 8 majit 2011 !?
    Ma trego vetem nje gozhde qe ke ngulur apo lene mbrapa per 4 vjet si kryebashkiak i kryeqytetit shqiptar !?
    A nuk ishje ti dhe bosi jot Berisha qe i bet grusht shteti brenda Partise suaj Sokol Olldashit dhe nje manare e juaj i beri edhe gropen ne bashkepunim me “ skuadronet e vdekjes” !?
    A nuk ishje ti qe bllokove cdo oponent tendin ne gjirin e PD-se dhe urdherove vjedhjen e votave ne gjirin e saj cka u provua me ze e me figure ne syte e mbare shqiptareve !?
    Kur vjedh votat ne gjirin e Partise tende cfare mund te besh ti me votat e shqiptareve !?
    Si mund tia besojme qeverisjen e Shqiperise nje kusari, nje atdheshitesi, nje vrasesi, nje hajduti me cizme ne gjirin e partise se vet !?
    Na jep vetem nje aresye dhe fakt te vetem pse duhet te besojme dhe votojme ty nje rrenci e hajni me cizme qe nuk le gje pa rre, qe nuk nxjerr fjale nga goja pa genjyer !
    Lanet !

  6. Alban Dega says:

    – Pese pyetje per mbare shqiptaret

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Lulezim Basha, qehajai i Berishes ne krye te cifligut te tij PDSH-se, Monika Kryemadhja
    e Partise familjare Meta… e krejt banda e tyre
    kane shpallur fillimin e revolucionit bolshevik te 27 janarit si diten e permbysjes se qeverise se zgjedhur ne menyre demokratike te Shqiperise.
    Bashke me kete permbysje “ Banda e Gangstereve “ te Sali Like Floririt do te krijojne edhe nje qeveri Antimafia !
    Natyrshem me linden pese pyetje logjike per shqiptaret kudo ne Bote:
    1 – A mund te krijoje nje qeveri Anti-Mafia kjo “Bande Gangsteresh”e “kjo Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit “, sipas “The Times” e “Independent”te Londres ne shkurt 1997 dhe “The New York Times” te 15 marsit 2008 !?
    2 – A e dini vellezer e motra shqiptare se epitete e percaktore te tille ato nuk i kane perdore as per Kim Jong Unin e Enver Hoxhen…, por i perdoren per Sali Berishen, qe e rrenoi te pakten shtate here, qe e zhberi e beri Gerdec e Otranto shtetin shqiptar, qe i plackiti dhe vodhi , genjeu e vrau ne 13 vjet Salikraci me shume shqiptare se ish- diktatura komuniste ne 46 vjet !?
    3- A mund ti vihen melcite ne qafe per ti ruajtur ketyre ujqerve e kucedrave krimi e korrupsioni qe na bene gazi i Botes me kusarine e vrastarine e tyre perbindeshe me Kryeprokuhora me diploma te falsifikuara e kryegjyqtare qe shesin blejne drejtesi si te ishte prona e tyre !?
    4- A mund tu besohet kenges se Sirenave dhe vajtimeve te kukumjackave ala Monika Kryemadhi e Like Floriri, ala Lulezim Basha e Sali Berisha qe qajne e vajtojne per rreth 100 mije shqiptare qe kane marre rrugen e kurbetit ne 4 vjetet te qeverisjes Rama- Meta- Vasili…kur jo 100 mije por 1.6 milione shqiptare , gati gjysma e popullsise totale te Shqiperise u detyruan te emigronin ne 13 vjetet e qeverisjes Berisha per shkak te Kuotes, Zero, Cekut te Bardhe e Ligjit 24 te Sali Kadafit qe i ndante shqiptaret ne te nenes dhe ne te njerkes … !?
    5- A mund tu besohet ketyre kryebanditeve e kryemafiozeve qe me sundimin e tyre, me politiken e tyre antishqiptare e antipopullore ia bene Shqiperise ate qe nuk ia ka bere asnje pushtues i huaj qe nga Roma e Greqia e Lashte, qe nga Bizanti e zaptimi otoman, qe nga barbaria e copetimi serb e grek i trojeve shqiptare, qe nga pushtimi nazifashist e deri tek terroristet e Aleksander Rankovicit e Sllobodan Milloshevicit, Venizellosve e Zerves. Ia kane bere Shqiperise hyjnore nga bukuirite, perrallore nga pasurite, fantastike nga klima e hijeshia njerezore shqiptare ate qe as hordhite barbara te Cincizkhanit nuk do tia kishin bere ! Lanet!
    Mendoni pergjigjet e ketyre pyetjeve para se te ndiqni kete “Bande Gangsteresh” e “kete Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” ne theqafjen e cmendurine, ne panikun dhe lemerine nga Vetingu dhe Reforma ne Drejtesi qe do tua konfiskoje jo vetem pasurite e vjedhura por edhe lirine e abuzuar ne kurriz e ne dem te shqiptareve e shtetit shqiptar!
    Sipas burimeve teper konfidenciale, kjo bande gangsteresh e Mafia e dale krejt jashte kontrollit eshte duke u instruktuar nga operative te RIA-s ish KGB-ja e Vladimir Putinit dhe DIA-s- bijes se UDB-es gjakatare serbe. etj.
    Vigjilence!
    Syceltesi vellezer e motra shqiptare kudo jeni

  7. Alban Dega says:

    ASNJE KARPUTIN NUK MUND TE FSHEHE ANTISHQIPATRIZMIN E RUSISE !?

    Edhe vete Trocki e pat denoncuar barbarine , genocidin, “Token e djegur shqiptare nga Serbi-sllavet kunder shqiptareve…

    From: Alban Dega
    Date: February 25, 2016 at 07:20:53 EDT

    KOMPLOTI PUTINIST DHE DORA E ZEZE E TIJ KUNER SHQIPERISE + …

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    A nuk e pohuan me gojen e vet lideri de jure Lulezim Basha, UDB-shet Sali Berisha, Flamur Noka, Aldo Bumci e shume telalle te Mafias se kjo proteste organizohet sipas modelit Maqedon!
    Jo vetem Maqedon por edhe Serb, Malazez !?
    Cfare eshte ky model dhe kush fshihet pas tij edhe ne rastin e kesaj cadre!
    Eshte modeli i Ruskaja Intelixhensia Axhensia, Agjencise Ruse te Zbulimit, RIA, ish KGB-ja sovjetike e Vladimir Putinit qe ka filluar mesymjen ne mbare Balkanin perfshi edhe Shqiperine, edhe Kosoven…
    Kush i organizoi pergjimet e niveleve me te larta shteterore ne Maqedoni!?
    Kush kurdisi komplotin per vrasjen e ish- kryeministrit te Malit te Zi diten e zgjedhjeve!?
    Kush sajoi gjoja atentantin ne pergatitje dhe municionet kunder Vucicit ne Serbi!?
    Kush organizoi qendren kryesore te sajimit te lajmeve te rreme per zgjedhjet e fundit ne SHBA kunder Klintonit dhe stafit te saj !?
    Kush!? Disa cunake te Veleshit !? Me vjen per te qeshur e per te qare njekohesisht !!!
    Jo vellezer e motra ishin ujqer te vjeter te ish- KGB-se sovjeto- ruse, RIA-s se Putinit, specialiste te mbaruar te kibernitikes dhe te gjuhes angleze, qe kane arritur te futen deri ne makinat e numerimit te votave ne shtetet vendimtare te votave amerikane, per cka jo rastesisht kembengulin si mushka Berisha , Noka, Basha, Mediu, Pollo… te lidhur me njemije e nje fije te fshehta qysh ne mosha gjimnazi me KGB-ne, UDB-ne, Asfaline… me dreqin e te birin e tyre antishqiptar!
    Ndaj largohuni nga ajo cader! Sot! Neser mund te jete teper vone.
    Ajo eshte cadra e modelit Maqedon de jure e RIA ruse de facto modeli i Sali Berishes dhe Mafias se tij jo e juaja!
    Vigjilence vellezer e motra qe na bashkon shqiptaria, gjuha, gjaku kombi !

    Syceltesi!

    Pse ?! Sepse lufta e tyre per dekriminalizim ashtu si ajo per mbrojtjen nga vjedhja e votave … 4 muaj para se ato te zhvillohen e tre muaj para se te filloje fushata elektorale eshte maska, sebepi, preteksti!
    Rimarrja me komplote, pazarlleqe te pista, me Kale Troje ala Sali Berisha, ala Lulezim Basha, ala Flamur Noka, ala Vangjel Dule, ala Ylli Manjani, ala Blendi Koran Toptani e Artur Zheji, ala Fatos Lubonja e Artan Fuga, ala Sazan Guri, ala Genc Pollo. ….ne tavoline e nen rrogoz ala RIA, edhe te pushtetit politik per te ruajtur e mbrojtur me cdo kusht Dinastine e pushtetin ekonomik nga shteti ligjor e Vetingu nga kryereforma e te gjitha reformave te kesaj qeverie reformatore!
    Cfare nuk mund te beje Sali Berisha per pushtet!?
    Per pushtet Sali Berisha nxorri ne prite e vrau Azem Hajdarin! Sali Berisha per karrike e pushtet vrau Azemin por sic e kame shkruar ketu e 18 vjet me pare eshte gati te vrase edhe Shkelzenin!
    Cfare jeni ju per Sali Berishen realisht !
    mashe, nje vegel per pushtet! Ushtare, numerore, mercenare pa asnje vlere sapo te arrije qellimin e tij!
    Cfare nuk mund te beje ai dhe modelistet e tij ala Maqedon domethene ala RIA per te rifituar e ruajtur sundimin e tyre politik, ekonomik, financiar !?
    Ne bashkepunim edhe me RIA-an , edhe me DIA-an, ish- UDB-ne serbe, me Asfaline greke… Sali Berisha mund te urdheroje hedhjen e nje shashke apo granate, apo qelloje kunder cadres suaj!
    Kur vrau krahun e tij te djathte Azemin per pushtet cfare jeni secili e te gjithe ju per ate!?
    Kjo do te nxirrte situaten nga kontrolli e mund te krijonte tragjedi te reja per familjet tuaja dhe per kryefamiljen tone mbare Shqiperine .

    Nena e te gjitha te keqijave!

    A nuk veproi keshtu po ky Sali Berishe me vrasjen e Azem Hajdarit duke organizuar nje grusht shteti klasik qe vetem bythelepirja e Fatos Nanos, qe e shkerdheu per 4 vjet ne birucat e Bences, e shpetoi nga burgu i perjetshem qe do te merrte ne cdo shtet me te vertete demokratik te Botes… Te mos harrojme dhe tragjedine masive te 1997-es ! Eshte teper heret per ti harruar ! As Gerdecit! As Otranton… as… as …
    Shen Petersburgu e Moska, Nena e Serbise , Rusia eshte nena e te gjitha te keqijave per shqiparet si popull e si komb, per Shqiperine si shtet historikisht.
    Cdo sakatim e copetim i trojeve shqiptare, cdo masaker serbi- malazezo- maqedono- greke ne to, sic e ka pohuar edhe vete Trocki, kane intrigat, komplotet dhe bekimin e Rusise!
    Jo vetem agjentet e UDB-es Sali Berisha e Lulezim Basha, Flamur Noke Stanishici e Fatmir Medihoxha, Genc Pollo e krejt Korporata e tyre e krimit te organizuar dhe atdheshitjes, por edhe vete Moska hoqi sot maskat e doli hapur kunder qeverise me te suksesshme, me reformatore dhe me ala amerikane e properendimore ne historine e Shqiperise.
    Si Putini edhe zagaret e tyre te Tiranes do korrin disfate te turpshme perballe 97 per qind te shqiptareve qe perkrahin Reformen jetike ne Drejtesi, Vetingun, SHBA-ne e BE-ne.
    Kur Enver Hoxha ca pushke me gjalme e topa te ndryshkur gjermane trofe lufte i perzuri me bisht ne shale kete shtrire te vjeter dhe krejt Trajtati e Varshaves, Shqiperia ne NATO dhe aleate e Amerikes u mall daten si Putinit edhe kelysheve te tij te Tiranes!
    Shqiperia eshte e shqiptareve jo e tradhetareve dhe e zagareve, jo e atdheshitesve dhe atdhezhberesve !

  8. LORA says:

    Nese Ministria e Jashtme shqiptare do te mbeshtese kandidimin e kesaj bundrre,,,,dmth majlinda prudentinos,,,,,kjo do te ishte nje turp per Shqiperine ,,,,nderkaq do te uroja fitoren e kandidatit konkurrent malazez.
    ”Edhe ne Gerdec ne n’a votuan”,-deklaroi publikisht ne 2009-en kjo grua e NDYRE ,ne rolin e zedheneses se shtypit te PD-se ne zgjedhjet e vjedhura parlamentare.Per mua ka qene shokuese kjo deklarate,,,po per nenat e Gerdecit,qe humben femijet ne 15 mars 2008-te si duhet te kete qene ?????

  9. return of the saint says:

    Leri brockullat per Bashen dhe behu gati per deklarimin e pasurise , vettingu do ti shkaterroi te dy partite politike dhe do te sjell nje gjenerate tjeter politikanesh me shkolle dhe kulture perendimore elita e kalbur post komuniste nuk mund te jap asgje me,nuk e keni idene ku jeni pleksur o te mjere

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje