Dyshimet: Një pjesë e pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, janë të Adriatik Llallës?

17 Mars 2018, 19:34Politika TEMA

Ka marë një kthesë të papritur që në hapat e parë hetimi që ka nisur nga ana e një grupi special prokurorësh, për Adriatik Llallën me objekt “pastrimin e produkteve të veprës penale”, ose e thënë ndryshe “pastrimit të parave”.

Një nga tezat e para që po verifikohet, lidhet me dyshimin e fortë se një pjesë e pronave të padeklaruara nga Rovena Gashi, të denoncuara si një skandal i madh me zyrtarët e lartë të drejtësisë nga ana e mediave, mund të jenë të ish Kryeprokurorit të Republikës.

Hetuesit dyshojnë se kjo mund të ketë ndodhur për disa arësye:

E para, sepse bashkëpunimi mes Llallës dhe Gashit, ka qenë shumë i ngushtë mes tyre dhe se vetë SHBA dyshon se pas rasteve të mëdha të korrupsionit ku është zhytur kryeprokurori gjatë ushtrimit të detyrës, ka edhe bashkëpunëtorë ndër njerëzit e tjerë më të afërt me të, vetëm të cilëve mund tu besonte që të vepronin me çështjet, sipas interesit të tij për të cilat ka përfituar para ose prona.

E dyta, fakti që Rovena Gashi është denoncuar që të ketë të paktën 16 prona të padeklaruara, nisur nga një pallat i tërë në zonën më të lakmuar e më të shtrenjtë të plazhit të Durrësit, 14 apartamente te Shkëmbi i Kavajës dhe dy godina biznesi të mëdha në Lagjen 14 në Shkozet të Durrësit, toka e etj, i ka bërë hetuesit të dyshojnë se një pjesë e tyre mund të jenë të ish Kryeprokurorit. Sipas tyre, është gati e pabesueshme që Gashi duke qenë vartëse e Llallës direkt, të zotërojë më shumë prona sesa Llalla vetë.

E treta, besohet se duke qenë shumë të afërt me njëri- tjetrin dhe me njohje familjare të ndërsjellta, meqë për Gashin mediat kanë thënë se njërën nga apartamentet në plazh e ka edhe me pishinë, që do të thotë se e shfrytëzon atë për pushime, aty pranë duhet të ketë shtëpi pushimi edhe Llalla.

Por kjo e e fundit mbetet për tu verifikuar për aq kohë sa Llalla deri dje, i bënte pushimet me jahte dhe në plazhet më të shtrenjta të botës dhe nuk ka preferuar që të pushojë as vetë e as me familjen, në Shqipër për 5 vitet që ka qenë Prokuror i Përgjithshëm.

Të gjitha këto dhe dyshime e prova të tjera bashkëpunimi në afera të errëta të përbashkëta, i kanë bërë hetuesit që të ndjekin me shumë vëmendje tani e tutje edhe këtë pistë, pasi akuza që po hetohet sot ndaj Llallës për pastrim parash, mund ti shtohet nesër edhe bashkëpunimi.(Alpenews.al)

7 komente në “Dyshimet: Një pjesë e pronave të padeklaruara të Rovena Gashit, janë të Adriatik Llallës?”

  1. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    eeeee si i ze gjumi femijet me perralla si keto qe tregon Alfredua.

  2. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    eeeee si i ze gjumi femijet me perralla si keto qe tregon Alfredua. ..

  3. ╨◘╨sit back and relaks╨◘╨ says:

    eeeee si i ze gjumi femijet me perralla si keto qe tregon Alfredua. …

  4. Palla says:

    Harruat shoferin sekser te Llallait

  5. Arber Iliri says:

    Arrestojini nje here Gashin dhe Llallen dhe vazhdoni me tej me hetimet.Nje mesim i madh kurre mos vendosni njeres ordinere ne detyra te tilla se nuk kane asgje te perbashket me detyren dhe shkaterojne gjithe shoqerine.Llalla eshte simbol i kesaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje